Po cilësia e jetës në Itali dhe Greqi si është?

Postuar në 15 Gusht, 2024 16:07

Kryeministri Edi Rama, duket se ka kuptuar se ka një problem serioz me besueshmërinë e atyre që deklaron, ndaj për ta zgjidhur këtë “çështje”, ka zgjedhur të citojë burime që ai i cilëson “të pavarura”. Sot ai ka zgjedhur të citojë revistën ekonomike “Monitor”, për realitetin e punësimit në turizëm.

Rusia rinis goditjet në Donetsk

Postuar në 15 Gusht, 2024 15:50

Ukraina ka deklaruar se kontrollon aktualisht 1152 km2 të territorit rus, ndërkohë që nga rajoni i Kurskut janë evakuuar 180 mijë persona. Siç është bërë tashmë e ditur, objektivi i inkursionit ukrainas në territorin rus lidhet me një aspekt taktik të tërheqjes së trupave ruse nga zona e Donbasit brenda territorit ukrainas, rritje e presionit mbi palën ruse në kufi, diskreditmi tashmë i realizuar i komandës dhe shërbimeve ruse të zbulimit që as kuptuan, as panë dhe as planifikuan mbrojtje efektive, për të ardhur në një negociim më efektiv për paqen apo armëpushimin.

Protestat pro Gazës, dorëhiqet presidentja e Columbia University

Postuar në 15 Gusht, 2024 14:35

Presidentja e Universitetit Columbia, Minouche Shafik, ka dhënë dorëheqjen pas disa muajsh kritika për mënyrën si u menaxhuan protestat e kampusit për luftën në Gaza.

Dorëheqja e saj e papritur, kur mbeten vetëm pak javë nga nisja e vitit të ri akademik, pason dorëheqjen e dy presidentëve të tjerë të Ivy League vitin e kaluar.

Media: BIRN në krizë. Pakënaqësitë me lidershipin e mbështetur nga Londra dhe heshtja e gazetarëve

Postuar në 15 Gusht, 2024 13:56

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative është në një krizë të brendshme, për të cilën një numër i madh punonjësish fajësojnë drejtoreshën rajonale, Milka Domanoviç. Domanoviç, e cila mbikëqyr "portofolin e projekteve rajonale" të organizatës, akuzohet se ka krijuar një klimë negative që i ka vënë në vështirësi punonjësit.

Vetëm në rrugë, por edhe Shtetin kundër!

Postuar në 15 Gusht, 2024 13:17

Mediat u akuzuan se patën përgjegjësi për keqinformimin mbi ngjarjen e Pogradecit. Ndërkohë Policia ka gjeneruar tri deklarata, Prokuroria e Korçës, dy deklarata, kryeministri dy sqarime dhe kemi edhe një hetim penal për një inspektor policie. Mbi këtë të fundit policia sot ka sqaruar Prokurorinë se nuk kapatur detyrë hetimin dhe ekspertimin e vendngjarjes.

OBSH shpall emergjencën botërore për linë e majmunit

Postuar në 15 Gusht, 2024 10:29

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar rritjen e infeksioneve të virusit të lisë së majmunëve në Afrikë emergjencë të shëndetit publik ndërkombëtar (PHEIC) dhe ka kërkuar një fushatë vaksinimi.

Dyshime për dy raste të sabotimit të ujit në bazat ushtarake në Gjermani

Postuar në 15 Gusht, 2024 10:05

Një bazë ushtarake gjermane pranë aeroportit të Këlnit u mbyll përkohësisht, pas dyshimeve për sabotimin e rrjetit të ujit. Gjithçka nisi pas zbulimit të një vrime në murin rrethues të bazës Këln-Wahn pranë objektit të ujit të pijshëm, tha një zëdhënës i ushtrisë gjermane në një deklaratë.

Meqenëse sistemi i ujit të pijshëm po tregonte vlera të pazakonta, furnizimi me ujë të pijshëm në kazermë ishte ndërprerë”, tha zëdhënësi.

Prokuroria e Korçës nis hetimet: Nuk u dokumentua nga policia vrasja e Pogradecit. U raportua 'vdekja e një të dehuri'

Postuar në 14 Gusht, 2024 20:37

Drejtori i Përgjithshëm Rrumbullaku, Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj dhe mandej kryeministri Edi Rama, deklaruan sot se për ngjarjen e Pogradecit janë kryer të gjitha veprimet konform ligjitim. Pra kemi një baltosje sharlatanësh mediatikë. 

Rrumbullaku dha shkakun e vrasjes, mohoi gjobvënien, vetëm tri ditë pasi urdhëroi inspektimin në Pogradec. Por çfarë thotë Prokuroria e Korçës që ngriti akuzën e vrasjes nga pakujdesia? Ja se çfarë thotë sot ndër të tjera: 

Epidemia e lisë së majmunit, shpallet emergjenca në Afrikë

Postuar në 14 Gusht, 2024 16:49

Autoriteti më i lartë shëndetësor i Afrikës shpalli gjendjen e emergjencës së shëndetit publik pas shpërthimit të epidemisë së lisë së majmunit në disa vende. Situata më problematike paraqitet në Republikën Demokratike të Kongos, ku virusi u ka marrë jetën qindra njerëzve në pak muaj.

Jean Kaseya, drejtor i përgjithshëm i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC) bëri të ditur vendimin të martën në një konferencë për shtyp.

Amerika nuk di gjë

Postuar në 14 Gusht, 2024 16:45

Dy ngjarjet ndërkombëtare të kohëve të fundit, kanë evidentuar një zhvillim të ri në sferën politike që është jo pa rëndësi. Vrasja e kreut të Hamasit, Ismail Hanniyeh në Teheran dhe sulmi ukrainas përtej kufirit shtetëror me Rusinë, u raportuan se ishin ekzekutuar pa dijeninë dhe miratimin paraprak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, ka bërë disa herë sqarime publike për padijeninë e SHBA për të dyja ngjarjet që kanë në vetvete disa aspekte me rëndësi strategjike.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS