Video/Protesta e opozitës para Parlamentit
Tarifa/Mediat serbe: Britania e Madhe refuzoi qëndrimin në bllok kundër Kosovës
Gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan se Britania e Madhe ka bllokuar adoptimin e një qëndrimi të përbashkët të vendeve të Quintit(ShBA, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia) kundër vendosjes së tarifës 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake nga ana e qeverisë së Kosovës.
Rama, kapitulli i fundit dhe ndër më të vështirët e tranzicionit
Koço Kokëdhima, kryetar i partisë “Zgjidhja”, dikur njënprej njerëzve më të afërt të kryeministrit Edi Rama ka bërë disa vlerësime për këtë të fundit në një intervistë për News 24. Duke folur për aspekte të karakterit të tij, Kokëdhima nënvizon atë që është konstatuar shpesh: z. Rama dëgjon vetëm kur është në opozitë.
Melodrama bajate e demokratit Gramoz Ruçi!
Kryetari i Kuvendit të Shqipërise, z. Gramoz Ruçi, tha sot se protesta e opozitës dhe dhuna e ushtruar në 16 shkurt dëmtuan rëndë imazhin e Shqipërisë. Pyetja është nga e di z. Ruçi këtë; cilat kancelari, zyra apo agjenci ia kanë raportuar, kush e ka konstatuar, ku është reflektuar ky perceptim?
Z. Ruçi vazhdon me këtë përgjithësim:
A do të funksionojë strategjia fabiane e z. Rama?
Më 16 shkurt kryeministri Edi Rama me të vetët zgjodhi një strategji: largimin personal nga Tirana dhe shmangien e kundërvënies së policisë ndaj protestuesve. Në këtë mënyrë zoti Rama mund të jepte shfaqjen e vet nga Vlora në konkurencë me protestën e opozitës, ndërkohë që në distancë nga ngjarja mund të merrte vendimet më ftohtë. Përmes Policisë ai bënte thirrje dhe kujtonte se po shkelej ligji, por në fakt nuk dha asnjëherë urdhër për ndërhyrje. Spartak Ngjela tha se ky ishte plan i FBI-së, duke na falur kështu mundësinë që të qeshim sa të duam kur të kemi kohë.
Video/Këshilli Kombëtar i PD-së vendos dorëzimin e mandateve parlamentare
Nuk e ka ngatërruar akoma askush për ministër
Shërbimi i shtypit në Ministrinë e Jashtme dhe për Evropën – që ndoshta konsiston në vetëm një njeri – ka shpërndarë së fundmi materialet e para filmike dhe fotografike nga aktivitetet e ministrit në detyrë Gent Cakaj. Duke lënë mënjanë aspektin formal të njoftimeve ja vlen të merremi pak me shfaqjen e z. Cakaj. Mjaftojnë tri videot e para për të lexuar se zotëria e konsideron punën që ka marrë si sfidë për show e vet personal.
Vaji i të mëngjërve për mandatin e Bashës dhe Berishës
Lulzimi i bëri me dhimbje koke. E pabesueshme por po ndodh. Ka vënë piskamën dynjaja socialiste se po u kërcënoka demokracia. Breg më breg e media më media, laryshi titujsh që kanë mbërthyer armikun e Shqipërisë: Lulzim Basha.
Putin kërcënon hapur SHBA-të
Kërcënime në adresë të Shteteve të Bashkuara lëshoi presidenti rus Vladimir Putin gjatë fjalimit në parlament, në kundërpërgjigje të vendimit të SHBA për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 1987.
Putin vuri në dukje se Rusia do të detyrohet të veprojë, nëse SHBA-të do të zhvillojnë sisteme raketore në Europë duke shtuar se "Raketat e Rusisë do të kenë në shënjestër jo vetëm ato vende të cilat kanë instaluar raketa amerikane, por edhe vetë SHBA-të. Le të masin shpejtësinë dhe gamën e raketave tona, nëse mund të llogarisin"- deklaroi Putin.
Nuk mund të bëjmë pa gazetat print
Që gazetat print janë të destinuara të zhduken mund të jetë e vërtetë, por edhe mund të mos jetë. Është fakt që, sipas sondazheve të fundit të “New York Times”, kjo gazetë ka rreth 1 milion të abonuar në versionin e saj në letër. Është gjithashtu e vërtetë që në versionin online, të abonuarit arrijnë shifrën 3.3 milionë, një sukses ky që është i mundur, sipas analistëve, për faktin se pas online-it qëndron marka prestigjioze e gazetës së printuar. Të gjitha gazetat e tjera amerikane vetëm online, si p.sh. BuzzFeed, ia dalin edhe falë klikimeve të reklamave.
