Ekspertja e OSBE-së: AMA është e ndikuar politikisht
Mirella Marchese, eksperte e OSBE/ODHIR-it është përplasur këtë të mërkurë me kryetarin e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Genti Sala për shkak të disa konkluzioneve të nxjerra nga OSBE-ja se AMA është e ndikuar politikisht.
PaparacoBashkia del huq me tërmetin (foto)
Bashkia e Tiranës nxitoi të shpërndajë foto nga pasojat që sipas saj la tërmeti i paradites në godinën e Teatrit. Por pa një njoftim shoqërues, me idënë që mediat të inkuadrojnë këto foto si dëshmi e nevojës për të shembur ndërtesën ekzistuese.
Megjithë entusizamin për të vërtetuar alibinë se godina mund të bjerë nga çasti në çast, duhet thënë se fotografët e bashkisë nuk gjetëm më shumë se disa plasaritje të suvasë, që ndoshta kanë qenë edhe më parë.
Doshi zgjidh ngatërresat me veten, hapet rruga për rikthimin në PS
Me ndihmën e Gjyaktës Tom Doshi doli i palagur nga atentati që i kishte inskenuar vetes, për të cilin akuzoi Ilir Metën. Ndonëse Prokuroria kishte kërkuar dënim me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Gjykata e Tiranës e shpalli atë të pafajshëm, ndërkohë që vendosi 1 vit burgim për ish deputetin Mark Frroku, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i mbeten 8 muaj burg.
Na kurseu një tjetër shfaqje! (Shkresa)
Nga një avokat patologjik i kompanisë Fusha dhe projektit të Kullave në sipërfaqen ku shtrihet një pjesë e Teatrit Kombëtar, Erion Veliaj ka ndryshuar strategji por jo rolin që ka në këtë histori. Para pak ditësh shkoi në Komisionin e Medias duke bërë sa zhurmësin aq edhe qëndrestarin përballë deputetëve të opozitës ndonëse nuk ishte thirrur në seancë dëgjimore.
Në luftë me mafiozët apo i mbështetur nga mafia?
Ministri i Brendshëm i Italisë i ka deklaruar luftë mafias, duke thënë se do u sekuestrojë deri brekët. Në një shfaqje atipike për një ministër të Brendshëm, Salvini u vetëfimua në pishinën e sekuestruar të një bosi të mafias me premtimin se do do godasë mafian dhe organizatat kriminale.
Primo Shllaku: Ideja për të na bërë mirë me zor është e dyshimtë
Kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka dalë edhe Primo Shllaku, poet dhe pedagog i njohur, autor i disa librave.
Në protestën e mbajtur pasditen e së martës. Shllaku hoqi paralele mes sistemit të kaluar monist dhe pushtetit të sotëm. Ai tha se kompleksi i Teatrit është autentik dhe mbi të gjitha mbart vlera të mëdha të artit skenik.
Fjala e Primo Shllakut në protestën për Teatrin:
Ligjin e bën Maliqi, këtë e di dhe Ulsiu (video)
Shumica kaloi në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në Ligjin për Avokatinë që u mundëson të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kaluan vetting-un itë kenë mundësinë të ushtrojnë profesionin e avokatit.
Foto/Nga Tirana e kinemave te Tirana moderne e beton-kullave
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shpërndarë fotomontazhin e mëposhtëm që tregon se çfarë pasojash kanë ndërhyrjet si kjo në Teatrin Kombëtar. Që mund të mos jetë monument kulture si Kinemaja në foto, por e kujton dhe e riprodhon më mirë Tiranën historike. Vetëm nëse ne të gjithë ndoshta jetojmë në një realitet që nuk po dimë të shquajmë vlerat e kësaj ndërtese që ka zëvendësuar Kinemanë, vlera të cilat mund të rroken nga pamja vetëm për nga shifrat me gjashtë zero.
Turqi, profesori i fizikës kërkon të marrë drejtimin e qemalistëve
Kandidati i opozitës turke për zgjedhjet presidenciale, Muharrem Ince, i cili humbi betejën elektorale me Erdogan në 24 Qershor ka shpallur ambicjen për të marrë drejtimin e Partisë Republikane (CHP), e njohur ndryshe si partia e qemalistëve.
Tani partner strategjik edhe për Izraelin*
Në fillim të vitit 2012, një vit pas shpërthimit të luftës civile në Siri, Ministria e Jashtme(e Izraelit) propozoi rekomandimet e veta mbi qëndrimin e Izraelit në raport me presidentin sirian, Bashar Al Assad. Ministria e Jashtme rekomandonte denoncimin e gjakderdhjes në Siri dhe apelin për largimin e Assad. Ajo argumentonte se Izraeli nuk mund të mbetej si i vetmi vend perëndimor që nuk e dënonte Assadin, pasi kjo do të ushqente teoritë konspirative se Izraeli preferonte vrasjen në masë si mjet të qëndrimit në pushtet të Assad.
