Berisha thirrje punonjësve të Forcave të Rendit: Mos zbatoni urdhërat e Sandër Lleshit. Janë nul

Postuar në 09 Nëntor, 2018 21:11

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sot gjatë një interviste për “Abc News” se emërimi në detyrën e zv.ministrit të Brendshëm të Sandër Lleshit është antikushtetues, antiligjor. Duke iu referuar ligjit për Këshillin e Ministrave dhe Kodit të Procedurave Administrative, Berisha tha se caktimi i tij bie ndesh me çdo normë juridike, çka e bën çdo akt të ndërmarrë këtej e tutje nul. Berisha u ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të Forcave të Rendit të mos zbatojnë asnjë urdhër të Sandër Lleshit sepse ato nuk kanë bazë ligjore.

Kuvendi i Shqipërisë, çmim Carlo Bollinos. Ky i fundit krijon çmimin "Telini" pë gazetarinë patriotike

Postuar në 09 Nëntor, 2018 20:44

Ngjarja e Bularatit duket se është marrë seriozisht nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas disa burimeve për redaksinë e “Të Kripura”, Kuvendi, më saktë mazhoranca e socialiste po gjykon mundësinë e vlerësimit të gazetarëve dhe mediave që i shërbejnë interesave të Shqipërisë në kontesktin e një raportimi që ka si kriter udhëheqës mbrojtjen e tyre.

Vrasja e Katsifas, avokati Likurezos nuk përjashton padinë ndaj shtetit shqiptar

Postuar në 09 Nëntor, 2018 19:09

Avokati i familjes Katsifa, Aleksandhros Likurezos nuk përjashton mundësinë e një padie ndaj shtetit shqiptar në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit në Bularat. Në bisedë telefonike për Tema Tv, Likurezos akuzon autoritetet shqiptare për mosbashkëpunim.

Nga shpalljet non grata te zia e parlamentit grek

Postuar në 09 Nëntor, 2018 17:56

Ministria e Brendshme shqiptare shpalli non grata 52 shtetas grekë që hodhën parrulla anti-shqiptare në varrimin e Kostandinos Kacifas dhe bllokuan rrugën kombëtare Gjirokaster – Kakavi. Zv/ministri Sander Lleshi tha se këta shtetas shpërdoruan respektin e Shqipërisë  dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi. Ministria e Jashtme greke iu përgjigj deklaratës së Ministrisë së Brendshme shqiptare, duke i kërkuar sqarime thelbësore për shpalljen të padëshiruar 52 qytetarë grekë,

Në proces legalizimi për dekada. Sot pranojnë në protestë njërin prej përgjegjësve

Postuar në 09 Nëntor, 2018 13:34

Në zonën e Astirit në Tiranë po protestohet prej disa ditësh kundër prishjes së afërt të banesave apo objekteve të tjera që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Banorët thonë se do mbrojnë  shtëpitë e tyre, disa prej të cilave janë të palegalizuara.

Zona në fjalë është ndër ato që u urabanizuan më shpejt dhe pa rregull. Në këtë protest po bëhet pjesë edhe Partia Demokratike. Sot p.sh kreu i saj, Lulzim Bash aka shkuar për një takim me banorët. Të cilët ose janë militantë të PD-së, ose duan të përdoren.

Kërkesa e dytë për dekretimin e Lleshit, a do ta “dredhë” Presidenti i Republikës?

Postuar në 09 Nëntor, 2018 11:09

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot kërkesën e dytë për dekretim të Sandër Lleshit në detyrën e ministrit të Brendshëm. Përmes një njoftimi në tuiter, Rama thotë se kërkesën e ka shoqëruar me një relacion shpjegues se përse duhet dekretuar ministri. 

“Sfinksi” kundër gënjeshtarëve në portat e BE-së. Europa qesharake e kohës sonë

Postuar në 09 Nëntor, 2018 10:38

Deutsche Welle raporton për një nismë që parashikon përdorimin e teknologjisë për hyrjen në kufijtë e Bashkimit Europian. Zyrtarët e këtij unioni i kanë hapur rrgën testimit të kontrolleve nga avatarë të cilët sipas tyre detektojnë gënjeshtrat. 

Të kënaqur me lekët e marra nga faturat e ujit

Postuar në 08 Nëntor, 2018 21:23

Ministri i Infrastrukturës i pranishëm në një konferencë mbi çështjet e ujit të organizuar nga Bashkia e Tiranës dha një shifër interesante që shpjegon edhe arsyet pse Erion Veliaj futi duart në faturat e ujit, duke rritur çmimin për banorët e kryeqytetit.  

Partia e Freskut e hedh njëherë llafin për revolucion

Postuar në 08 Nëntor, 2018 19:33

Opozita e përfaqësuar nga Partia Demokratike në Parlament, ka arritur në fund të fundit një fitore propagandistike: ka ngulitur idenë se qeveria aktuale ka lidhje organike me krimin. E ka bërë këtë në mënyrë metodike, të vazhdueshme, me dhe pa LSI-në në qeverisjes dhe ka patur edhe fatin e një ekipi, skandalet e të cilit nuk kanë të sosur. Megjithatë PD-ja nuk ka krijuar frymën e nevojshme për ndryshim, ndonëse së fundmi ka nisur të flasë edhe për përmbysje. Pak më herët z. Berisha fliste për revolucion, term ky që nxiste proporcionalisht acarimin parlamentar të Flamur Nokës.

Z. Kryeministër, na qeras me një status në Twitter!

Postuar në 08 Nëntor, 2018 15:34

Edi Rama ja ka dalë që të krijojë edhe një problem tjetër në raportet greko shqiptare, raporte të cilat tanimë nuk kufizohen mes dy qeverive, por janë raporte kufijsh etnikë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS