Zbulim i papritur, imuniteti prodhon antitrupa të ngjashëm për ethet tropikale dhe CoVid-19

Postuar në 21 Shtator, 2020 22:34

CoVid-19 po provohet përherë e më shumë se nuk është një virus tërësisht i ri. Dhe se imuniteti i njeriut është i përgatitur për ta luftuar atë, por që si në çdo sëmundje ai mundet të provokojë raste të rënda, apo edhe fatalitete. 

Përgjegjësia juridike e prindërve për simptomat e fëmijëve!!!

Postuar në 21 Shtator, 2020 17:31

Në një intevistë për TvT, mjeku Kita Sallabanda që ushtron profesionin e tij në Spanjë, ka deklaruar ndër të tjera se përvoja me pandeminë e koronavirusit, mundëson tanimë që mjekët të bëjnë një diagnozë diferenciale. 

Botsvana, cianobakteri dyshohet si shkak i vdekjes së 300 elefantëve

Postuar në 21 Shtator, 2020 16:25

Autoritetet e Botsvanës kanë dalë më në fund me një konkluzion mbi shkakun e ngordhjes së 300 elefantëve gjatë këtij viti. Lajmi u përhap në disa media kryesore duke qenë se u vu re një vdekje në numër të pazakontë. Sipas hetimeve të kryera rezulton se shkak për fatalitetet është cianobakteri që ka prodhuar toksina të lëshuara në ujë. Sipas shkencëtarëve cianobakteri është një mikroorganizëm i zakonshëm në ujë dhe ndonjëherë në tokë, por jo të gjitha prodhojnë toksina.

Dosjet FinCEN/ Bankat më të mëdha të botës transferuan para të pista

Postuar në 21 Shtator, 2020 12:36

Disa nga bankat më të mëdha në botë kanë lejuar kriminelët të transferojnë para të pista në shumën prej rreth dy miliardë dollarësh. Sipas BBC, e cila u referohet disa dokumenteve të publikuara së fundmi, oligarkët rusë përdorën bankat për të shmangur sanksionet, të cilat supozohej se i pengonin ata të transferonin para në Perëndim. 

Një Artan dhe një Erion duhen për punët e mira në Shqipëri

Postuar në 20 Shtator, 2020 19:26

Një kronikë e TvT e para tri ditëve jepte këtë përshkrim të situatës së raportuar: 

Një familje në kryeqytet u përball sot me fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Policinë e Shtetit që mbështeti aksionin për shembjen e një banese, në truallin e së cilës do të ndërtohet një pallat. 

Trump, miku më i mirë i Greqisë

Postuar në 20 Shtator, 2020 15:22

Gazeta greke “Kathimerini” ka publikuar sot në versionin anglisht një intervistë me Victor Davis Hanson, profesor i historisë klasike dhe historisë ushtarake në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë dhe i cilësuar si autoritet në fushën e tij.

Hanson cilësohet si një mik i afërt i presidentit Donald Trump dhe sipas gazetës ai është një filohelen i deklaruar. Intervista ka interes sepse ndan një mendim jopublik të Trump mbi zhvillimet në Mesdheun Lindor. Hanson mendon se Greqia dhe Turqia nuk do të shkojnë në luftë, të paktën në një të ardhme të afërt. 

Vala e dytë e Covid-19 në Britani, stimuj për ata që rrinë në shtëpi, gjoba për shkelësit e masave

Postuar në 20 Shtator, 2020 15:11

Në përballje me valën e dytë të Covid-19, qeveria e Boris Johnson në Britani ashpërson masat. Ata që thyejnë karantinën e imponuar pas kthimit nga jashtë, pas tamponit pozitiv apo edhe thjesht kontaktit me një të infektuar, do të dënohen ashpër. Gjoba mund të arrijë deri në 10 000 paund, rreth 11,000 euro.

Referendumi/ Italianët vendosin sot për reduktimin e vendeve të Parlamentit

Postuar në 20 Shtator, 2020 12:30

Italianët u drejtohen sot qendrave të votimit në një referendum për madhësinë e parlamentit dhe në zgjedhjet rajonale në të gjithë vendin.

Votimi do të shtrihet në dy ditë (e diel – e hënë).

Referendumi do të vendosë nëse Parlamenti do të reduktohet nga 945 vende që ka aktualisht në vetëm 600. Sipas propozimit, Dhoma e Ulët mund të ulet në 400 deputetë dhe Senati në 200.

Ndryshimi kushtetues është miratuar nga Parlamenti dhe nëse konfirmohet, do të jetë efektiv në zgjedhjet e vitit 2023.

Stanislaw Lem, Philip K. Dick dhe FBI

Postuar në 20 Shtator, 2020 10:00

Në një fragment të biografisë së tij mbi Stanislaw Lem, autori Wojciech Orlinski hedh një vështrim mbi “gjënë ndoshta më të çuditshme që i ndodhi Lemit në vitet ‘70”.

Ministrja e Kulturës: Për Butrintin janë disa që nuk duan të kuptojnë

Postuar në 19 Shtator, 2020 17:20

Plani i ri i menaxhimit të parkut të Butrintit nuk parashikon menaxhim të tij nga të huajt, por partneritet të shtetit shqiptar me partnerë strategjikë, për një menaxhim më të mirë. Kështu u shpreh përmes skype për TvT, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndërsa flet për planin e ri të menaxhimit të Butrintit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS