Prishja e Teatrit, Vehbiu: Vendime të tilla nuk merren me forcën e kartonit
Studiuesi Ardian Vehbiu mendon se politika duhej të ishte hallka e fundit e vendimmarrjes në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për Tema TV, një ditë pasi Parlamenti rrëzoi dekretin e Presidentit, duke i hapur rrugë në mënyrë përfundimtare shembjes së Teatrit, Vehbiu shprehet se ky vendim nuk është paraprirë nga një konsultë e gjerë me palët e interesuara.
Makiazh me Ligjin e Prokurimeve
“Lufta jonë frontale ndaj kriminalitetit shënon sot një zhvillim të ri”. Kështu e nisi deklaratën për shtyp nga selia e qeverisë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, bazuar mbi një paketë ndryshimesh ligjore që sipas saj qeveria ka marrë për të ndaluar “kriminelët” të përfitojnë para publike. Ministrja e quajti paketë ligjore në fakt, por nga teksti i deklaratës kuptohet se bëhet fjalë vetëm për një ndryshim formulimi në ligjin ekzistues të Prokurimeve Publike.
PE i paraprin ndërhyrjes së Facebook në zgjedhje
Parlamenti Evropian i kërkon Facebook të lejojë organet e BE-së të kryejnë një shqyrtim gjithëpërfshirës për mbrojtjen dhe sigurinë e përdoruesve pas skandalit lidhur me përvetësimin e paligjshëm të të dhënave personale të 87 milionë shfrytëzuesve të rrjetit social popullor.
Video/Të kapësh krapin me sfurk. Ndodh në Korçë,në sezonin e vezëve
“Mbrojtësit e detit”, një faqe në Facebook, raporton sot një denoncim të një qytetari, sipas të cilit në fshatin Zaroshkë të Korçës, krapi gjuhet me sfurk, në sezonin e lëshimit të vezëve. Video e përcjellë më poshtë, më së paku jep një pamje që nuk do shumë komente, teksa një prej personave në të, i nxjerr peshqit disa kilësh sikur të ishte duke nxjerrë guralecë.
Cubat e vitit 2050
Viteve të ‘90-ta, në lokalet e Tiranës bisedonim se çfarë është profesioni stereotip i kombeve të ndryshëm. Për shumë gjëra, shumica pajtoheshin se gjermani ishte mekanik, se italiani ishte një këngëtar apo poet, se japonezi ishte një inxhinier, se greku ishte tregtar, se serbi ishte një bujk, se bullgari ishte një punëtor, se kinezi ishte një ndërtimtar, se amerikani ishte një kauboj, se anglezi ishte një administrator, se suedezi ishte një organizator, se turku ishte një luftëtar etj. Por, pyetja më e rëndë që shtrohej ishte: çfarë ishte shqiptari?
Përplasja e dhunshme si axhendë politike
Tashmë është e dukshme se qeverisja e z. Rama në aspektin politik është përqendruar te diversion reciprok me opozitën. Me një lëvizje të shpejtë, kryeministri ka neutralizuar për momentin kauzën anti-krim dhe antimafia të opozitës, e cila u vu në krye të një beteje që duket se sikletosi shumë qeverinë dhe mazhorancën. Lista e njerëzve të pushtetit, apo të afërt me të që po dalin me probleme penale, rekorde kriminale dhe që kanë kontakte të afërta me njerëz të krimit, duke se nuk mbaron.
Jemi me ty Daku!
Ndoshta njeriu që më shumë se të tjerët mirëkupton sot Vangjush Dakon, është Ben Blushi. Ndërsa shumica plebishitare, ose publiçitare, e kupton fare qartë.
Dako i hidhet "kazanit" bashkë me përgjimet
Vangjush Dako është personazhi i radhës që po dominon edicionet informative dhe debatet e studiove televizive për shkak të servirjes në media të disa përgjimeve.
Kryebashkiaku socialist i Durrësit përflitet si pjesë e komunikimeve me vëllezërit Avdylaj, të arrestuar për laboratorin e heroinës në Has.
Si ta kuptojmë këtë përgjigje të Bashës për Lojrat e Fatit? (Video)
Parlamenti miratoi pa rrjedhje ndryshimet në Ligjin për Lojrat e Fatit, duke i hapur rrugë nismës së qeverisë për mbylljen e basteve sportive dhe lojrave elektronike në distancë që nga 1 Janari.
Opozita nuk ishte e pranishme në sallë, por Lulzim Basha i pyetur gjatë konferencës për shtyp të kësaj të enjte la sërish hapësirë për interpretime.
“Ushtarët e Rilindjes” votuan për shembjen e Teatrit
Me 74 vota pro deputetët socialistë rrëzuan dekretin e Presidentit Meta për Ligjin e Teatrit Kombëtar. Kreu i shtetit e kishte kthyer për të dytën herë për shqyrtim ligjin edhe pas arrnimit që shumica i bëri draftit, duke marrë në konsideratë vetëm vërejtjen e BE-së se ligji cënon konkurrencën.
Me këtë votim i hapet rrugë shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit dhe ndërtimit të një godine të re sipas projektit të paraqitur nga kompania “Fusha” ku përfshihen edhe 6 kulla.
