Europa Nostra: Qeveria shqiptare të heqë dorë nga shkatërrimi i Teatrit Kombëtar
Guy Clausse zëvëndës President ekzekutiv i Europa Nostra, që prezantohet si Federatë Paneuropiane për Trashëgiminë Kulturore dhe Paolo Vitti anëtar i Këshillit të saj kanë nisur një letër për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, përmes së cilës i kërkohet qeverisë shqiptare të heqë dorë nga projekti i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Më poshtë letra e publikuar nga AMT:
Veliaj kërkon edhe aeroportin e Rinasit
Reforma territoriale e konstestuar vazhdimisht nga opozita si një reformë e bazuar më shumë në një hartë elektorale sesa në një ndarje me karakter ekoenomik, më në fund ka dalë si pengesë edhe për vetë qeverisjen vendore të mazhorancës. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonominë Vendore, propozoi gjatë një dëgjese në Komisionin e Ligjeve rishikimin e ndarjes së re territoriale, në mënyrë që Aeroporti i Rinasit të jetë pjesë e Tiranës dhe jo e Fushë-Krujës.
Ngrijnë projektet e investimeve që nuk janë PPP
Qeveria është dukshëm në vështirësi financiare për të financuar vetë projekte publike. Ministrja e Financave, Denaj në përgjigje të interesit të deputetëve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë tha se, buxheti i shtetit do të ngrijë financimin e projekteve të tjera siç ka bërë edhe këtë vit, duke shtyrë financimin e projekteve të tjera buxhetore në fushën e investimeve për një vit më vonë.
Eksperimenti me Gjykatën Kushtetuese, tre anëtarë pa përvojë në gjyqësor
Prej disa ditësh vazhdon tashmë debati për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Debate është përqendruar mbi afatet e dekretimit nga presidenti, organin e emërtesës, ishte Arta apo Marsida. Hollësi padyshim të rëndësishme, por që kanë anashkaluar një tjetër aspekt.
Në faqen online të Gjykatës Kushtetuese është përditësuar përbërja e saj duke përfshirë si gjyqtarë përveç Vitore Tushës dhe Besnik Muçit edhe tri kandidatet e reja, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.
Kriza e përjetshme shqiptare
Enverizmi, një formë e mënjanimit të mendimit filozofik në komunizëm
"Kultet e komunizmit” ishte tema e Konferencës së III Kombëtare për totalitarizmin, e mbajtur pak ditë më parë në një nga sallat e Fakultetit të Shkencave Sociale.
Studiues, profesorë të sociologjisë, shkencave politike, historisë dhe filozofisë në kumtesat e tyre analizuan ngritjen e kulteve të ideologjisë komuniste.
Veliaj u premton banorëve të njësisë 10: Do hyjmë në histori!
Punët nuk po ecin keq për qeverinë. Opozita ka rënë rehat dhe po bën sikur është e shqetësuar për reformën zgjedhore. Në këtë situatë në skenë del përherë gastori i politikës, kryetari i Bashkisë së Tiranës. Sot z. Veliaj ka thënë nga një tur pseudodëgjesash për buxhetin e vitit 2020:
Jeta erdhi nga jashtë Tokës? Zbulohen gjurmë sheqernash(karbohidrate të shpërbëshme) në dy meteorë
Një ekip ndërkombëtar kërkuesish ka verifikuar mbetje sheqernash në trupat metorikë. Sheqernat janë element themelorë për krijimin e jetës dhe gjetja në fjalë i jep zë idesë se bombardimi i dikurshëm i Tokës nga meteorët ka përcaktuar lindjen e jetës në të.
Kë do besonte më shumë një qytetar: Liderin e Ballkanit, apo "Të Sëmurin" e Ballkanit?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka pranuar në një konferencë për shtyp se ai është një njeri me probleme kronike shëndeti.
Jam një njeri i sëmurë në mënyrë kronike. Këto janë probleme të miat personale. Nuk jam një njeri me shëndetin më të mirë, por sat ë kem energji do luftoj. Nuk dua të hyj në hollësi…
ka thënë Vuçiç.
Ta shohim propozimin e Francës për atë që është
Ka një zhurmë të madhe në mediat europiane sot për të ashtuquajturin propozim francez për reformimin e zgjerimit të Bashkimit Europian. Sipas informacioneve paraprake presidenca finlandeze nuk e ka pranuar, ndërkohë që zëra kritikë ka edhe nga Berlini. Sipas palës gjermane i lihet dorë të lirë vetos së një vendi në një proces që duhet të konsiderojë edhe aspektet gjeopolitike.
