Ish-kreu i Flotës Ruse të Veriut: Kursk u mbyt pas përplasjes me një nëndetëse të NATO-s
Ish-kreu i Flotës Detare Ruse të Veriut, admiral Vyacheslav Popov, ka deklaruar në një intervistë për Ria News Agency, se nëndetësja bërthamore “Kursk” u mbyt si pasojë e një përplasjeje me një nëndetëse të NATO-s. Sipas tij, nëndetësja e ndoqi njësinë ruse, por iu afrua asaj më shumë sesa duhet dhe nga përplasja u dëmtua edhe vetë, por arriti të ristartonte motorrët dhe të kthehej në bazë.
"Armageddon" bëhet skenar real i NASA-s
Për herë të parë, NASA do të lëshojë në hapësirë një mision që ka për qëllim parandalimin e një katastrofe të mundshme për planetin. Plani në thelb është i njëjtë me skenarin e filmit “Armageddon”. Anija kozmike që lëshohet në hapësirë të mërkurën do të përplaset qëllimisht me një asteroid, në përpjekje për t’i ndryshuar orbitën. Kjo është hera e parë që njerëzimi bën një përpjekje të ndërhyjë në kinetikën gravitacionale të sistemit diellor. Qëllimi është testimi i një sistemi mbrojtës planetar që do të shmangte një fund të mundshëm të botës.
SHBA e pranon: Jemi mbrapa Kinës dhe Rusisë për raketat hipersonike
SHBA pranon se është mbrapa Rusisë dhe Kinës sa i takon kapacitetit të raketave hipersonike. Zv.shefi i forcave hapësinore, Gjeneral David Thompson, tha të shtunën se SHBA nuk ka ecur me të njëjtin hap në këtë drejtim. "Ne nuk jemi aq të avancuar sa kinezët apo rusët për sa i përket programeve hipersonike", tha ai në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax në Kanada.
A ishte Komonuelthi Lituano-Polak një shtet i dështuar? Një pyetje që hap plagë të pambyllura në Europë
A ishte Komoneuelthi Lituano-Polak një shtet i dështuar?
Filmi "Spartaku në Tiranë"
Spartak Ngjela ka të dhëna se Serbia po tenton ndarjen Jug-veri të Shqipërisë përmes Foltoreve të Sali Berishës. Nga ta marrësh vesh sesi i erdhën të dhënat Spartak Ngjelës që flet edhe në vetën e parë shumës? Por më tej akoma: si ta marrësh vesh që Serbia po luan ende këtë lojë gjeopolitike me Shqipërinë, e cila edhe kështu është paçavure?
Frëngjishtja hapet për përemrin asnjanës, politika kundër
Futja në fjalorin e frëngjishtes e përemrit asnjanës “iel” ka sjellë kritika nga liderët politikë në vend. Përpjekja për të zgjeruar leksikun me fjalë që reflektojnë një shoqëri më gjithëpërfshirëse hapi një debat të ri në Francë.
“Le Robert” është një libër, të cilit i referohen pothuajse të gjithë kur është fjala për gjuhën frënge. Studiuesit e vendosën futjen e tij në fjalor pasi vunë re "një përdorim në rritje" të përemrit të vetës së tretë në "një grup të madh tekstesh të nxjerra nga burime të ndryshme".
Lufta e klasave në hava
Këto ditë ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion”, Lea Ypi. E cila prezantohet si profesore, akademike në London School of Economics dhe si person që mban një diplomë nga La Sapienza. Kredenciale këto shumë autoritare në vetvete nëse merr parasysh kompleksin e shoqërisë ku jetojmë.
Polonia: Loja e Lukashenkos me imigrantët, kërcënimi më i madh për destabilizimin e Europës në 30 vjet
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, e ka cilësuar krizën aktuale të imigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, si kërcënimin më të madh ndaj në 30 vjet.
Aleksander Lukashenko ka nisur një luftë hibride kundër BE-së. Kjo është përpjekja më e madhe për destabilizimin e Europës në 30 vjet
shkruan në tuiter kryeministri polak.
Shefi i inteligjencës ukrainase: Rusia po përgatitet për sulm në janar
Përshkallëzimi i situatës në kufirin Rusi-Ukrainë mund të finalizohet me nisjen e një lufte. Një parashikim të tillë e bën shefi i inteligjencës ukrainase, gjeneral brigade Kyrylo Budanov, në një intervistë për Military Times.
Rusia ka vendosur në kufi me Urainën 92 mijë trupa dhe sipas Budanov planet janë për një sulm që mund të nisë në fund të janarit apo në fillim të shkurtit.
Krismat e para të armëve të pandemisë
Mediat eruropiane raportojnë për dy të plagosur në Roterdam si pasojë e veprimit të policisë me armë zjarri kundër protestave të dhunshme që janë provokuar nga rikthimi i masave kufizuese. Kryebashkiaku I Roterdamit e ka cilësuar protetsën e fundit një orgji dhune, teksa turma me qindra protestues u vunë zjarrin makinave dhe hodhën gurë kundër forcave të policisë. Sipas të dhënave zyrtare janë arrestuar 51 persona, mes të cilëve siç raporton në mënyrë tendencioze “The Guardian”, rreth gjysma ishin nën moshën 18 vjeç.