Hije dyshimi mbi dosjet seksuale te Kishës

Postuar në 24 Shkurt, 2019 10:52

Kisha Katolike ka shkatërruar dosjet për abuzimet seksuale në radhët e saj. Kardinali gjerman, Marx Reinhardt, këshilltar i ngushtë i Papa Françeskut, duke folur në takimin e krerëve të Kishave Katolike kërkoi marrjen e masave masat për parandalimin e skandaleve të ngjashme në të ardhmen.

Peng i beqarisë së Edit dhe periodave të Lulit!

Postuar në 23 Shkurt, 2019 19:18

Shqipëria vijon të jetë lodër në duart e një kryeministri që së fundmi ka marrë përsipër të përfaqësojë edhe pakicën.  Ta quajmë sakrificë, altruizëm, zotësi, cinizëm, kapriço apo sharlatanizëm ofertën që na ka bërë Edi Rama për të qeverisur teknikisht Shqipërinë pa kundërshtarë në parlament!?

Historia e pambarimtë e radhëve. Në 6 të mëngjesit për të paguar gjobat e policisë

Postuar në 23 Shkurt, 2019 17:07

Komisioni i vlerësimit të gjobave nga Policia Rrugore vijon të jetë një barrë për drejtuesit e automjeteve. Përveç gjobave, qytetarët duhet të lënë të gjitha angazhimet e tjera ditore dhe të presin në radhë të gjata që në orët e para të mëngjesit. Ndonëse janë vlerësuar nga vetë zyrtarët si potencial korrupsioni, komisionet vijojnë të jenë funksionale.

“A don pak dhunë, zotni”…

Postuar në 23 Shkurt, 2019 14:37

 

A don qymyr zotni”, është një refren i qytetit tem, një refren i qytetit të mjerë të poetit të hajthëm e shëndetlig-uragan i këngës së  mjerimit. 

I qytetit të Shqipërisë së mjerë të viteve ‘30  të shekullit të kaluar. Pak qy- myr, a don qymyr, zotni për  të ngrohë mjerimin tand. Për të ngrohë edhe mârdhen e mjerimin tim… Një refren si ky ngjan se është bërë sot fren i vendit tem”, përsëritja si një thirrje e  fjalës dhunë. Lakuar në të gjitha rasat e në të gjitha format.

Philip Reeker zëvendëson Wess Mitchell

Postuar në 23 Shkurt, 2019 13:10

Philip Reeker, ish-ambasador i SH.B.A.-së në Shkup emërohet zv.ndihmë sekretar i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjet e Eurazisë. 

Reeker me një eksperiencë të madhe në çështjet e diplomacisë, kryesisht ato të Ballkanit do të zëvendësojë  në këtë detyrë, Wess Mitchell. dhe pritet të marrë detyrën e re në mars.

I arratisuri politik

Postuar në 23 Shkurt, 2019 13:04

Një herë e një kohë Lulzim Basha dinte të paktën të bënte për të qeshur. Videoja emblematike që kundërshtarët e tij politikë i nxorën në një kulm fushate, në të cilën shfaqej sozia duke gërhitur në zyrë, ngjiti në publik më shumë se arritjet apo mosarritjet e Bashës si kryetar bashkie. Tani duket sikur edhe atë aftësi për të mos u marrë seriozisht e ka humbur.

Shqipëria nuk është më ajo e para 21 shkurtit

Postuar në 23 Shkurt, 2019 12:52

Edi Rama ka hyrë tashmë në epilogun e karrierës së tij në ekzekutivin shqiptar për këtë legjislaturë. Kryeministri i Shqipërrisë vazhdon të japë intervista në mediat e huaja se ai nuk do të dorëhiqet, se ka marrë mandatin nga populli për të qeverisur, se ka mazhorancën, se përpara janë zgjedhjet lokale, se opozita ka frikë etj..

Spekullime në media mbi përmbajtjen e draft-marrëveshjes Serbi-Kosovë

Postuar në 23 Shkurt, 2019 12:00

Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, media shqip që trajton problemet e Luginës, publikon sot një tekst që e quan marrëveshja e dakordësuar mes Serbisë dhe Kosovës dhe që sipas saj është negociuaar nga ShBA, Rusia dhe Franca.

Një histori me ndërkombëtarë/Ypi: Ne nuk e bëmë dot Shqipërinë

Postuar në 23 Shkurt, 2019 01:51

 

Faksimilet e mëposhtme janë nga mbledhja e Asamblesë Konstituente më 12 prill 1939, e cila vendosi dorëzimin e kurorës së Mbretit Zog, Viktor Emanuelit të Italisë, perandor i Etiopisë. Po sjellim fjalën e Xhaferr Ypit, që flet me gjuhë praktike duke kombinuar dashurinë për shqiptarinë me nevojën sipas tij, që vendi të administrohet nga italianët sepse shqiptarët vetë dështuan.

Filmi shqip në Berlinale

Postuar në 22 Shkurt, 2019 22:28

Mes një atmosfere të ngrohtë dhe festive është mbajtur edhe këtë vit Festivali i Filmit në Berlin. Rreth 400 filma janë shfaqur gjatë ditëve të festivalit që çdo vit mbahet nga 7-17 Shkurt. Dhjetëra prej këtyre filmave, pjesë e edicionit të sivjetshëm të kësaj ngjarjeje të madhe të botës së filmit kanë qenë filma nga vende të Ballkanit, si:  Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnjë- Herzegovina, Rumania, Bullgaria dhe Kosova.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS