Maqedonia shpall epideminë e fruthit

Postuar në 03 Janar, 2019 12:31

Maqedonia shpall epideminë e fruthit në rajonin e Shkupit, pas regjistrimit të 6 rasteve të reja dhe pritjes së analizave për 6 raste të tjera.

“Jemi të detyruar të marrim një masë të përkohshme për të ndaluar pranimin në çerdhe, kopshte e shkolla të  fëmijëve që nuk janë  të vaksinuar”- tha ministri i Shëndetësisë.

Grek bëhesh, nuk lind!

Postuar në 02 Janar, 2019 18:04

Greqizimi i shqiptarëve ka qenë shpesh objekt diskutimesh në Shqipëri, formale dhe jo formale. Madje janë ngritur teori të ndryshme konspiracioni mbi qëllimin e vertëtë të dhënies së pensioneve në jug të Shqipërisë apo ndryshimit të emrave nga emigrantët. Gjithmonë nga analistë, gazetarë apo intelektualë të prapavijës që kanë denoncuar një fenomen sipas tyre me objektiva të qarta politike të Athinës.

Laburistët kundër Corbyn, duan një referendum të dytë

Postuar në 02 Janar, 2019 17:42

Në mbështetje të një referendumi të dytë për  Brexit, janë shumica e laburistëve ndonëse udhëheqësi i tyre, Jeremy Corbyn, nuk e ka mbështetur këtë ide. 72% e të anketuarve kërkojnë një referendum të ri, duke dalë kundër argumenteve të Corbyn se një qeveri e Laburistëve  do të vazhdojë Brexit, por me një marrëveshje më të mirë se ajo që ka siguruar kryeministrja aktuale.

HIV/AIDS, mbetet ende luftë e gjatë në Europë

Postuar në 02 Janar, 2019 17:17

Një raport i përbashkët i Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) ngre alarmin për numrin e madh të të diagnostikuarve me HIV/AIDS në Europë.

“Me rreth 160 000 njerëz të diagnostikuar me HIV, viti 2017 shënoi një tjetër vit alarmues përsa i përket përhapjes së virusit HIV në rajonin europian", thuhet në raport.

As Thaçi, as Vuçiçi, e ndan "Letra e Çurçillit"

Postuar në 02 Janar, 2019 16:31

Mediat serbe po flasin së fundmi për zgjedhje të reja nisur nga vala e protatestave që kanë nisur kundër presidentit aktual, Aleksandër Vuçiç. Opozitarizmi ndaj Vuçiç ka një karakteristikë të vetën: ai nuk udhëhiqet detyrimisht nga kredoja filoperëndimore, as edhe e asocion veten me Perëndimin.

Në një prononcim të vetin, ish-ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç, një prej organizatorëve të protestës ka deklaruar ndër të tjera se:

Njerëz nga 120 kombësi në Tiranë/Me apo pa Shpellarët zoti Veliaj?

Postuar në 02 Janar, 2019 14:38

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ka shpërndarë në rrjetin social tuiter pamje të festimit të Natës së Vitit të Ri nga sheshi “Skënderbej”. Fishekzjarrët e shumtë të menaxhuar nga autoritetet publike kanë ofruar një spektakëlë që duket se këtej e tutje edhe për raste ditëlindjesh do të jetë vetëm me leje.

Fotolajm/Një dhuratë e veçantë për ditë lindjen e kreut të nacvionalistëve turq

Postuar në 02 Janar, 2019 13:58

Mediat turke raportojnë se kreu i Partisë Lëvizja Nacionaliste, Devlet Bahçeli ka marrë për ditëlindjen e tij të 71-të një dhuratë të pazakontë: një kokë ujku të balsamosur. Dhuratën, Behçelit ia ka bërë Kayrat Turlihanov, një ish-guvernator nga Kazakistani dhe ajo lidhet me mitin e nacionalizmit turk ku ujku është simboli.

Shpërbëhet Bashkimi Sionist, Netanyahu drejt një mandati të tretë (Video)

Postuar në 02 Janar, 2019 12:28

Mbështetja amerikane por edhe zhvillimet e brendshme duket se do t’i japin një tjetër mandat Netanjahur në zgjedhjet parlamentare të 9 Prillit.  Kjo pas çarjes që pësoi pozita e qendrës sëmajtë të Izraelit duke i dhënë  fund koalicionit të Bashkimit Sionist mes Partisë së Punëtorëve dhe Lëvizjes së “Livni”.

NASA prek zonën e ngrirë të Kaperit (Video)

Postuar në 02 Janar, 2019 10:33

Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) mori pasditen e djeshme një telefonatë nga anija “New Horizons”, e cila konfirmoi se ishte në në funksionim të plotë pas kalimit historik në zonën e ngrirë të Kaperit dhe  kontaktit me trupit më të largët hapësinor që është vizituar ndonjëherë rreth 6.5 miliardë kilometra nga Toka.

Sinjali i parë përmbante vetëm informacione mbi gjendjen e mirë të anijes dhe konfirmoi se kujtesa e saj ishte plotësuar me të dhënat që kishte mbledhur. Imazhet e para me rezolucion të lartë nuk priten në Tokë para shkurtit.

Dorëheqje që na kujtojnë se kush janë Dhori, Mynyri, Muzaferi dhe Gudari

Postuar në 02 Janar, 2019 02:00

Mediat greke raportojnë për dorëheqjen e presidentit të Universitetit Ndërkombëtar Helenik të Selanikut, Costa Grammenos, për një arsye që në Shqipërinë e kolegëve të tij akademikë, do të dukej fare qesharake. Grammenos i kundërvihet planeve të prezantuara nga kryeministri Alexis Tsipras për binjakëzimin e këtij institucioni me tre kolegje teknike të Greqisë Veriore. Akademiku, që është president qysh prej themelimit 10 vjet më parë, mendon se një hap i tillë do të minonte reputacionin e tij duke krijuar bashkime me institucione të një kalibri më të ulët.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS