Rracë jo parti
Mbase na kujtohet një video e vjetër e një mentaliteti përjetësisht bashkëkohor. Vetëm Përpara!
Mbytet në port nëndetësja më e re bërthamore në Kinë
Nëndetësja më e re bërthamore e Kinës është mbytur ende pa u lëshuar në det. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, të cilat u referohen burimeve të tyre. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur që në maj, por qeveria kineze është kujdesur që incidenti të mbetet sekret.
SHBA nuk e përjashton një marrëveshje "tokë ukrainase në këmbim të paqes me Rusinë"
Uashingtoni nuk e përjashton mundësinë që Ukraina të lëshojë territore në këmbim të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, tha të enjten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby.
Pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe udhëheqësit ukrainas Vladimir Zelensky, Kirby u pyet nëse ai ka ndonjë mënyrë për t'i dhënë fund konfliktit pa lëshuar territore Ukraina ndaj Rusisë.
Pa Atdhe nuk ka Fe! Ta bësh Zotin badihava
Pa Atdhe nuk ka Fe!
Deviza e bektashinjve kjo. Në Kongresin e Parë u sanksionua madhe që dervishët duhet të luten edhe për zgjerimin e Atdheut.
Dhe Atdheu u Zgjerua ndonêse po boshatiset. Bektashinjtë shqiptarë e gjetën atdheun. Tani po kërkojnë shtetin që ta ruajnë Fenë. Të kujt Dini janê këta?
Pse askush nuk e kallëzon për shpifje Arben Ahmetajn?
Dënimi me 1 vit burg për shpifje(kallëzim i rremë) i Ervin Salianjit po vepron me forcën e paradoksit ndonëse teknikisht është ezaurim i një procedure konkrete.
Drejtësia thotë se Salianji ka shpifur dhe ai dënohet. Dakord. Dhe ky vendim do të disiplinojë këtej e tutje lodrën publike të politikës, sidomos skriptet policore të saj. Por dënimi ka me vete komiken e vet.
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg
Gjykata e Apelit lë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila ka dënuar me një vit burg deputetin demokrat, Ervin Salianji.
Në vitin 2019, Gjykata e Tiranës e shpalli deputetin demokrat fajtor për 'kallëzim të rremë'' për audio-përgjimin ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në trafik droge.
Vendimi i trupës së përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati, u shpall rreth mesditës, ndërsa në sallë ishin të pranishëm thuajse të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD.
De-jugosllavizimi i Serbisë, Sapiç propozon monument për Drazha Mihajlloviçin në Beograd
Pas propozimit për zhvendosjen e eshtrave të Titos nga kompleksi memorial në Beograd, kryebashkiaku Aleksandar Sapiç ka dalë me një tjetër lëvizje. Ai ndërmarrë nismën për ngritjen në kryeqytetin ser btë një monumenti të gjeneralit serb Dragoljub Draza Mihaloviç. I mirënjohur edhe në historiografinë shqiptare, Drazha Mihajlloviç cilësohet si emblema e nacional-shovinizmit serb, nën emrin e Çetnikut.
1950, konflikti mes bektashinjve dhe KMSH-së për sektin halveti
Në Arkivën e Shtetit gjenden një seri dokumentesh që hedhin dritë mbi një episod kurioz që ka të bëjë me marrëdhëniet brenda komunitetit mysliman të Shqipërisë në vitin 1950. Fjala është për një përpjekje për ringritjen dhe shkëputjen e sektit halveti nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe kalimin nën varësinë e Komunitetit Bektashi me kërkesë të disa klerikëve të tarikatit halveti.
Shtetasve rusë u janë refuzuar shërbime bankare në Shqipëri, por rusofobia mbetet e ulët
Konflkti i Rusisë me Ukrainën është reflektuar në marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë. Ambasadori rus në Tiranë, Alexey Anatolyevich Zaitsev, në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve "Ria Novosti", analizon ndryshimet që kanë pësuar raportet mes dy vendeve.
Pagëzm i Islamit Politik. Entiteti Bektashi hap rrugën për parti fetare
Lexojeni statusin e Edi Ramës në rrjetin “X” për të kuptuar disa gjëra: së pari për të kuptuar zbythjen e rremë të këtij individi përkundrejt një presioni publik relativ. Ai flet për “entitet sovran” duke hequr dorë nga termi “shtet” që e promovoi po vetë në intervistën me një media amerikane.