Virusi në mutacion të vazhdueshëm, një variant i ri zbulohet në Afrikën e Jugut
Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Afrikën e Jugut dhe në disa vende të tjera. Studiuesit thonë se C.1.2 mund të jetë më infektiv dhe t’i shpëtojë mbrojtjes që japin vaksinat. Studimi është kryer në Institutin Kombëtar të Afrikës së Jugut për Sëmundjet Ngjitëse në bashkëpunim me Platformën e Inovacionit dhe Sekuencimit të Kërkimeve KwaZulu-Natal.
Afganët një vit në Shqipëri? Kjo varet nga programi amerikan i vizave
Afganët erdhën dhe kryeministri Edi Rama po bën sërish atë që di më mirë: po mburret. Ku të mundë dhe sa të mundë. Po mburr veten duke vënë para Shqipërinë dhe ne, që në fakt i identifikon si plaçkë të vetën. Ne jemi mikpritës, ne dimë të jemi miq, të besës, shtëpia jonë është e atyre që do Edi Rama, se edhe Europa duhet të ketë turp etj.
Raporti i inteligjencës amerikane: Tërheqja nga Afganistani mund të nxisë radikalizimin
Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani mund t'i shtojë gjasat për sulme terroriste brenda Shteteve të Bashkuara dhe jashtë saj, thuhet në një raport të inteligjencës, i shpërndarë të premten në qeveri dhe agjencitë e zbatimit të ligjit.
Padia 7 gigabyte e Jeff Bezos ndaj NASA-s bllokon rrjetin informatik të Departamentit të Drejtësisë
Padia që Jeff Bezos ngriti pak ditë më parë ndaj NASA-s është kthyer në “barrë të rëndë” për Departamentin e Drejtësisë. Madhësia e saj në PDF është 7 gigabajt dhe po shkakton rënien e softuerit të Departamentit të Drejtësisë Adobe.
Problemi buron nga fakti se Acrobat nuk mund të mbajë disa qindra skedarë në të njëjtën kohë.
Një tjetër dhimbje koke për Amerikën: Kina po i afrohet Rusisë për potencialin bërthamor
Kina po e rrit me shpejtësi arsenalin e saj bërthamor dhe shumë shpejt do të lërë pas Rusinë si kërcënimi kryesor bërthamor i Shteteve të Bashkuara. Paralajmërimi vjen nga një zyrtar i lartë ushtarak amerikan. Gjeneral i Forcave Ajrore të SHBA-së, Thomas Bussiere, zëvendës komandant i Komandës Strategjike të SHBA, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të vendit, tha se zhvillimi i kapaciteteve bërthamore të Kinës nuk shkon paralel me atë që ajo pretendon publikisht.
Kinë, shteti merr kontrollin e të dhënave që mbledhin gjigantët e teknologjisë
Qyteti kinez Tianjin u ka kërkuar kompanive të kontrolluara nga bashkia që të transferojnë të dhënat e tyre nga operatorët e sektorit privat si Alibaba Group dhe Tencent Holdings në një sistem cloud të mbështetur nga shteti.
Nuk është kurrë vonë
Wang Deshun është 85 vjeç dhe sapo është bërë njeriu më i vjetër në Kinë që merr licencën e pilotit. Në mediat e Perëndimit e kanë përshkruar gjithmonë si gjyshi kinez modern, që në vitin 2015, kur iu bashkua pasarelave të modës në moshën 79-vjeçare. Deshun nuk u kufizua vetëm te moda dhe zgjodhi të fluturonte.
Perëndimi iu përkushtua planifikimit qendror dhe braktisi të drejtat e njeriut
Në janar 2020, Hubei dhe më shumë se një duzinë provincash të tjera në Kinën kontinentale zbatuan masa të bllokimit totalitar, të tilla si mbyllja e shkollave dhe vendeve të punës, dhe kufizime të rrepta mbi udhëtimet dhe lëvizshmërinë, përfshirë pezullimin e të gjithë transportit publik, anulimin e fluturimeve, bllokimin e trenave dhe autobusëve, dhe mbylljen e hyrjeve të autostradës.
Nga Republika Socialiste e Shqipërisë te Republika e Shqipërisë(së Partisë)Socialiste
Kemi marrë një notë kaluese për qeverisjen përderisa morëm besimin e popullit për të tretën herë, por sa më mirë akoma mund të kishim qeverisur? Sa ka qenë niveli i pranisë sonë si deputet në komunitetet përkatëse dhe sa rol pozitiv ose jo kishte marrëdhënie e komuniteteve me deputetët në votën e 25 prillit? Sa ka ndikuar rezultatin tonë në zgjedhje zgjedhjet e këqija, bakshishet, ryshfetet dhe qokat?
Microsoft pranon kompromentimin edhe të shërbimit "Cloud"
Microsoft paralajmëroi sot mijëra përfitues të shërbimit cloud, përfshirë disa nga kompanitë më të mëdha në botë, mund të jenë prekur nga hakerime të munddhme. Microsoft ka pranuar se dëmi është i madh dhe se përmes ndërhyrjes ka qenë e mundur të futesh në databazën e tyre për të lexuar, ndryshuar madje edhe fshirë materiale.
