Francë, në protestë shfaqet edhe simboli i Marianne

Postuar në 15 Dhjetor, 2018 16:04

Diversifikohen ngjyrat e protestuesve në Francë. Pas jelekëve të verdhë që prej pesë javësh kanë pushtuar vëmendjen e mbarë Europës, tani në rrugët e Parisit po protestojnë edhe femrat gjysmë të zhveshura në stilin e Marianës, simboli i lirisë, arsyes dhe rezistencës, që vjen që nga koha e Revolucionit dhe është realizuar si ilustrim më mirë nga Delacroix.

4 të vrarët e 21 janarit të shpallen dëshmorë të atdheut

Postuar në 15 Dhjetor, 2018 15:37

Në komisionin e sigurisë po diskutohet projektligjin e ri për statusin e dëshmorit të atdheut. Zv. Ministri i mbrojtjes Petro Koci deklaroi për TemA Tv se ligji ri parashikon që të shpallen dëshmor të atdheut edhe 4 të vrarët në bulevardin dëshmorët e kombit në më 21 janar.

 

Lideri i PD pengohet me këmbët e veta (Video)

Postuar në 15 Dhjetor, 2018 15:07

Partia Demokratike mblodhi Këshillin Kombëtar, për të votuar 170 anëtarët e rinj. Duke u kthyer përgjigje kritikave për mënyren e drejtimit të partisë, Lulzim Basha foli për hapje të saj, dhe për të mos u ndalur përballë çdo pengese që i del pëpara.

Basha sulmoi edhe qeverinë, ndërsa tha se Partia Demokratike do të vijë në pushtet vetëm me zgjedhje dhe jo me dhunë.

Kuvendi Kombëtar i Përrallave

Postuar në 15 Dhjetor, 2018 14:18

I ulur në një radhë, ngjitur me Sali Berishën, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka luajtur edhe sot teatrin e liderit të ndryshimit. NJë lideri që flet me fjalë të mëdha për misionin e PD-së kundër krimit, kapjes dhe oligarkëve.

E ndërkohë që ai fliste në një podium të Kuvendit Kombëtar të PD-së, njeriu kryesor i saj, ishte Sali Berisha. Ai që i ulur ngjitur me beniaminin e tij dha mesazhin kryesor se Lulzim Basha nuk luan nga karrigia. Se ai është i zgjedhur dhe konfirmuar për misionin e ruajtjes së status quosë.

Përgjigje me pamje nga lart!

Postuar në 15 Dhjetor, 2018 12:37

Për momentin peshorja e imazhit është në anën e kryeministrit sa i takon masës që vazhdon të ketë përballë nga ajo që nisi si protestë e studentëve, por që ditët e fundit duket se ka rënë në duart e PD-së.

Video/Java e pestë e protestave në Francë

Postuar në 15 Dhjetor, 2018 11:39

Transferimi i tokave shtetërore, banorët e Lukovës: Më shumë se 270 ha janë pronë private

Postuar në 15 Dhjetor, 2018 00:24

Duket se transferimi i 1472 ha tokë shtetërore drejt Ministrisë së Turizmit, me vendndodhje në zonën Vlorë –Sarandë, ka krijuar problemet e para. Vendimi i Këshillit të Ministrave me numër 708, i datës 22.11.2018 përcaktonte kalimin e pronës dhe regjistrimin në emër të Republikës në hipotekë, duke e shoqëruar të gjithë hapësirën me harta kufizuese.

Me letra në rregull nuk regjistron dot pronën. Me letra false merr 30 milionë euro

Postuar në 14 Dhjetor, 2018 22:40

Fiks Fare raportoi sot një rast në Bërzhitë për një qytetare e cila nuk arrinte të regjistronte dot pronën e saj në hipotekë edhe pse dokumentet i kishte të gjitha të sakta. Në një prononcim për FF, përgjegjësi i Zyrës së Kadastrës në NJësinë Administrative përkatëse, Sami Gjana thotë se:

Edhe pse hipoteka e ka të gjithë dokumentacionin e plotë na kërkon sërish info

Abetare sa s'të dua...

Postuar në 14 Dhjetor, 2018 15:28

 

E fshehur pas studentëve/PD-ja paralajmëron protestë qytetare të hënën

Postuar në 14 Dhjetor, 2018 14:39

Partia Demokratike ka vendosur të përshkallëzojë protestën e vet duke u kamufluar si pjesë mbështetëse e protestës së studentëve. Protesta e zhvilluar para Kryeministrisë ka nxjerrë së fundmi ultimatumin e radhës teksa kërkon plotësimin e kërkesave deri  në orën 16:00, mbledhjen e Parlamentit duke shtuar se në rast të kundërt do të ketë përshkallëzim.

Të hënën është njoftuar protestë e madhe dhe në të do të thirren edhe qytetarë të tjerë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS