Përmbytja e bibliotekës, drejtoresha Persida Asllani rikonfirmon: Fajin e ka godina

Postuar në 25 Korrik, 2018 18:52

Biblioteka Kombëtare është përmbytur për shkak të gjendjes së saj së rënduar. Kjo është ajo çfarë raporti i inspektimit të Institutit të Ndërtimit vëren dhe që sipas drejtoreshës së Bibliotekës, Persida Asllani konfirmon në mënyrë profesionale inxhinierike, atë për të cilën specialistët e Bibliotekës Kombëtare kanë tërhequr vëmendjen prej kohësh: mbingarkesën shumë të madhe të hapësirave depozituese të librave, pamundësi për t’i shërbyer dhe kujdesur siç duhet.

Një raport i dyshimtë për përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare

Postuar në 25 Korrik, 2018 18:32

Instituti i Ndërtimit ka arritur në përfundimin se përmbytja e Bibliotekës Kombëtare një muaj më parë, që shkaktoi dëmtimin e rreth 12 mijë librave, u shkaktua nga ujerat nëntokësorë dhe degradimi i ndërtesës.

Ekonomia e tuiterit

Postuar në 25 Korrik, 2018 16:32

Mjafton një hollësi publike për të kuptuar mirë se cilët janë njerëzit që vendosin sot për shkak të votave të ndërmjetësuara nga rrjetet sociale. Se cilët janë Erion Veliajt që po pushtojnë skenën e politikës ndërkombëtare. 

Ky është teatër, me ose pa aktorë*

Postuar në 25 Korrik, 2018 11:38

Përse një dinar i Kalifatit Omayyadi vlen sot 5 milion euro? Sepse u shtyp në Damask në vitin 723 pas Krishtit dhe kështu hyri në Histori me H të madhe. Gjithçka që ka karakter unik dhe që simbolizon përmbajtje e personazhe që kanë lënë gjurmë, në një mënyrë ose një tjetër, në historinë e një vendi, fiton një vlerë të pamatë, jo vetëm për atë vend, por për të gjithë njerëzimin, i cili ka të drejtën dhe detyrën të njohë origjinën e atij vendi, për të kuptuar mënyrën se si do të jetë ai në të ardhmen.

Llalla merr me vete edhe Rovena Gashin

Postuar në 25 Korrik, 2018 11:28

Komisioni i Pavarur i kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokuroren Rovena Gashi për mosjustifikim të pasurise dhe deklarim te rreme.

Gashi nuk ishte prezent ne salle gjate leximit te vendimit. Edhe në seancën dëgjimore të pak ditëve me parë ajo nuk u paraqit, por i parashtroi pretendimet e saj me anë të një letre, në të cilën shprehej se këto seanca janë kthyer në një arenë diskretitimi publik të njerëzve të drejtësisë, me qëllim eleminimin e pushtetit gjyqësor

Tre ditë zie kombëtare

Postuar në 24 Korrik, 2018 21:42

Zi kombëtare tri-ditore shpalli kryeministrit grek Alekis Tsipras pas zjarreve vdekjeprurëse që përfshinë periferisë e Athinës, duke theksuar se "asgjë dhe askush nuk do të harrohet" duke premtuar se asnjë qytetar nuk do të gjendet pa ndihmën e shtetit.

Video/Pasojat tragjike të zjarrit në Greqi, 74 të vdekur dhe 170 të lënduar

Postuar në 24 Korrik, 2018 19:20

Të lutesh me fotografinë e Donald Trump

Postuar në 24 Korrik, 2018 14:45

Erdogan: Izraeli shteti më rracist në botë

Postuar në 24 Korrik, 2018 13:54

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje që vendet e botës të veprojnë kundër Izraelit, të cilin e ka quajtur shtetin më fashist dhe racist në botë. 

Ky ligj për shtetin komb është prova e padiskutueshme se Izraeli është shteti më sionist, fashist dhe racist. Nuk ka asnjë ndryshim nga përpjekja e Hitlerit për rracën e pastër

Gjyqtarë me kurs partie

Postuar në 24 Korrik, 2018 12:57

Partia Socialiste është parti që i ka traditë forumet, të cilat tanimë janë shndërruar në tubime sektare të një grupi që edukohet vetëm me një frymë: pushteti vlen. Gjithçka tjetër jo.

Mund të kuptohet ambicia dhe mundet po ashtu të kuptohet që një parti kujdeset që të mos i ndahet Shqipërisë të cilës me krimet e veta i ka rënë për hise, por është pak e tepërt që të presësh se diçka do të bëhet më mirë, me projekt-gjyqtarët dhe prokurorët që po mësohen nën okelion e logos së PS-së dhe nën frymën e Rilindjes.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS