Kryeministri nuk qeveris dot me burra: Qeveria e re do të ketë 50% gra
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste se qeveria do të ndryshojë. Duke folur për forumin e gruas që sipas tij nuk funksionon, Rama bëri të qartë se qeveria e re do të ketë 50% gra.
Ndryshimi në qeveri është përfolur prej disa kohësh qëkurse Kryeministri mori një dackë të nxehtë nga protesta e studentëve të cilën po e shfrytëzon për të shqepur qeverinë që e qepi vetë në vitin 2017.
Del prapë emri i Safet Gjicit si klient i Ramës
Kudo ku kryeministri gërrmon të gjejë fajtorë del më vonë që zullumi ka rrënjë edhe në qeveri apo njerëzit në lidhje me pushtetin, të njohur ndryshe edhe si klientë të qeverisë.
Në të ashtuquajturin dialog për Universitetin, kryeministri Rama përmedni disa herë shpenzimet stratosferike që janë bërë nga Universiteti i Durrësit dhe i Elbasanit për sigurinë e këtyre dy institucioneve.
Ka ende të lëkundur në Shqipëri?
Partia Socialiste ka publikuar kalendarin e veprimtarive të strukturave për periudhën deri në zgjedhjet lokale. Janë disa pika që kanë të bëjnë me organizimin dhe aktivitetin elektoral. Një ndër pikat thotë se duhet një punë intensive sqaruese në vijimësi dhe me intensitet me qytetarët, sidomos me të Lëkundurit.
Prostitucion alarmant në universitetet britanike
Autoritetet britanike duhet të ndalin indiferencën ndaj përmasave që po merr seksi i paguar në mjediset e universitetit. Kështu shkruan Indipendet teksa zbulon se gjithmonë e më shumë të rinj e të renja që studiojnë në institucionet akademike britanike i janë kthyer prostitucionit për të përballuar shpenzimet e larta të studimeve.
Përkthyesja
Sondazhet e brendshme, elektorati gri mbi PS e PD
“Kemi bërë gabime dhe kemi nevojë të vetëkorrigjohemi tha kryeministri Rama pas një mbledhje të kryesisë së PS pak ditë më parë”. Nuk është një fjali që Edi Rama do ta thoshte me kaq përulësi nëse shifrat që i kanë dhënë në dorë për mbështetjen e elektoratit nuk do ishin në kuota alarmante.
Reflektimi që me shumë gjasë do shoqërohet me këputje kokash në kabinet është thjesht një përpjekje publiçitare për të rikuperuar imazhin e një partie që ka firo të mëdha në popullaritet vetëm 1 vit pas fitores së zgjedhjeve.
Burokracia nuk luftohet me fjalë, Estonia për t’u marrë shembull
Në kryeqytetin estonez, Tallinn, Oskar një foshnje vetëm tre ditëshe është ende në maternitet, ndërsa babai i tij printon përmes laptop-it certifikatën e lindjes së djalit.
Ky imazh mund të jetë i pazakontë për shumicën prej nesh, por në Estoni njerëzit janë mësuar t’i marrin vetë shërbimet përmes internetit duke shmangur burokracitë e administratës.
1.3 milionë qytetarë që jetojnë në vendin balltik e kanë përqafuar plotësisht këtë kulturë dixhitale që lehtëson jetën e tyre të përditshme në një masë të madhe.
Tv Klan raporton nisjen e hetimeve për devijimin e Lanës. A po vihet në pikëpyetje Plani i Stefano Boerit?
Tv Klan raportronte dje se Prokuroria ka përfshirë në hetimet për projektin e Unazës së Re edhe punimet e parashikuara në lumin e Lanës.
Mali i Zi dëbon 30 murgj serbë, pjesë e Kishës Orthodhokse Serbe
Mediat serbe paralajmërojnë se Mali I Zi do të largojë rreth 30 murgj serbë në kuadër të rregulllave për regjistrimin e rezidencës. Lajmi është përhapur fillimisht nga gazeta Vecernje Novosti, e cila citon priftin Velibor Dzomiç. Ky i fundit është shprehur se në qendër të atij që e quan persekutim janë 30 priftërinj bashkë me familjet e tyre që deri më sot kanë bërë regjistrimin konform rregullave.
Ministria e Brendshme malazeze vendosi të mos e zgjaste këtë status për ta
ka shtuar Dzomiç.
Kryeministri: Do ta kap edhe protestën e studentëve si çdo gjë tjetër
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp me gazetarë gjatë së cilës ndër të tjera tha:
Plani është shumë i qartë, unë do të udhëheq protestën e studentëve. Do e kap edhe protestën sikur kam kapur edhe të gjitha të tjerat. Studentët kanë kërkuar disa gjëra të arsyeshme
Rama po ashtu rrëzoi çdo mundësi për abrogimin e ligjit "Për arsimin e lartë".
