Asnjë vështirësi për të lexuar Edi Ramën

Postuar në 09 Shtator, 2018 18:39

Bisedimet intensive që u zhvilluan në pranverë për përmbylljen e marrëveshjes me Greqinë u perceptuan nga Tirana si një mundësi për të marrë nxitimthi një fitore imazhi për hapjen e negociatave sesa një shanc real për zgjidhjen e problemeve me Athinën. 

Nuk është vettingu i Bashës që frikëson, por prishja e Pazarit brenda PS-së

Postuar në 09 Shtator, 2018 16:19

Lulzim Basha ka propozuar së fundmi një nismë të re për vettingun e politikës. Ndonëse drafti nuk shihet i publikuar në faqen e Parlamentit, kreu i PD-së thotë se ai është depozituar si projektligj dhe synon pastrimin e politikës.

Ligji që ne sapo kemi dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë  është i thjeshtë dhe i qartë, ai ka për qëllim që ministri i policisë të mos ketë lidhje me krimin, Ministri i Drejtësisë të mos ketë lidhje me krimin dhe mbi të gjitha, kryeministri i vendit të mos ketë lidhje me krimin

Dueti me Beogradin, Hashim Thaçi viziton Preshevën të mërkurën. Në delegacion edhe austriaku Hahn

Postuar në 09 Shtator, 2018 13:37

Agjencia e lajmeve Presheva Jonë shkruan se presidenti kosovar, Hashim Thaçi do të jetë në Preshevë këtë të mërkurë, në një vizitë ku do të marrë pjesë ndër të tjerë edhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Denoncimi i PD-së: Kullë 77 m e lartë, ngjitur me Sahatin e Tiranës

Postuar në 09 Shtator, 2018 12:13

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon sërish kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Rama se po prishin qendrën e Tiranës me lejet për kulla. Zhupa ka publikuar disa dokumente sipas të cilave është miratuar një leje për ndërtim kulle 77 m të kartë, 24 kate vetëm 8 m larg Kullës së Sahatit. 

Goditje për Hashim Thaçin, qeveria e Kosovës anullon lejen për vizitën e Vuçiç

Postuar në 09 Shtator, 2018 11:50

Autoriteti i Hashim Thaçit është goditur rëndë sot teksa rruga Zubin-Potok – Banjë është bllokuar nga disa banorë të zonës. Ky akt erdhi pasi u njoftua se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se kishte ndërmend të vizitonte Banjën e Skënderajt. Vetë pëfaqësuesit serbë kanë akuzuar Kadri Veselin, kreun e Kuvendit të Kosovës se qëndron pas këtij akti, që është pasuar nga vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për anullimin e vizitës së Vuçiç.  Mediat kanë përcjellë pamje të presidentit serb që bisedon me përfaqësues të policisë kosovare.

Ansambli i memecëve që mbështetën shembjen e Teatrit

Postuar në 09 Shtator, 2018 02:53

Mandata që erdhi nga BE për çështjen e Teatrit dukshëm ka prishur humorin e kryeministrit dhe rrethit të sejmenëve që për javë të tëra i bënë avokatinë kompanisë "Fusha" dhe projektit për t'i vënë rruspën Tëatrit Kombëtar me qëllim ngritjen e kullave sipas skemës ku qeveria dhe bashkia u konvertuan në sekser-përqindjesh me truallin publik.

Lëvizja e duhur për të frenuar politikën private Thaçi-Rama

Postuar në 08 Shtator, 2018 18:17

Apologjetët thonë se Hashim Thaçi e ka taktike këtë që po bën për Kosovën. Këta janë një kategori që seriozitetin e masin me kutin e kafenesë ku janë rekrutuar, pasi të flasësh për kufijtë në Ballkan, vështirë se kemi të bëjmë me çështje taktike.

Por tashmë që presidenti I Kosovës u zbulua si dikush që ka mësuar përmendësh nja 20 fjali dhe që po u shet qytetarëve OKB-në, NATO-n dhe BE-në në këmbim të lëshimit territorial, negociata e tij është asgjë më shumë sesa një detyrë e dhënë nga tjetërkush.

Gjykim, jo Vetting për politikën

Postuar në 08 Shtator, 2018 12:59

Sot politika shqiptare po propozon vettingun për veten. Pasi nxori në shitje të gjithë shërbyesit e vet në gjyqësor dhe prokurori, politika shqiptare po shpenzon edhe shpresën e fundit që ushqehet nga populizmi: Vettingu. Pastrimi radhëve të saj përmes largimit. Ne e shohim sesi gjyqtarë të korruptuar sot dalin nga sistemi pse nuk justifikojnë pasurinë, por askush prej tyre nuk ndëshkohet penalisht për këtë shkelje. Askush prej tyre nuk gjykohet sesi korrupsioni nga sjellë implikime në hetime, në vendime gjyqësore.

Sinkronizim opozitar Kosovë - Shqipëri

Postuar në 08 Shtator, 2018 12:17

Diplomacia qorre dhe e urdheruar e Hashim Thaçit që po vendos në diskutim kufijtë e Kosovës ka provokuar zhvillime të pazakonta. Dje Albin Kurti i Vetëvendosjes është takuar në Tiranë, në zyrën e tij, me Sali Berishën, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë.

Cirku i fushatës së radhës

Postuar në 08 Shtator, 2018 11:14

Fushata elektorale për zgjedhjet vendore ka nisur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Lulzim Basha ka propozuar vettingun e politikës, duke synuar që zgjedhjet vendore t’i shndërrojë në bast politik. Basha po na sugjeron të besojmë se politika duhet pastruar nga brenda vetes dhe ne duhet ta besojmë. 
Kryeministri Edi Rama duket se i pëlqen kjo ide që të jep mundësinë e llafeve pa punë. Një deputet i përjashtuar live dhe një kritikë për kryebashkiakët u servirën dje si një formë e parë e zbatimit të vettingut si këndi i emulacionit socialist. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS