Njësoj si Edi Rama në opozitë, Basha: Do anullojmë konçesionin e rrugës Durrës-Kukës
Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se do të anullojë konçesionin e rrugës Durrës-Kukës dhe se me ardhjen në pushtet do ta hetojë atë.
Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të protestojnë me të gjitha mënyrat, ndërkohë që brenda PD-së ka spekullime se lidershipi I saj e ka braktisur protestën dhe ka rënë dakord me kompaninë që ka fituar konçesionin që në prill-maj.
Moshimi i popullsisë, shteti dhe shoqëria
***
Si në Francë dhe në Itali/A duhet ndaluar me ligj publikimi i fotove të fëmijëve në rrjetet sociale?
Paskemi qarë me lot si shoqëri për një godinë që duket bukur. Shkolla “Kosova”, që “të merr në qafë” ta shikosh, po përdoret prej ditësh si mjet propagande për të na thënë se jemi në rrugën e duhur për arsimin.
(Ish)Deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë...
E mbani mend Robert Ndrenikën kur ishte deputet në Parlamentin shqiptar? Ndoshta jo, sepse kanë kaluar shumë vite. Por edhe sepse ai ishte një deputet dekor, që shfaqej herë pas here në planet televizive të TVSH-së, kokëulur duke shkruajtur diçka. Thuajse asnjëherë një fjalë në parlament, as në debate dhe as në replika. Dhe të mendosh që ajo ka qenë kohë jo e qetë. Njeriu që angazhohet në politikë dhe në parlament ka mundësi që ta përdorë fjalën për të imponuar ide dhe vendime. Z.
Nikolla: Së shpejti gjuha rome futet në shkolla
Së shpejti do mundesojme gjuhen rome ne sistemin tone arsimor.. Keshtu ka deklaruar ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, gjate forumit për dialog në nivel kombëtar për arsimin gjithëpërfshirës të mbajtur në Tiranë.
Kujtojmë që ky vendim vjen pas ndryshimit të ligjit për pakicat kombëtare. Ndryshimi është se me ligjin e vjetër minoriteti Grek, minoriteti Maqedon dhe ai Serbo-Malazez njihesin si minoritete etnike kombëtare, ndërsa vllahët dhe romët si minoritete etno-gjuhësore, ndërsa boshnjakë dhe egjiptianët si komunitete.
Tension në Jal, IKMT zbarkon për prishjen e ndërtimeve
Është shoqëruar me tension një aksion i Inspektoratit Kombëtar te Mbrojtës së Territorit në Jalë për shembjen e disa ndertimeve pa leje.
Banorët kanë kundërshtuar aksionin duke u shprehur se nuk janë njoftuar paraprakisht për shembjen e objekteve. Ata kanë theksuar se janë me dokumenta të rregullta dhe se çështjen e kanë apeluar edhe në gjykatë. Në vendngjarje ndodhen edhe forca të shumta policie. Këto janë edhe pamjet që vijnë nga Jala.
Rama kalon ankthin e tarifës për Rrugën e Kombit
Nga kjo e hënë kalimi në Rrugën e Kombit bëhet me pagesë. Sipas kontratës, për çdo kalim të automjeteve do të ketë një taksë fikse për hyrjen dhe daljen nga autostrada. Koncesionari dhe autoriteti kontraktues kanë rënë dakord për një skemë zbritjeje për përdoruesit e shpeshtë, të cilët do të pajisen me “Digital Pass”.
Adete familjare me Papa Françeskun
Ilir Meta shpërndau për mediat fotografi dhe tekst nga takimi i tij me Papa Françeskun.
Një rast që edhe ai e shfrytëzoi më shumë si adet familjar sesa si një mundësi për të përfaqësuar në rend protokollar Presidentin e Shqipërisë.
Vrapin për t'i vjedhur bekimin Papës për familjen e ka bërë edhe çifti Rama gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Ka mbetur në memorien e shqiptarëve vrapi i Lindës dhe Edit me Zahon në krahë drejt Dhomës së Aeroportit "Nënë Treza" ku do të takonin Papa Françeskun.
Mësim me dy turne në më shumë se gjysmën e shkollave në Tiranë (Video)
Qeveria po përpiqet me çdo mjet ta paraqesë si rozë situatën e fillimit të shkollës, ndonëse këtë vit shumë klasa kolektive në rrethe janë mbyllur, ndërsa është raportuar për mungesë tekstesh.
Steve Bannon themelon Lëvizjen e "urrejtjes" për Europën. Bllokim axhendës Merkel-Macron
Parashikoi rezultatin e Brexit kur askush nuk mendonte se “Po-ja” britanike do mbizotëronte në referendum. Po ashtu i dha fitoren Donald Trump, kur triumfi dukej skenar i pamundur. Punoi për të dyja fushatat, ndihmoi Nigel Farage në fushatën ksenofobike kundër BE-së dhe bashkëpunoi kokë më kokë me presidentin e amerikan që nga gushti i 2016. Sot Steve Bannon punon për koordinim e partive pan-evropiane të krahut të djathtë, për t’u dhënë fitoren në zgjedhjet europiane të majit 2019.
