Kotzias zbulon përfitimet e Greqisë në Jon

Postuar në 24 Tetor, 2018 17:10

Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, tashmë i çliruar nga përgjegjësitë diplomatike ka zbuluar të tjera detaje nga negociatat për marrëveshjen e detit me Shqipërinë dhe pozicionimin e Greqisë për të shtrirë sovranitetin e saj në 12 milje detare në detin Jon. 

Duke iu referuar zonës bregdetare nga Veriu i Korfuzit deri në Antikythera, Kotzias thotë se me shpalljen e 12 miljeve det territorial Greqia fiton një hapësirë detare të barabartë me sipërfaqen e krahinës së Thesalisë.

Pazari për aeroportin e Vlorës, shteti garanton fitimin

Postuar në 24 Tetor, 2018 16:29

Zbardhen prapaskena nga negociatat që po zhvillohen për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Bashkimi i kompanive turke që ka propozuar ndërtimin e aeroportit, kundrejt një shume prej 98 milion eurosh, kërkon garantim të fitimit për të shlyer investimin. 

Sipas Tv Klan, Buxheti i shtetit do t’i paguajë 4.5 milion euro në vit për 7 vjet rresht, kompanisë turke Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction, e cila do të marrë ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Vlorës.

Dy amendamente për kazinotë me 5 yje në ligjin "Për lojërat e fatit"

Postuar në 24 Tetor, 2018 16:18

Mazhoranca socialiste ka depozituar së fundmi dy amendamente shtesë në ligjin “Për Lojërat e Fatit”. Një prej amendamenteve prek nenin 52 të ligit ekzistues dhe sipas tij parashikohet që tatimi për të ardhurat bruto për Kazino/Kazino në hotele me 5 yje dhe Resort Kazino do të tatohen në masën 30%.

Në të njëjtin propozim, socialistët sugjerojnë që të ripërkufizohet termi “Hotel me 5 yje” që sipas këtij ligji do të jenë ata që kanë një certifikatë ndërkombëtare akreditimi dhe që janë mbajtës të një marke tregëtare të regjistruar.

Edhe Hurriyet qarkullon variantin e tërheqjes në 6 milje

Postuar në 24 Tetor, 2018 13:00

Ashtu si disa media në Shqipëri edhe gazeta turke Hurriyet qarkullon variantin se Athina është tërhequr nga deklarimi i 12 miljeve det territorial duke qëndruar në parimin e 6 miljeve siç ka operuar deri më tani.

Pa iu referuar ndonjë vendimi konkret Hurriyet merr shkas nga takimi i kryeministrit Tsipras, njëherësh ministrër i Jashtëm me drejtues të lartë të dikasterit që drejton dhe ndryshimit të qëndrimit për tre dekretet presidenciale të përmendura nga ish-ministri Kotzias.

Zgjerimi i Greqisë në 12 milje do i shkojë me ligj parlamentit

Postuar në 24 Tetor, 2018 05:37

Zgjerimi i sovranitetit të Greqisë në 12 milje det territorial në hapësirën e Jonit do të bëhet me ligj të posaçëm dhe jo me dekret presidencial siç theksoi në konferencën e largimit nga detyra ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Gazeta greke "Kathimerini" shkruan se "kryeministri grek ka vendosur të thërrasë Këshillin Shkencor të Ministrisë së Jashtme për të diskutuar aspektet e çështjes". Po ashtu ai dha udhëzime për t'iu përgjigjur deklaratave dhe qëndrimeve të bëra nga qeveria turke pasi u informua për zhvillimet e fundit.

Kërkimi i thesarit të Kotzias

Postuar në 24 Tetor, 2018 01:58

Ardit Bido tregon se ku shkuan fondet sekrete të Greqisë në Shqipëri

Pse nuk flet Lulzim Basha për Ligjin e Lojrave të Fatit?

Postuar në 23 Tetor, 2018 18:23

Para pak javësh Lulzim Basha lëshoi akuza të ashpra për lidhje klienteliste dhe kriminale të qeverisë me lojrat e fatit, madje paralajmëroi fakte tronditëse që do zbulonin implikimin e Olsi Ramës dhe Agron Xhafës në biznesin e kumarit.  

Kryetari i PD  i shoqëruar nga Monika Kryemadhi organizuan një takim të opozitës në Durrës ku folën për flukse parash me burime të dyshimta të kanalizuara te kjo industri, duke e përdorur si argument për daljen e opozitës nga parlamenti.

Zbulohet e paprekur anija 2 400 vjeçare (Video)

Postuar në 23 Tetor, 2018 16:18

Një anije tregtare me gjatësi 23 metra e gjetur nga një grup arkeologësh në Detin e Zi, është më e vjetra e zbuluar deri më tani. Është identike me anijen e Odiseas e ilustruar në një qeramikë të famshme në Muzeun Britanik. Sipas Thë Guardian kjo anije besohet të ketë mbetur në shtratin e detit për më shumë se 2400 vjet qëkurse u fundos.

Anija 23 metër e gjatë u gjet pothuajse e paprekur gjatë ekspeditës së vitit 2017 në një thellësi prej më shumë se 2 km. Ishin thuajse të padëmtuara, direku, timoni dhe ndenjëset e kupive ende në vend

Pak modesti është e shëndetshme dhe higjenike

Postuar në 23 Tetor, 2018 15:34

Në “luftën” kundër medias, kësaj radhe, Kryeministrit Rama i është bashkuar edhe drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga. Shënjestra është raporti mes gazetarëve – disa prej tyre -  dhe Sali Berishës.

Kur ju shoh se si squlleni per inerci perballe Saliut, jam shume krenar qe e nxorrem ne pension kete vjetersire komuniste! 100 here me mire mosmiresjellja juaj ndaj kryeministrit te sotem, sepse tregon se jeni krejt te lire edhe pse s’jeni hiç etike

shkruan Fuga në një postim të vetin në tuiter.

Qeveria i "vjedh" opozitës Paketën Antimafia

Postuar në 23 Tetor, 2018 15:08

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar pak minuta më parë përmes një postimi në tuiter, se së shpejti do të propozohet një paketë antikrim. Xhafa paraljamëron një mjedis mbytës për të fortët.

Mbetet e paqartë se çfarë është kjo paketë antikrim, pasi Shqipëria ka ligjet dhe kuadrin nënligjor të plotësuar për të goditur krimin në çdo drejtim. Qeveria po vepron me shumë nxitim, ajo po kap ata që dikur nuk kapeshin dot, po flet për emergjencë të krimit, ndërkohë që deri dje mbronte versionin se çdo gjë është në normalitet.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS