Tani problem është edhe rendi publik. Sondazhi: Krimi ka marrë përmasa të frikshme
“Shqiptarja.com”, që në prezantime quan veten ëebsite më profesional dhe i pavarur ka shtruar një pyetje direkte si formë sondazhi: 4 vrasje në 10 ditë. Mendoni se krimi ka marrë përmasa të frikshme?
Nga 1016 persona që janë përgjigjur, 70.6% mendojnë se po. Sondazhi ka patjetër marzhin e gabimit dhe marrja në konsideratë e rezultateve të tij kalojnë patjetër nga nevoja për të aplikuar një “koeficient” korrigjimi.

M. e Jashtme refuzon informimin mbi deputetët, ish-deputetët dhe familjarët e tyre me pasaportë diplomatike
Ministria e Jashtme e Shqipërisë refuzon publikimin e listës emërore të deputetëve dhe ish-deputetëve si dhe familjarëve të tyre që aktualisht zotërojnë pasaportë diplomatike nga MEPJ për shkak të funksionit parlamentar dhe ligjit mbi statusin e deputeti. Ky ka qenë objekti i një kërkese pranë kësaj ministrie nga Instituti i Studimeve Politike, kërkesë e cila është refuzuar me arsyetimin se cenon të drejtat e subjekteve të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Perla e Mesdheut do ende ca punë të vogla
Kemi hyrë në vitin 2020. Dhe përgatitjet për sezonin turistik kanë nisur. Zakoni i kësaj qeverie e do që përgatitja kryesore të jetë ajo me artilerinë e propagandës. Çdo fletushkë me ngjyra, çdo John dhe Cathy që shkruan mirë për pushimet personale në këtë vend shërbehen si bakllavaja e Shqipërisë që ndriçon e çudit.
Shqipëria është e bukur, ajo të mahnit, ajo të befason, ajo të magjeps, të bën për vete. Ajo është misterioze, interesante.
Greqi, kryeministri propozon shfuqizimin e sistemit zgjedhor proporcional
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka propozuar së fundmi ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend. Në takimet e zhvilluara me liderët e spektrit politik të vendit të cilëve u kërkoi konsensusin për politikën e jashtme, Mitsotakis ka zbardhur edhe projektin e ri që do të hidhet për diskutim publik.
Irani pranon rrëzimin e avionit ukrainas. Rouhani: Gabim i pafalshëm
Irani ka pranuar zyrtarisht se qëndron pas rrëzimit të avionit ukrainas ku vdiqën 176 persona. Presidenti i vendit, Hassan Rouhani ka shprehur në tuiter keqardhjen e thellë për rrëzimin e avionit duke e konsideruar atë një gabim shkatërrimtar.
Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për të gjitha familjet e viktimave. Ngushëllimet e mia më të sinqerta
shton presidenti iranian.
Ai ka deklaruar se hetimi po vazhdon për të sqaruar rrethanat e “kësaj tragjedie të madhe dhe gabimi të pafalshëm”.
Foto/Mos po teprohet me ndërtimin në Tiranë?
Fotoja tregon ndërtimet poshtë digës së Liqenit Artificial në Tiranë. Bashkia dhe qeveria patjetër i kanë parasysh ligjet dhe kanë vizion zhvillimi, por pyetja që kemi është: Mos po teprohet me ndërtimin? Të paktën në disa zona...
Pompeos i shpëton goja: Soleimani kishte plane për sulme, por se ku dhe kur nuk e dimë
Gjenerali iranian Qasem Soleimani ka gjasa të jetë likujduar thjesht për llogari politike dhe elektorale. Sekretari i Mbrojtjes Mike Pompeo ka deklaruar gjatë një interviste për Fox News se autoritetet amerikane nuk e kanë ditur me siguri se kur dhe ku do të bëheshin sulmet që i atribuohen Soleimanit.
Kishte plane për sulme iminente, por ne nuk e dimë me siguri se ku dhe kur do të bëheshin ato
tha ai.
Pompeos i shpëton goja: Kishte plane për sulme, por se ku dhe kur nuk e dimë
Gjenerali iranian Qasem Soleimani ka gjasa të jetë likujduar thjesht për llogari politike dhe elektorale. Sekretari i Mbrojtjes Mike Pompeo ka deklaruar gjatë një interviste për Fox News se autoritetet amerikane nuk e kanë ditur me siguri se kur dhe ku do të bëheshin sulmet që i atribuohen Soleimanit.
Kishte sulme iminente, por ne nuk e dimë me siguri se ku dhe kur do të bëheshin ato
tha ai.
Sondazhi i besimit
Qeveria dhe mediat pranë saj njoftojnë se së shpejti mbahet konferenca e donatorëve për lehtësimin e pasojave nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Pritmëritë janë të larta dhe në fakt qeveria është entuziaste – me të drejtë – edhe për faktin se një konferencë e tillë po organizohet.
Duke uruar që të mblidhen sa më shumë para për njerëzit që kanë pësuar dëme, nuk mund të mos vihet në dukje një tjetër fakt i nxjerrë në media po këto ditë. Sipas disa të dhënave zyrtare qeveria mblodhi përmes portalit e-albania 65,720,146 lekë ose rreth 600 mijë euro nga 6190 persona.
Destabilizuesi i Shqipërisë
