Qeveria i ankohet von der Leyen për vaksinën, Rusia ofron vaksinën e vet
Endri Fuga, drejtor i Komunikimit të Kryeministrit, ka shprehur në tuiter shqetësimin e tij se Ballkani Perëndimor është lënë jashtë procesit të shpërndarjes së vaksinave kundëer CoVid-19. Sipas z. Fuga që pranon këtu se për vaksinën qeveria nuk ka bërë asgjë. Mesazhi i z. Fuga është postuar si përgjigje ndaj Ursual von der Leyen që njoftonte nisjen e fushatës së vaksinimit. Ky mesazh i z. Fuga është marrë nga ambasada e Rusisë në Tiranë që i kujton zotërisë se Rusia mund të ofrojë vaksinën e zhvilluar prej saj dhe se Shqipëria nuk ka bërë asnjë demarsh në këtë drejtim.
Ende asnjë vendim për nisjen e procedurave për vaksinën anti-CoVid-19
Agjencia Kombëtare e Barnave është hallka e fundit e zinxhirit institucional që do të certifikojë dokumentacionin mbi kompanitë dhe llojin e vaksinës antikovid që do të vijë në vendin tonë. Ky institucion është në pritje të dosjes që duhet të mbërrijë nga Instituti i Shëndetit Publik për të finalizuar këtë proces. Burime pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave thanë për TvT se nga ISHP nuk ka ende asnjë njoftim lidhur me nisjen e procedurave për vaksinën.
Brexit-i i 450 mijë vjetëve më parë
Ndërsa Brexit është bërë zyrtarisht realitet, shkencëtarët kanë zbuluar prova të ndarjes origjinale të Britanisë nga Evropa kontinentale. Pothuajse gjysmë milioni vjet më parë, sipas të dhënave të reja, papritmas u krijua kaskadë në brezin e ngushtë të tokës që bashkonte Anglinë dhe Francën.
Studiuesit tregojnë se, si rezultat, kjo kreshtë - një digë natyrore që ndau Detin e Veriut nga Kanali Anglez – u kthye në çarje katastrofike qindra mijëra vjet më vonë në një proces me dy faza, duke e ndarë përfundimisht Britaninë. Rezultati si studimit raportohet në “Nature Communications”.
Vaksinimi i anëtarëve të Kongresit para stafit mjekësor krijon konfuzion në SHBA
Qëkur anëtarëve të Kongresit u është ofruar vaksina, në SHBA është hapur debati nëse nëse politikanët e meritojnë injeksionin para zgjedhësve të tyre, veçanërisht mjekëve dhe infermierëve që janë në vijën e parë të frontit.
Vaksina u vu në dipozicion të Kongresit rreth një javë para Krishtlindjes, pasi Këshilli i Sigurimit Kombëtar njoftoi që Kongresit do t'i jepen doza të vaksinës për të mbrojtur "vazhdimësinë e operacioneve qeveritare".
Trump tërhiqet dhe firmos paketën 2.3 trilionë$ kundër pasojave të pandemisë
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga qëndrimi i para disa ditëve kundër paketës së ndihmës për lehetësimin e pasojave të pandemisë së CoVid-19.
Pas një presioni të gjithanshëm, Trump ka njoftuar se do ta firmosë draftin që parashikon një alokim fondesh prej 2.3 trilionë dollarë të cilat parashikohet të kalojnë në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë dhe në trajtimin e problemeve sociale.
Mark Rothko, piktori që zhbllokoi fuqinë emocionale të ngjyrës
Pandemia/260 ankesa për shkelje të privatësisë
Shkelja e privatësisë dhe publikimi i të dhënave personale ka qenë një nga problemet kryesore me të cilat janë përballur qytetarët qëkurse u evidentuan rastet e para të Covid 19 në vendin tonë.
Në një intervistë për TVT, Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale Besnik Dervishi thotë se përgjatë këtij viti janë regjistruar 260 ankesa për shkelje të privatësisë, ku dominojnë rastet e lidhura me Covid.
InterNyet-i sovjetik
Minoritarët do të përfitojnë nga vaksinimi në shtetin grek
Greqia nis injektimin e vaksinave të para nga sot. Minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri, por janë pjesë e skemës së shërbimeve shëndetësore në shtetin fqinj, do të përfitojnë nga kjo vaksinë. Në studion e lajmeve në TvT, kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, tha se ata do të jenë të detyruar të paraqiten në Greqi, pasi kushtet e transportit të vaksinës janë specifike.
Nis vaksinimi në BE kundër CoVid-19
Thuajse të gjitha mediat e njohura raportojnë sot nisjen e procesit të vaksiniit anti-CoVid-19 në hapësirën e Bashkimit Europian. Objektivi i unionit është vaksinimi i të rriturve brenda vitit 2021 me shpresën se vaksina do të jetë fillimi i fundit të pandemsië që tronditi mbarë botën në harkun e pak muajve.
