Opozita serbe: Beteja jonë kundër minierës së Jadarit përcakton literalisht mbijetesën e Serbisë

Postuar në 06 Gusht, 2024 17:12

Kreu i lëvizjes “Ne nuk do ta dorëzojmë Jadarin”, Zlatko Kokanoviç, ka deklaruar nga fshati Gornje Nedeljice, se protesta e tanishme për litiumin përcakton të ardhmen e mbarë vendit. Teksa i ka bërë thirrje serbëve të dalin në protestë masive më 10 gusht, Kokanoviç ka thënë:

U votua Partia jo Shqipëria

Postuar në 06 Gusht, 2024 15:18

Shkruan sot Ilir Metaj i PS-së. Deputet i Vlorës:

Gjobë 168 milionë £ tre kompanive në Britani, derdhën ujërat e zeza në det

Postuar në 06 Gusht, 2024 12:19

Tre kompani të trajtimit të ujërave në Britani do të gjobiten me 168 milionë paund për shkarkimin e ujërave të zeza në lumenj dhe dete.

Thames, Yorkshire dhe Northumbrian Water janë gjetur në shkelje të rënda pas hetimit më të madh të rregullatorit të industrisë së ujit, Ofwat.

Gjoba ndahet në: 104 milion £ për Thames, 47 milion £ për Yorkshire dhe 17 milion £ për Northumbrian, raporton The Guardian.

Europa nuk ka gati infrastrukturën e luftës

Postuar në 06 Gusht, 2024 10:41

Europa duket se i ka humbur reflekset e luftës dhe mund të gjendet e papërgatitur në rast emergjence.

Nëse kontinenti i vjetër do të pengojë agresionin e mundshëm rus, i  duhet të bëjë një punë shumë më të mirë për të lëvizur tanket, trupat dhe municionet, tha një gjeneral i lartë francez për POLITICO.

Ditët e dollarit si monedhë universale janë të numëruara

Postuar në 05 Gusht, 2024 22:19

 

Debatet aktuale rreth sistemit monetar ndërkombëtar fokusohen te de-dollarizimi. Pavarësisht zhvendosjeve modeste drejt monedhave të tjera dhe arit, dollari amerikan mbetet dominues për shkak të pozicionit të tij, përqindjes së madhe të tregtisë dhe rezervave, tregjeve të kapitalit likuid dhe mungesës së dukshme të zëvendësuesve. Por këtu mungon thelbi: nevojitet një monedhë universale tregtare dhe rezervë për shkak të çekuilibrave në tregti dhe kursime.

Gjikuria: Unë bëra një betejë të ndershme!

Postuar në 05 Gusht, 2024 18:52

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, thotë se në zgjedhjet e 4 gushtit mijëra qytetarëve të Himarës iu mohua e drejta e votës. Kjo sepse lista e zgjedhësve u transformua për ta vënë atë në funksion të fitores së kundërshtarëve. Në një mesazh pas shpalljes së fitores së rivalit Vangjel Tavo, Gjikuria shprehet se gara e tij ka qenë e ndershme dhe në frymën e betejave të himariotëve në vitet e fundit.

Turqia i bashkohet padisë ndaj Izraelit për krime kundër njerëzimit në Gaza

Postuar në 05 Gusht, 2024 18:42

Turqia do të depozitojë një kallëzim ndaj Izraelit në Gjykatën e OKB-së të Drejtësisë Ndërkombëtare. Akti pason një të tillë të ngjashëm të Afrikës së Veriut, për të cilin u fol se madje do të lëshohej urdhër arresti ndërkombëtar edhe për Beniamin Netanyahun, kryeministrin e Izraelit.

Ne do të depozitojmë këtë të mërkurë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dosjen tonë mbi Izraelin që të mund të marrim pjesë në gjyq

citojnë mediat Ministrinë e Jashtme turke.

Litiumi serb/Bingo për ekonominë, por me koston e një katastrofe afatgjatë!

Postuar në 05 Gusht, 2024 17:17

Litiumi është kryefjala politike e Serbisë këto kohë. Materiali ka ardhur në vëmendje dhe në qendër të debatit politik për shkak të një marëveshjeje mes qeverisë serbe dhe kompanisë “Rio Tinto” për shfrytëzimin e rezervave në Jadar, duke e shoqëruar këtë me një mbikëqyrje gjermane dhe marrëveshje tregtimi në Gjermani. Më tej akoma, qeveria serbe ka rënë dakord për prodhimin e Mercedezit në Serbi me bateri, një hap ky me rëndësi shumë të madhe ekonomike që e inkuadron vendin në listën e ekonomive më premtuese.

Athina: Proces i dyshimtë në Himarë

Postuar në 05 Gusht, 2024 16:24

Athina zyrtare duket se është vënë formalisht në lëvizje për “integritetin e procesit zgjedhor të Himarës”.  Mediat greke citojnë burime qeveritare sipas të cilave:

Parimet demokratike dhe standardet europiane kërkojnë që autoritetet shqiptare të adresojnë shqetësimet për mohimin e të drejtës së votës për shkak të kartave të skaduara

Mbështetja e Perëndimit për Kosovën është zbehur

Postuar në 05 Gusht, 2024 16:17

Mbështetja e aleatëve për Kosovën është zbehur. Kështu është shprehur presidenti kroat, Zoran Milanoviç, një mik politik i botës shqiptare në Ballkan dhe një njohës i relacioneve rajonale. Krahasuar me Kroacinë, Kosova përfaqëson për fat të keq rastin e kundërt:

Pages

Subscribe to ResPublica RSS