Partia e Gruevskit moderon qëndrimet për referendumin e 30 shtatorit
Opozita konservatore maqedonase do të votojë ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga një votë pro referendumit për çështjen e emrit. Gazeta greke, “Kathimerini” citon kreun e VMRO-DPMNE, Hristo Mickoski të jetë shprehur se nëse qytetarët maqedonas do të shprehen pro emrit të ri, atëherë kjo parti nuk do të bllokojë procesin e përditësimit kushtetues që rrjedh nga ko votë.
Duke folur për votën e mbështetësve të tij, Miskoski ka qenë evaziv duke u shprehur se “ata do të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre”.
Populli si alibi dhe shpresë për mbylljen e pazareve personale
Hashim Thaçi, president i Kosovës, mbrohet me popullin. Ai thotë se për marrëveshjen me Serbinë do të ketë referendum. Për kufijtë e Kosovës do të votohet.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, mbrohet edhe ai me popullin. Dhe mbrohet me popullin edhe kur flet për çështje që janë verifikuar me shkelje serizoe të Kushtetutës. Dje në intervistë për “Opinion” ai tha se për Teatrin “do na gjykojë populli”. “Ne kemi marrë besimin e popullit për të bërë disa gjëra dhe populli do na gjykojë”, tha pak a shumë Rama.
Hapja e negociatave, e sigurtë për ata që dëgjojnë vetëm deklaratat e Edi Ramës
Agjencia gjermane e lajmeve Deuteche Welle shpërndan sot në faqen e vet një intervistë të gazetarit të saj Bahri Cani me RTK në Kosovë. Aspekti që intereson këtu për ne është vizita e ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas dhe mesazhi i tij për Tiranën. Cani, një gazetar i vjetër dhe njohës i korridoreve politike në Berlin, shprehet qartë:
Fillimi i negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë nuk ka qenë kurrë i sigurtë. Kështu kanë menduar vetëm ata që kanë dëgjuar vetëm kryeministrin Rama
Marrëveshja me Serbinë, si garanci personale për mos-hetimin e Hashim Thaçit
Gazeta serbe “Blic” shkruan se veprimi i Gjykatës Speciale që do të hetojë krimet e mundshme të UÇK-së gjatë luftës së vitit 1999 do të pezullohet për një vit.
Më parë marrëveshja, pastaj akuzimi i UCK-së për krimet
citon gazeta burime pranë autoriteteve në Prishtinë.
Spanja përgatitet për njohjen diplomatike të Kosovës
Në një artikull të publikuar në portalin e qeverisë spanjolle, moncloa.com(https://www.moncloa.com/espana-reconocimiento-kosovo/) paralajmërohen zhvillime diplomatike që duket se nxisin një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, që nga ana e saj kushtëzon zhvillime të tjera në planin ndërkombëtar.
Studiuesja amerikane Amy: Ligji për shembjen e Teatrit, kriminal. Çështja është çfarë duhet të bëjmë
Zëri i Amerikës i ka dhënë sot hapësirë një konference për reformën në drejtësi ku ka folur edhe studiuesja amerikane Lori Amy. Ajo ka folur hapur dhe troç për atë që e ka quajtur natyrë kriminale dhe korruptive të ligjit për prishjen e Teatrit Kombëtar. Amy ka kërkuar reagim dhe ka shtruar si emergjencë nevojën e analizimit të opsioneve për kundërveprim ndaj qeverisë në këtë drejtim:
Lulzim Basha paralajmëron sekuestrimin e pronave të Kastratit
Lulzim Basha e ka rritur shumë pazarin. Kur themi pazarin, e kemi fjalën pazarin me enturazhin e Edi Ramës ndaj të cilit sot po preson në harmoni me pakënaqësinë shoqërore ndaj kësaj qeverisjeje. Por z. Basha në vend se të katalizojë pakënaqësinë, shërben si zjarrfikës. Ai ka premtuar sot diçka që pa shpjegime konkrete dhe të qarta, pa një paketë masash ligjore, nuk ka kuptim dhe tingëllon si sharlatanizëm politik. Kreu I opozitës ka premtuar sekuestrimin dhe shpronësimin e kompanive që sipas tij kanë fituar koncesione korruptiv.
Kokëdhima: PD është blerë nga Rilindja për çështjen e Teatrit
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos qenë e pranishme në sallën e Kuvendit gjatë shqyrtimit të dekretit të Metës për Teatrin, ka vënë në pikëpyetje rolin e opozitës dhe në veçanti të PD-së në këtë histori.
Megjithë kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që PD të ishte në parlament, axhenda e Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij nuk ndryshoi. Ish-deputeti Koço Kokëdhima, njëkohësisht kryetar i Partisë Zgjidhja e ka denoncuar këtë qëndrim si farsë të opozitës, e cila sipas tij është në Pazar me qeverinë.
Postimi i Kokëdhimës
Putin provon kallashnikovin e ri (Video)
Vladimir Putin ka dhënë një tjetër shfaqje në televizionin publik, që ka transmetuar vizitën e tij në një poligon qitjeje. Jo rastësisht shefi i Krellnit ka qenë nga të parët që ka provuar kallashnikovin e ri.
Video tregon se Putin është mirëtrajnuar me një snajper tip Kallashnikov, teksa shënjestron me kujdes tabelën në një largësi 600 metra.
Ambasadori amerikan në Beograd tërheq vallen Thaçi-Vuçiç
Ambasadori amerikan në Beograd, Kajll Skot gjatë një konference në Beograd për sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor u deklarua pro një marrëveshje dypalëshe Kosovë-Serbi, duke inkurajuar një lëvizje që ka si personazhe Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiç.
“Në Beograd shohim lëvizje të reja lidhur me marrëveshjen për normalizimin e marrdhënieve me Kosovën. Shpresojmë që një zgjidhje e pranueshme dhe e qëndrueshme të gjendet shpejt. Presidentët Thaçi e Vuçiç kanë mbështetjen tonë të plotë”-deklaroi ambasadori amerikan në Beograd.
