Një marrëveshje e minutës së fundit për Macron
Partia e Emmanuel Macron-it mund të ketë një rol më të madh sesa pritej në qeverinë e re. Kjo falë një marrëveshjeje të minutës së fundit të arritur me deputetët francezë me prirje të djathtë.
Dy grupet politike krijuan një aleancë ad-hoc për të rizgjedhur Yawl Braun-Pivet si kreun e Asamblesë Kombëtare Franceze, zyrtari i katërt më i lartë në Francë.
Në bashkimin e forcave, centristët dhe qendra e djathtë kapën momentin politik, duke i dhënë njëkohësisht një goditje të papritur rivalëve të tyre më në të majtë.
Serbia, marrëveshje me BE për lëndët e para
Serbia dhe Bashkimi Europian nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për një partneritet strategjik për lëndët e para. Kjo do të prekë direkt industrinë e makinave elektrike dhe bateritë.
“Ne arritëm të sjellim gjithçka të rëndësishme dhe të vlefshme nga Evropa në Serbi”, tha presidenti Aleksandar Vuçiç pas ceremonisë së nënshkrimit.
Greqi, propozohet "Etika" për ata nxënës që nuk duan mësimin fetar
Qeveria greke ka menduar të hedhë një hap në laicitetin e shkollës duke reflektuar ndryshimet në përbërjen dhe veçoritë e popullsisë. Sipas mediave greke, ata studentë apo nxënës që nuk identifikohen me ndonjë besim fetar, apo që nuk janë ortodoksë kristianë, do të mësojnë etikë në vend të udhëzimeve fetare, nëse ata do të përbëjnë një numër të mjaftueshëm.
Kundërpërgjigje Rusisë, raketa amerikane në Gjermani nga viti 2026
Vendimi për të dislokuar raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani nga viti 2026 është një përgjigje ndaj dislokimit të sistemeve raketore taktike Iskander në Rajonin e Kaliningradit të Rusisë.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një intervistë për Tageblatt, me qendër në Luksemburg, thotë se “ajo që Shtetet e Bashkuara do të bëjnë në Gjermani nga viti 2026 nuk është gjë tjetër veçse një përgjigje ndaj kërcënimit të Rusisë të përfaqësuar nga dislokimi i raketave Iskander në Kaliningrad".
Vangjel-Rama e kanë bërë Fjalë: Me Belerin për Himarë
Ka dalë sot me një status dygjuhësh në faqen e vet në Facebook, Vangje Tavo. Kandidati i PS-së për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 4 gushtit.
Po vetë qeveria e beson Censin 2023?
Komunitetet fetare të Shqipërisë kanë vënë në diskutim të dhënat e Censit 2023. Asnjë prej këtyre komuniteteve, hiq Bektashinjtë ndoshta – nuk kanë pranuar se numri i komuniteteve që përfaqësojnë përkon me shifrat e Censit. Por Censin e kanë vënë në diskutim, madje kundërshtuar si të manipuluar, edhe komunitetet e pakicave që kanë cilësuar se regjistrimi është tërësisht i deformuar. Qeveria ka nisur disa herë adresarin dhe nuk e ka realizuar dot, patjetër edhe për shkak të përgjësisë sonë si qytetarë. Të të gjithëve.
Edhe Obama kërkon tërheqjen e Biden
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, bëhet demokrati i radhës që kërkon tërheqjen Joe Biden nga gara. Sipas Washington Post, Obama beson se 81-vjeçari duhet "të konsiderojë seriozisht qëndrueshmërinë e kandidaturës së tij".
WP i referohet disa burimeve pranë ish-presidentit Obama, i cili nuk reagoi pas botimit të lajmit.
Duan ta krahasojnë me Trump, por ironikisht rasti i Berishës ngjan me atë të Biden
Ka një përpjekje të pakuptimtë nga disa aktorë të opozitës për të krahasuar rastin e Donald Trump me atë të Sali Berishës. Në aspektin gjyqësor dhe mandej atë politik, duke supozuar se njësoj si Trump në ShBA edhe Berisha qëndron i vetëm përballë establishmentit në Shqipëri.
Nëse heqim kullat e Tiranës, ky krahasim edhe mund të kalonte si një argument i mendjeve të irrituara të asaj që sot edhe z. Berisha e quan “partia më e madhe e opozitës” në mbështetje të një teorie viktimizimi dhe analogjie të Davidit me Goliatin.
Ekipi i vjetër në kontinentin e vjetër. Von der Leyen merr një mandat të dytë
Me 401 vota pro, Ursula von der Leyen është zgjedhur për një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian. 284 vota kanë qenë kundër, 15 abstenime dhe 7 të pavefshme.
Ajo arriti të fitojë mbështetjen e tre frupeve pro-BE-së: të qendrës dhe të djathtëve – Partia Popullore, Socialistë dhe liberalëve të Rinovimit.
Mirë apo keq? Heqja e ligjit të luftës nga Greqia krijon kushtet praktike që çamët të kthehen në shtëpi
Mediat shqiptare kanë krijuar një kategori të re kërkimi në Google. Ky është Ligji i Luftës me Greqinë.