Dyshe ëndrrash
D.m.th të sqarojmë pak veten: nëse pranojmë akuzën se Edi Rama ka lobuar kundër një lobisti të Lulzim Bashës ai ka lobuar kundër këtij të fundit.
Bashën e vuri Berisha në krye të PD-së pasi Berishën e mundi Rama me 1 milionë shuplaka.
Lobim kundër Bashës në ShBA, kundër dikujt që mbeti askush.
Mandej Basha heq Berishën me deklaratë personale dhe mbështetje të ShBA-ve dhe duket se puna mbaroi. Berisha heq Bashëm për bythe për 24 orë dhe jemi në kushtet kur Berisha 80 vjeç është alternativë zgjedhore.
Dyshe ëndrrash
Tani "Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special"
Qeveria ka vendosur dhënien e statusit të veçantë "Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për “Green Coast” sh.p.k.
Subjekti zotërohet nga biznesmeni Samir Mane që është edhe pronari përfitues i saj. Në vitin 2016 ajo ka marrë statusin e investitorit strategjik me një vlerë investimi 52 530 160 euro dhe do të zgjaste katër vjet. Me statusin e ri “Green Coast” përfiton nga lehtësitë fiskale si 6% Tatim mbi Vlerën e Shtuar dhe përjashtohet nga tatimi mbi fitimin, për një afat 10 vjeçar nëse merr një emër brandi ndërkombëtar.
Ballkani i Hapur mbetet vetëm një fantazëm politike
Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi për Miratimin e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes me Kartë Identiteti në Ballkanin Perëndimor përmes së cilës rregullohet procedura e re e lëvizjes. Ajo që bien në sy është se në arsyetimin e hapjes së vendimi nuk figuron asgjë prej Ballkanit të Hapur. Referohet:
Vera dhe tumoret, polemika në Itali
Qasja e imunologes Antonella Viola, profesoreshë në Universitetin e Padovës - e cila pretendoi se mbështeste vendimin e Irlandës për t’i përfshirë paralajmërimet për dëme në shëndet, në etiketën e alkoolit - ka ndezur polemika midis prodhuesve të verës dhe studiuesve, disa prej të cilëve kanë ngritur pikëpyetje mbi pozicionet që kanë marrë disa organizata ndërkombëtare si OBSH ose Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), të cilat e klasifikojnë alkoolin si kancerogjen.
Ka vetëm një Çështje që duhet bërë Dosje
Në këto minuta raportohet se është arrestuar ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave Alda Klosi. Top Channel flet për pastrim parash, ndonëse paratë e gjetura si të padeklaruara nuk mund të jenë të pastruara. Televizioni në fjalë arrin deri aty sa përmes burimeve shkruan se pastruesja Dobi e marrë në pyetje ka përmendur emrin e Arben Ahmetajt.
Në tre muaj, kryeministri tkurret nga një strateg i frenimit të ndikimit rus në një tellall të BIRN-it
Dje, dt. 2 shkurt, kur kokoshi u katandis një thelë:
Kongresi nis hetimin e rastit të McGonigal
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka nisur një hetim të vetin mbi ish-kreun e kundërzbulimit të FBI-së në New York, Charles McGonigal. Përmes një letre drejtuar kreut të Byrosë, Christopher Wray, anëtarë republikanë të Komitetit Juridik kanë kërkuar të dhëna për ish-zyrtarin e FBI-së.
Turqia, problemi i NATO-s. Nuk ka analogji mes invazioneve të SHBA dhe atij rus
Ish-kreu i forcave të NATO-s në Europë, James Stavridis ka deklaruar në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se Turqia është aktualisht pika kryesore e mosmarrëveshjeve dhe ndasive në NATO.
Po Asosacionit, por me kushte
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të konsiderohet nëse plotësohen disa kushte.
Duke theksuar se një hap i tillë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës, Kurti tha sot gjatë fjalës së tij në Parlament se asociacioni nuk mund të jetë njëetnik.
“Duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale”, tha ai.