Video/Erion Veliaj ta matë mirë kokën. Ta harrojë se do ta shembë Teatrin
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shpërndarë një video ku shfaqen qytetarë që flasin për mundësinë e shembjes së godinës dhe lajmet që po përhapen se policia do bëjë rrethimin e saj. Më poshtë video:
"Marshon" ushtria belge
Një paradë në ditën kombëtare të Belgjikës ka tërhequr vëmendjen për kaosin e një trupe që ka parakaluar pa ritëm dhe në mënyrë krejt të çrregullt.
Embrace The Chaos. pic.twitter.com/lWfXhN7PU7
— Tom Antonov (@Tom_Antonov) July 22, 2019
AMA si Gjykatë anti-shpifje, OSBE rrëzon qeverinë
Ligji për Median Audiovizuale dhe Komunikimet Elektronike që po rishikohet nga qeveria, duke i dhënë kompetencë AMA-s të vendosë penalitet për çështjet e shpifjes është konsideruar në kufizim të lirisë së shprehjes nga OSBE.
Përfaqësuesi i saj për Lirinë e Medias, Harlem Désir, i ka dërguar Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, një leter per rishikimimim e kuadrit ligjor dhe dispozitat e tjera përkatëse lidhur me rregullimin e llojeve të caktuara të përmbajtjeve të ofruara përmes internetit.
Boris Johnson, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe
Boris Johnson do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe. Mediat britanike raportojnë se Johnson ka fituar garën për drejtimin e Partisë Konservatore duke mundur rivalin e Jeremy Hunt me 66% të votave.
Johnson pritet të marrë detyrën të mërkurën, ndërkohë që kryeministra aktuale Theresa May do të përballet edhe një herë me Parlamentin përpara se të dorëzojë dorëheqjen te mbretëresha.
Dëmtohet me eksploziv përmendorja e Thimjo Lolit në Finiq
Mediat raportojnë se në Finiq të Sarandës është hedhur në erë përmendorja e Thimjo Lolit, një personazh historik i pakicës greke në zonë. Nga raportimet e para thuhet se ëahtë përdorur lëndë plasëse.
Në muajin dhjetor përmendorja u dëmtua sërish dhe me këtë rast pati reagime politike.
Çështje a Lolit si figurë e vlerësuar në zonën e Vurgut u ngrit nga një emision televiziv në Top-Channel që në kësi rastesh, jo rrallë, jo vetëm që ka mbajtur qëndrime të njëanshme, por edhe i ka deformuar.
Kohё tё vёshtira pёr trashёgiminё e Bretton Woods
Korrik 1944: Teksa nё Francё trupat aleate pas zbarkimit nё Normandi luftonin kundёr Wehrmacht-it gjerman, ishin mbledhur nё hotelin luksoz Mount Washington nё Bretton Woods nё shtetin federal tё SHBA-sё New Hampshire pёrfaqёsuesit e 44 shteteve. Qёllimi i tyre ishte tё krijonin kushtet pёr njё rend global ekonomik pёr kohёn e pas luftёs. Nё takim ishin edhe studiuesi i shkencave ekonomike John Maynard Keynes nga Britania e Madhe dhe kolegu i tij nga SHBA-ja Harry White.
Opozitë pa NIPT
Mënyra sesi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ndryshuar sjelljen dhe tonin e vet publik në raport me qeverinë Rama është dëshmi e fakti se kriza që ka prekur të paktën stabilitetin psikologjik të politikës, ka çuar në korruptimin e institucioneve kushtetuese në vend.
Pallati u bë, drejtësia është rrugës (Video)
3-vjetori i reformës në drejtësi u përkujtua me inagurimin e godinës ku do strehohen disa institucione të reja të drejtësisë. Për arsye që nuk janë bërë publike në këtë ceremoni nuk ishin të pranishëm Presidenti Meta, kryeministri Rama dhe kreu i PD-së Basha.
Në emër të qeverisë foli ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që tha se Edi Rama ka shpenzuar tej mundësive të veta për reformën në drejtësi me shpresën se SPAKU dhe BKH-ja do ndryshojnë fatet e vendit.
Video/Metoda e re e ndërtimit të rrugëve në ShBA
Video paraqet shpërthimin zinxhir në një aks dhe është publikuar nga Departamenti i Trnasportit në Virxhina.
Lamtumirë privatësi!
Me shpikjen e pelenave të pajisura me sensorë që tregojnë nëse foshnja ka nevojë të ndërrohet, realizohet profecia e kontrollit të plotë mbi jetën e secilit, që nga djepi deri në varr. "Jeta private", një krijesë e mrekullueshme kulturore dhe psikologjike e qytetërimit borgjez që tani është në prag të zhdukjes, ka ardhur në fundin e saj për fat të keq. Materializohet ëndrra- makthi - totalitar dhe shtypës i transparencës absolute të çdo aspekti, madje edhe më të voglit, të ekzistencës sonë. Instalohet regjimi i mbikëqyrjes universale dhe absolute të përshkruar nga Michel Foucault.
