Fjalia tragjike: U zhgënjeva nga Lulzim Basha!

Postuar në 10 Korrik, 2024 15:29

Jam ndarë me Bashën. Kam qenë partizan i Bashës si askush tjetër

Kështu është shprehur Roland Bejko, dikur partizan si askush tjetër edhe i Sali Berishës.

Dje ndërkohë Enkelejd Alibeaj shprehej i zhgënjyer po me Lulzim Bashën. Po pse? Sepse Basha nuk do të bëjë asgjë.

Për zhelesh dhe pa vonesë Këtë në Kushtetuese!

Postuar në 10 Korrik, 2024 14:21

Drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj kërkoi që mandati i deputetes Olta Xhaçka të dërgohet pa vonesë në gjykatën e drejtuar prej saj, në mënyrë që të vendoset nëse do i hiqet ose jo. Në një komunikim për mediat mesditën e sotme, Zaçaj kërkoi që Kuvendi të dërgojë pa vonesë në Gjykatën Kushtetuese mocionin e deputetëve për mandatin e deputetes Xhaçka. Ajo tha se Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi i dhënë prej saj nuk është ekzekutuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Polonia: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO ndërkohë që konflikti me Rusinë vazhdon

Postuar në 10 Korrik, 2024 12:00

Presidenti polak Andrzej Duda ka deklaruar në një intervistë për “The Washington Times” se Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO ndërkohë që vijon konflikti me Rusinë.

Duda ka theksuar megjithatë se Polonia është e angazhuar dhe interesuar që të shkojë më tej se çdo vend tjetër i Aleancës në nxitjen dhe formalizimin e procesit të anëtarësimit të plotë të Ukrainës.

Një miratim në parim për anëtarësimin në NATO të Ukrainës ka dhënë edhe SHBA, por pa kaluar në përcaktim afatesh që do të implikonin më tej marrëdhëniet me Rusinë.

Zyrtare: Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk ka ekzistuar. Ishte vetëm Luftë Civile

Postuar në 09 Korrik, 2024 21:48

Marenglen Kasmi, historian dhe pjesë e Akademisë së Shkencave shkruan në gazetën “Dita” për punimin voluminoz “Historia e Shqiptarëve gjatë shekullit XX” që ka 10-12 vjet që ka nisur.

Zoti Kasmi vë në dukje se vëllimi IV i punimit që prek Luftën II Botërore nuk përmend gjëkundi termin “Luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare” sepse dy autorët përgjegjës, Muharrem Dezhgiu dhe Beqir Meta e kualifikojnë atë vetëm si Luftë Civile. 

Filozofi praktike shqiptare: Dolën dhe do mbeten në opozitë sepse nuk ditën të vjedhin si PS-ja

Postuar në 09 Korrik, 2024 15:09

Në një media sociale qarkullonte një video montazh mes Berishës dhe Metës biseda e të cilëve në fakt ishte shkëputur nga një debat në Parlament, në kohën kur Berisha i kërkonte dorëheqjen Metës sepse ishte nën akuzë se donte të vriste Tom Doshin. Dhe tani që e kujtojmë kuptojmë sa kohë të zeza do kishin qenë për kombin!!!

Mes të tjerava dëgjohet Berisha që i kujton Metës 700 mijë euro të videos me Priftin për të cilat dha dorëheqje. Meta ja kthen nuk dhashë dorëheqje për ato, por për Shkëlzenin që ishte në videot e Dritan Priftit.

Le Pen vihet nën hetim për fushatën presidenciale të vitit 2022

Postuar në 09 Korrik, 2024 14:06

Prokurorët francezë në Paris kanë hapur së fundmi një hetim për financimin e fushatës presidenciale të Marine Le Pen në vitin 2022, kur ajo mori 41% të votave përballë Emmanuel Macron.

BE-ja ndalon negociatat e anëtarësimit me Gjeorgjinë

Postuar në 09 Korrik, 2024 13:55

Bashkimi Europian ka ndaluar bisedimet e pranimit me Gjeorgjinë për shkak të ligjit kontrovers për ndikimet e huaja.

Për fat të keq procesi i pranimit të Gjeorgjisë në bllokun europian është ndalur për momentin. Kjo u vendos nga liderët europianë gjatë mbledhje së fundit të Këshillit

citohet të jetë shprehur ambasadori i BE-së në Tbilisi, Pawel Herczynski.

NATO nuk duhet të bëhet pjesë e konfliktit në Ukrainë

Postuar në 09 Korrik, 2024 12:32

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar pak përpara samitit të NATO-s, se aleanca nuk duhet të bëhet pjesë e konfliktit të Ukrainë.

Ne kemi një qëndrim parimor mbi konfliktin në Ukrainë. Ne mbështesim integritetin e saj territorial dhe e konsiderojmë të paprapnueshme që NATO të bëhet një ndër palët e luftës në Ukrainë

është shprehur ai.

Po kështu Erdogan ka vënë në dukje se ai synon që të vendosë në agjendën e samitit edhe “masakrat e vazhdueshme të Izraelit kundër palestinezëve”.

Vangjel Tavua është grek. Thuaje një fjalë o derëbardhë!

Postuar në 09 Korrik, 2024 00:03

Fredi Beleri doli nga gara e Himarës. Me Pazar, e pa Pazar, doli. Zhurma rreth tij ilustroi tribalizmin e një pjese të shqipfolësve që janë reduktuar në apologjetë të një nacionalizmi sektar. 

Fredi Beleri kishte megjithatë një garanci për depresivët e shqiptarisë Xhufi, Hila, Koçollari, Krisafi&co. Ai sipas tyre ishte një tepelenas nga Nivica i bërë grek për interes. Pak a shumë si Vasil Bollano, origjinën e të cilit e nxirrnin po nga Tepelena. Me origjinë nga Nivica ka edhe në Borsh, e për ata që nuk e dinë, edhe në UNESCO. Entitet që mbron çdo larmi. 

Vangjeli pa vetulla ka nisur tê besojë se ndjek gjurmët e Shën Kozmait

Postuar në 08 Korrik, 2024 23:11

Ka thënë sot në "Të Paekspozuarit" Vangje Tavua, që do kandidojë më 4 gusht në Himarë: 

Më ka shtyrë Himara dhe zgjidhja e problemeve, krizave dhe rivendosja e normalitetit. Jam i bindur që në muajt e parë të mandatit tim, Himara, ashtu si bashkitë e tjera do të jetë në normalitet të plotë, qytetarët do të marrin shërbim në mënyrë të barabartë dhe do të kenë përfaqësues që do t'i përfaqësoj denjësisht, të majtë, të djathtë, ata që ndihen grekë dhe ata që nuk ndihen grekë

Pages

Subscribe to ResPublica RSS