Pako bombë në shtëpinë e Soros
Një pako bombë u gjet në kutinë postare jashtë shtëpisë së investitorit George Soros në Nju Jork. Policia lokale u vu në alarm pas njoftimit të një prej punëtorëve se në shtëpinë e miliarderit kishte mbërritur një pako e dyshimtë.
"Një punonjës i shtëpisë hapi paketën dhe pa diçka që dukej si pajisje shpërthyese. Ky person e transferoi pakon në një zonë të pyllëzuar"- sqaroi më vonë Policia e Nju Jorkut. George Soros nuk ishte në shtëpi në kohën që mbërriti pakoja.
Çavusoglu: Nuk pranojmë 12 miljet në Egje
Turqia ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias se Greqia do të zgjerojë sovranitetin e detit territorial në 12 milje. Ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, deklaroi se Turqia nuk do ta lejojë një gjë të tillë në Egje.
Duke folur për Agjencinë Anadolu, Çavusoglu tha se si Athina ka bërë shumë herë "deklarata të ngjashme për 12 milje", duke thënë se në Greqi shumë herë "populizimi i paraprin realitetit”.
Socialistët i presin drutë shkurt: Lojërat e fatit kalojnë monopol shtetëror
Mazhoranca socialiste ka vendosur sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë të shtetëzojë industrinë e lojërave të fatit. Përmes një vendimi që nuk ishte parashikuar në draftin fillestar, socialistët miratuan kalimin në monopol shtetëror të lojërave të fatit duke nxjerrë jashtë tregut operatorët ekzistues që vetëm dje deklaruan se kanë liçencë 10 vjeçare.
PS-ja pranon keqqeverisjen. Shkarkon 11 kryetarë degësh
Partia Socialiste thuhet se ka shkarkuar 11 kryetarë degësh të saj gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së saj. Mediat citojnë një prej drejtuesve të PS-së, Elisa Spiropali të jetë shprehur për arsyet e këtij pastrimi:
Vihet re një shkëputje nga disa territore, drejtuesve politikë u është kërkuar prezencën e tyre. Sidomos nga bashkitë që drejtohen nga opozita, ku vihet re një degradim i madh së pushtet lokal me qytetarët.
Veliaj një nga "tre heronjtë kundër krimit"? Një shaka që dëmton edhe vetë qeverinë
Qeveria ka dhënë së fundmi shenja se po do të bëjë diçka kundër krimit. Ajo ka arrestuar disa njerëz të afërt me të. Ndonëse mbetet ende për t’u parë fundi i kësaj që ka nisur, në çdo rast, kostot dhe përfitimet, apo edhe fatura i shkon qeverisë. Kryeministrit Edi Rama së pari dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Studentë(jo ngelës) mësyjnë zyrën e ministrit grek të Arsimit
Një grup sutudentësh grekë mësynë në zyrën e ministrit grek të Arsimit, Costas Gavroglou në shenjë proteste ndaj reformave të reja për sistemin dytësor dhe shkurtimin e fondeve.
Më herët rreth 300 studentë protestuan jashtë ministrisë. Sipas tyre reforma do të çojë në shtimin e orëve të studimit duke kufizuar mundësitë e zgjedhjes. Po kështu ata i kundërvihen planeve për të bashkuar universitetet me kolegjet teknike.
Krijesë e çudtishme në Antarktikë (Video)
Një krijesë e çuditshme u zbulua për herë të parë në ujërat e Oqeanit të Jugut. Krijesës iu dha emri "pule pa kokë - përbindësh". Krijesa e pazakontë u filmua me pajisje të reja nënujore të shkencëtarëve australianë në Antarktik, si pjesë e programit të Divizionit Australian të Antarktidës. Në të kaluarën, ajo ishte hasur vetëm në Gjirin e Meksikës, në një thellësi prej 2,500 metrash! Madhësia e saj fillon në 11 centimetra dhe mund të arrijë deri në 25 cm.
Nxirren me forcë studentët kritikë të Ramës (Video)
Takimi i kësaj të hënë i kryeministrit me studentët e ekslelencës u shënua nga një incident, pasi aktivitët e Lëvizjes Për Universitetin reaguan ndaj premtimeve të kryeministrit për arsimin. Por truprojat e kreut të qeverisë ndërhynë duke mos lejuar studentët të përfundonin argumemntat e tyre.
Lëvizja për Universitetin
Vëllai djeg më në fund Isarain (Letra)
Familja socialiste ekspozohet sërish për lidhje të zyrtarëve të saj me krimin. Ish-deputeti socialist Arben Isari ka dhënë dorëheqjen nga Drejtor i Patentave pas arrestimit të të vëllait për armebajtje pa leje dhe prodhim e mbajtje te lendeve narkotike. Në letrën drejtuar ministrit Damian Gjiknuri dhe kryeminsitrit Edi Rama, ai shprehet se arsyeja është që të mos ndikojë direkt apo indirekt në punën e sistemit të drejtësisë.
E mbesa: Në gjyq kush ofendon gjyshin tim, Benito Mussolini
Jo vetëm kundër shpifjes, por edhe kundër ofendimit. Alessandra Mussolini, anëtare e Parlamentit Europian dhe mbesë e Benito Mussolinit, ka bërë të dituar se do të çojë për ndjekje ligjore këdo që fyen figurën e gjyshit të saj, një ndër personalitetet politike më të njohura të shekullit të 20-të. Përmes një postimi në tuiter, Mussolini njofton se do të marrë nisma ligjore jo vetëm kundër frazave ofenduese, por edhe ndaj imazheve të Duçes, duke paralajmëruar kështu kundërvënie ndaj çdo akti abuzues.
