Lajme të tilla na kthejnë besimin te qytetërimi dhe humanizmi

Postuar në 25 Qershor, 2018 02:10

Duke ndjekur lajmet që japin pa pushim mjetet e ndryshme të informacionit në Shqipëri, njeriu humbet besimin te humanizmi dhe qytetërimi, humbet besimin tek e ardhmja e vendit të tij.

Fitore popullore dhe akuza për manipulim

Postuar në 25 Qershor, 2018 00:26

Erdogan shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale mes një paqartësie shifrash dhe një rezultati të shpallur nga agjencitë proqeveritare që i japin presidentit turk mbi 52% të votave, ndërsa rivalit të tij Muharrem Inçe jo më shumë se 30% të votave. 

"Populli turk më ka dhënë sërish mandatin"- u tha presidenti turk Erdogan  mbështetësve të tij në Stamboll, ndërsa partitë opozitare denoncuan "falsifikimin" e rezultateve në të transmetuara nga agjencia shtetërore Anadolu.

Shqipëria kërkon borxh të ri 500 milionë euro

Postuar në 24 Qershor, 2018 22:10

Qeveria shqiptare kërkon një borxh të ri prej 500 milionë euro duke emetuar së shpejti një eurobond, për të cilin ka ftuar studiot e huaja që të përgatisin hedhjen në bursë. Nevoja për para e ka shtyrë Ministrinë e Financave që me urgjencë t’i drejtohet skenarit më të keq që parashikonte strategjia e menaxhimit të borxhit publik.

TemaTv

Asnjë kompromis për Teatrin. Velo: Godina mund të rikonstruktohet

Postuar në 24 Qershor, 2018 21:37

Arkitekti Maks Velo ka deklaruar sot gjatë një fjale të mbajtur në protestën e artistëve kundër prishjes së Teatrit, se godina ekzistuese mund të rikonstruktohet. Mendimi i dhënë prej tij shko kundër idesë së promovuar së fundmi se godina nuk mund veçse të prishet. 

Më poshtë edhe deklarata e Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit dhe Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Teatrit Kombëtar që hedh poshtë pretendimet e z. Veliaj se kompromisi është afër. 

Akuza para tri ditësh në Parlament/Toyota Yaris me 1.5 milionë euro, i përket Taulant Ballës

Postuar në 24 Qershor, 2018 17:51

Sot është njoftuar në media kapja në Durrës e një makine tip, Tojota Yaris, në të cilën u gjetën 1.5 milionë euro. Sipas njoftimeve të përcjella, autoritetet shqiptare janë njoftuar nga Interpol Italia, në një aksion që të kujton atë për drogën e Maminasit.

Kundër politikës austro-italiane, Macron: Sanksione për vendet e BE-së që nuk pranojnë emigrantë

Postuar në 24 Qershor, 2018 14:31

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se vendet anëtare të Bashkimit Europian që nuk pranojnë emigrantë duhet t’i nënshtrohen sanksioneve. 

Nuk mund të ketë vende që përfitojnë shumë nga solidariteti i BE-së dhe shpallin prioritet interesin kombëtar kur vjen puna te çështja e emigrantëve. Unë mbështes sanksionet në rast të mosbashkëpunimit

Kumbaro nuk gjen kohë për Teatrin: Kam axhendë të ngjeshur

Postuar në 24 Qershor, 2018 12:57

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nuk do të marrë pjesë në dëgjesën e thirrur nga Komisioni i Edukimit për projektligjin mbi ofertën e pakërkuar të kompansië “Fusha. Shp.k” për të ngritur Kulla biznese dhe një godinë multifunksionale me salla teatri aty ku sot ndodhet godina ekzistuese.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi bëri publike një shkrese, ku ministrja Kumbaro njofton  se nuk do të paraqitet të hënën në Komisionin Parlamentar për shkak të axhendës së saj.

Zbulohet “kurthi” i qeverisë për Teatrin

Postuar në 23 Qershor, 2018 21:40

Qeveria duket se nuk po e përtyp dot rezistëncën e aktorëve që janë kundër shembjes së Teatrit dhe ndërtimit të kullave në zonën ndodhet godina ekzistuese. Reagimi në grup i tyre dhe protestat që mbahen në para Teatrit me paralajmërimin se aktorët do të ngujohen në godinë nuk po i lëshojnë terren fushatës se qeverisë që paralajmëron një tjetër histori suksesi si ajo e stadiumit me kullë.

Sajdisja e publikut me profesionistë të “Fushës”

Postuar në 23 Qershor, 2018 18:14

Mediat kombëtare transmetuan sot një material të servirur nga bashkia e Tiranës, ku  arkitekti Bjarke Ingels shpjegon pse duhet shembur teatri ekzistues për t’u zbatuar më pas projekti i kompanisë “Fusha sh.pk” me kulla shumëkatëshe dhe një  godinë komplekse, ku të ketë edhe salla teatri.

Veliaj u kujdes që edhe dekori për intervistën e tij të ishte me gazetarë nga Tirana, të cilët u morën të paketuar në Barcelonë për të inskenuar një tryezë diskutimi me arkitektin e kompanisë “Fusha.sh.pk”.

Përmbytja i nxjerr benevrekët Bashkisë së Tiranës

Postuar në 23 Qershor, 2018 18:01

Tirana ka një kryebashkiak që po të varë në gjoks medaljet dhe çmimet që i kanë dhënë vërdallë, mund të duket si ata veteranët sovjetikë që dikur mbushin paradat në kujtim të Luftës së Madhe Patriotike. Vetëm se lufta më e madhe e z. Veliaj është me transparencën, për të cilën çuditërisht ka marrë çmim nga ambasada suedeze.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS