Protestoni, por mund edhe të (e)migroni!

Postuar në 12 Nëntor, 2018 11:27

Ajo çfarë po ndodh me banorët e zonës së Astirit mishëron në një episod dramatik atë kaos dhe marrëzi të këtyre 25 viteve. Aty kemi nga të gjitha krahët, por kryesisht filli ecën në një kah: dikush, dikur nga vitet ’90, apo edhe më vonë u nis drejt Tiranës me idenë për të blerë apo zënë një copë truall, për të ndërtuar një shtëpi dhe mandej për të nisur jetën nga e para. Shembulli më i qartë i një vendi pa strukturë ekonomike, pa siguri juridike dhe me një shoqëri që është në mëshirën e politikanëve që tallen. 

Lëvizje në tregun bankar, Union Bank blen ICB-në

Postuar në 12 Nëntor, 2018 10:34

Një tjetër zhvillim ka ndodhur së fundmi në tregun bankar shqiptar. Burime pranë Bankës së Shqipërisë bëjnë me dije për ResPublica se Banka Ndërkombëtare Tregëtare(ICB) është blerë nga Union Bank. Nuk bëhet e ditur shuma e transaksionit, por në përpjekjen për të bërë blerjen ka marrë pjesë edhe grupi i biznesmenit tjetër shqiptar, Irfan Hysenbelliu. 

Fjalët e fundit të Jamal Khashoggi-t

Postuar në 12 Nëntor, 2018 10:28

Të tjera detaje shokuese kanë dalë në dritë nga momentet e fundit të gazetarit suudit, Jamal Khashoggi, i vrarë pas hyrjes në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Shefi i departamentit të gazetarisë investigative të gazetës turke Sabah, shkruan se para të linte frymën në në ndërtesën e konsullatës, gazetari u kishte kërkuar agjentëve që  t’i hqinin nga koka një qese që i kishte marrë frymën. “Po mbytem, ma hiqni këtë qese nga koka, jam klaustrofobik”-mësohet t’u ketë thënë Kasogi, agjentëve që e rrethonin.

Video/Mit'hat Frashëri nis rrugën e kthimit për në Shqipëri

Postuar në 12 Nëntor, 2018 00:53

Udhëheqës në krizë, përveç Putinit

Postuar në 12 Nëntor, 2018 00:21

Donald Trump mund të përballet me pikëpyetje të shumta pas "stuhisë" në zgjedhjet e mesmandatit, por presidenti i SHBA e kaloi fundjavën  me politikanët evropianë  të cilët po ashtu ballafaqohen me  “demonët” e tyre.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Trump ishte i "pranishëm" në festimet për 100 vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore.  Shumica e evropianëve po shohin me skepticizëm lëvizjet e presidentit amerikan në dy vitet e para të presidencës së tij nën moton Amerika e Para.

Cirku gazetaresk i "personazheve"

Postuar në 11 Nëntor, 2018 16:24

Një intervistë ndryshe, prapaskena, një gazetare me eksperiencë. Këto janë vetëm ditën e sotme. Fjalë dhe fjali titujsh në media që rrëfejnë personazhet vip të medias dhe politikës. Është një ndër kurthet e vanitetit që rekomandon me lehtësi të madhe media online, teknologjia në përgjithësi: protagonistët e fushave të caktuara, tentojnë të hyjnë në përditmërinë tonë edhe si personazhe.

Paragjykimi i Perëndimit dhe revanshizmi i Rusisë

Postuar në 11 Nëntor, 2018 15:23

Pse rikthehen krizat në Ballkan, madje edhe kur duket se janë fashitur ose edhe zgjidhur? Kjo pyetje e thjeshtë nuk mund të ketë përgjigje të lehtë, sepse shkaqet për riciklimin e krizave janë të shumta dhe nuk e kanë një emërtues të përbashkët. Disa shkaqe janë historike, disa gjeokulturore, disa gjeopolitike, disa fetare, disa absurditete brendaballkanike…

Dimensioni historik i krizave

Që shqiponja të mos perceptohet si simbol i periferive

Postuar në 11 Nëntor, 2018 15:18

Simbol i një nacionalizmi inert, shqiponja(e Doganës) përkujtonte në shëmtinë e vet thatësirën shpirtërore dhe etike që përshkruan shoqërinë shqiptare të këtij tranzicioni të gjatë. Pa një referim të ri, pa një orientim në vlera, ky lloj nacionalizmi është varianti i vetëm “legjitim” i një shoqërie që kërkon edhe ajo markën e vet të shekullit të 21-të.

Një pikëpamje “greke” mbi zgjerimin e ujërave territoriale

Postuar në 11 Nëntor, 2018 13:07

Angelos M. Syrigos, profesor i asociuar, ekspert i ligjit ndërkombëtar në Universitetin Panteion të Athinë, publikon sot një opinion në gazetën “Kathimerini”, titulluar: “Ujërat territoriale greke dhe Turqia”.

Kisha e Kretës nuk pajtohet me "neutralitetin fetar" të Greqisë

Postuar në 11 Nëntor, 2018 12:49

Kisha e Kretës nuk pajtohet me "neutralitetin fetar" të Greqisë, siç thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Sinodi i Shenjtë i Kretës. Kjo deklaratë pas takimit që  Peshkopët e ishullit bënë për të diskutuar propozimin për rishikimin e Kushtetutës greke, pagat e klerit dhe  pronat e kishës.

"Në çdo rast, Kisha e Kretës nuk është dakord me shtimin ë frazës në nenin 3 të Kushtetutës Shteti grek është fetarisht neutra"-theksohet në komunikatën e Sinodit të Shenjtë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS