Shpresë për të prekurit nga Diabeti i tipit 2
Mjekësia është duke sjellë ndoshta disa lajme të mira për të sëmurët me diabetin e tipit 2, që është edhe varianti më i përhapur i kësaj sëmundjeje degjenerative. Kërkuesit e universitetit Lund në Suedi, besojnë se bllokimi i një protein, quajtur, VDAC1, në qelizat beta që prodhojnë insulinën, mund të çojë në rifunksionalizimin e tyre dhe në nalimin e përparimit të sëmundjes. Deri më tani testet janë fazë paraklinike, por rezultati mund të çojë në zhvillimin e një ilaçi kundër diabetit të tipit 2.
Izolohet bakteria që neutralizon mbetjet bërthamore
Kërkues nga instituti Frumkin për Kiminë Fizike dhe nga Qendra Federale për Kërkime në Bioteknologji nga Akademia Ruse e Shkencave kanë zbuluar një bakterie unike e cila neutralizon mbetjet bërthamore.
Mikroorganizmi është izoluar gjatë studimeve në sitin e Seversk, në rajonin e Tomksit, në Siberi ku depozitohen mbetje të lëngshme radioaktive nga një impiant kimik që përdor uran të varfëruar.
Në sirtar padia e PD për Bjarke Ingels
Para pak javësh, kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se Partia Demokratike do padiste penalisht arkitektin e projektit për Teatrin e Ri, belgun Bjarke Ingels. Një deklaratë që u bë në kulmin e retorikës politike për Teatrin Kombëtar.
“Për Bjarke Ingels po përgatitet një padi penale. Po përgatitet gjithçka dhe në Prokurorinë belge. Dhe mbi çdo blerësi që po merr pjesë në këtë krim monstruoz”-deklaroi Basha në 27 korrik.
Hakerimi i madh i Kinës
Kina me gjasë ka kryer sulmin më të madh teknologjik ndaj SHBA-së ndonëse një gjë e tillë është mbajtur larg vëmendjes së publikut. Rasti në fjalë raportohet nga “Bloomberg” që shkruan se sulmi ka qenë i ndryshëm nga hakerimet e zakonshme në nivel softuerik.
Haradinaj tallet me Thaçin (Video)
“Ju shpreh ngushëllimet e mia për këtë idenë e territoreve që besoj se ka vdek”. Ky është kapaku Haradinaj i vuri me nota tallëse idesë së Presidentit Thaçi për ndryshim të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.
Drejtesia me syzet e Xhisielës (Video)
Ka një kundërthënie logjike në pretendimet që ka mazhoranca për çështjen e shumëpërfolur të Xhisiela Malokut dhe dyshimeve nëse është kërcënuar ish-oficeri Emiljano Nuhu për të mos arrestuar djalin e deputetit socialist Rahman Rraja. Eksperiza mjeko-ligjore provoi ushtrimin e dhunës në kufijtë e torturës dhe kjo penalizoi 24-vjeçarin që gjithsesi u la në burg vetëm për përndjekje.
Koinçidencat me të rejat e Audiopërgjimit, a kontrollon qeveria Prokurorinë?
Top Channel publikoi këtë të hënë një lajm ekskluziv që në gjuhën e gazetarisë quhet zbardhje e raportit të Prokurorisë për audiopërgjimin e Albert Veliut, i njohur ndryshe si Babale.
Sa do dënohej Jankullovksa në Shqipërinë e Edi Ramës?
Ish-ministrja e brendshme maqedonase, Gordana Jankullovska u dënua me 6 vite burg për abuzim me detyrën në tenderin e blerjes së automjetit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Akuza penale lidhet me shkeljet e një prokurimi publik, pasi ish-kryeminsitri e paracaktoi personalisht automjetin, duke shkelur procedurat me ndihmën e ish-vartësës së tij, Jankullovska.
Edhe më e egër se Caravaggio, gruaja që mori hak përmes pikturave të saj
Dy gra mbajnë një burrë të mbërthyer në shtrat. Njëra i ka ngjeshur grushtin në kokë, që ai të mos mund të ngrihet, ndërsa tjetra i ka vënë duart në gjoks. Ato kanë krahë të fuqishëm, por pavarësisht kësaj, u duhet t’i bashkojnë forcat për ta mbajtur viktimën pa lëvizur, ndërsa njëra prej tyre i pret fytin me një shpatë që shkëlqen.Gjaku rrjedh mbi çarçaf, por ajo nuk ka ndërmend të ndalet derisa t’ia presë kokën plotësisht. Sytë e viktimës janë të hapur. Ai e di shumë mirë se çfarë po i ndodh.
Samaras godet marrëveshjen e Prespës me Shqipërinë e Madhe
Analiza që i është bërë votës në referendumin e Maqedonisë ka nxjerrë shqiptarët si mbështetës fanatikë të paktit për emrin. Politika në Maqedoni e ka lidhur këtë qëndrim me ndikimin që ka te faktori shqiptar BE dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët u investuan që marrëveshja mos të dështonte.
