Putin bëri gabim historik, por nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Perëndimi nuk duhet ta poshtërojë presidentin rus, Vladimir Putin, në mënyrë që të ndërtohet një paqe e qëndrueshme.
Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë kështu që ditën kur luftimet ta ndalin të mund të dalim me paqen përmes mjeteve diplomatike. Mendoj dhe ja kam thënë atij, se ka bërë një gabim themelor dhe historik për popullin e tij dhe veten. Mendoj se e izoloi veten. Të strehohesh në izolim është një gjë, të gjesh një rrugë për të dalë është gjë e vështirë
Kremlini: Do t’i shkojmë deri në fund
Rusia do të vazhdojë operacionet e veta ushtarake në Ukrainë deri sa të përmbushë të gjitha objektivat e vet. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se asgjë nuk e ndryshon axhendën e Rusisë në arritjen e objektivave të vet mbi fqinjin historik.
I pyetur mbi mundësinë e referendumit në Donbas për bashkimin me Rusinë, Peskov ka përjashtuar mbajtjen e tyre së shpejti për shkak të sigurisë së popullsisë të cilën Kremlini ende nuk e ka të garantuar.
Ra edhe fasada e Republikës
Një video e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama sot ilustron se ne kemi përuruar në çdo pikëpamje sundimin e një njeriu. Një kandidat për president që thirret në zyrën e kryeministrit, i konmunikohet vendimi i emërimit pa pritur votën në parlament dhe mandej sa hap gojën, profesori i mjekësisë, zhgënjen sa me shqipen e thërrmuar jopolitike aq edhe me mjerimin e vet teksa merr zotim se do ta bëjë detyrën shumë mirë.
Presidenti i ri, i paditur penalisht për koncesionet e Sarandës dhe Shëngjinit
Bajram Begaj do të jetë, apo do të votohet për president të Shqipërisë. Gjeneral, ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë, prof.as i Mjekësisë, Begaj vjen në vëmendje si zgjedhje nga një fushë që është tronditur nga skandalet. Me propozim të shumicës parlamentare.
Ai është pjesë e padisë penale për pronat e ushtrisë, padi e bërë nga ish-numri dy i ushtrisë, Artur Meçollari, për bazat e Sarandës dhe Shëngjinit.
Turqia e di koston e madhe të angazhimit ushtarak me Greqinë
Greqia ka nisur të flasë për angazhim ushtarak me Turqinë në kuadër të tensioneve të shtuara në Mesdheun Lindor. Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos ka deklaruar në një intervistë për mediat greke se “Turqia është e vetëdijshme për koston e madhe” të çdo angazhimi ushtarak me Greqinë.
Janë kapacitetet tona që frenojnë palën tjetër nga guximi për t’u angazhuar ushtarakisht, pasi ata e dinë koston e madhe që do të jenë të detyruar të paguajnë. Erdogan provokon përherë tensione sa herë ndihet i kërcënuar në punët e brendshme
Bjellorusia bën ofertë: Tranzit të grurit ukrainas në këmbim të aksesit në portet e Balltikut
100 ditë luftë dhe sinjalet e para të çlirimit të rrugëve tregtare kanë nisur të jepen. Pas deklarimeve të presidentit rus, Vladimir Putin, se Rusia do të lejonte daljen e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi, është presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko që bën një ofertë të ngjashme.
Sipërmarrësit italianë, letër ankese: Portali e-albania krijon kosto artificiale, probleme edhe me konfigurimin
Revista “Monitor” raporton sot se Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri është ankuar zyrtarisht pranë Ministrisë së Financave për funksionimin e shërbimit e-albania.
Kancelari austriak: Jo Ukraina para Ballkanit Perëndimor
Kancelari austriak Karl Nechamer ka deklaruar gjatë takimit të Partive Popullore Europiane se propozimi i presidentit francez, Emmanuel Macron për krijimin e një këshilli politik me vendet që presin të anëtarësohen në BE, mund të provokojë dëme të karakterit strategjik. Propozimi i Macron ishte refleks i situatës në Ukrainë dhe duke qenë se anëtarësimi i këtij vendi u kërkua menjëherë, lideri francez bëri atë që di të bëjë më mirë: dha iluzionin e shpresës me një marifet burokratik.
Për Nechamer vendosja e përparësive mund të sjellë probleme strategjike.
Moonfall/Investitura e teknologjisë me njerëzoren që çon në luftë
Moonfall është një film i vitit 2022 nën drejtimin e Roland Emmerich, një emër i njohur i zhanrit të sci fi, sidomos në temën e apokalipsit astrofizik. Aktorët që luajnë janë të njohur: Halle Berry, Patrick Wilson, Donald Sutherland. Tema është intriguese, ndonëse huazon nga filma të tjerë: diçka e godet Hënën, fqinjin tonë të heshtur të përjetësisë dhe ajo del nga orbita e vet.
E quajnë demokraci/Në 2.8 milionë banorë, vetëm NJË e di kush do bëhet President
Sali Berisha u shpall non grata nga ShBA më 19 maj të vitit të shkuar. Pak javë më vonë ambasadorja e ShBA u kujtoi shqiptarëve barin, nëse rendin pas tij.
Muajt ikën, Berisha mori partinë, Lulzim Basha humbi pa nam e pa nishan, bari nuk duket asgjëkundi.
Të ndalojmë në dy pika: Lulzim Basha e largoi Berishën me vendim personal të amplifikuar me forcën e ShBA, në kundërvajtje të hapur me parimet e sistemit. Humbi. Për të na ilustruar se çfarë i ndodh forcës në duart e gabuara.