Fushatë në mbrojtje të kullave jo për qytetarët

Postuar në 07 Prill, 2023 03:14

Në një diskutim televiziv dje, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës është përballur me analistë për çështjen e ndërtimeve. Kryetari i Bashkisë e ka mbrojtur atë që e quajti “industri e ndërtimit” me faktin se ajo ka rivlerësuar pronën dhe së dyti sepse në këtë industri punojnë 100 mijë njerëz. 

Lajme mira

tha kryetari. 

Silvio Berlusconi diagnostikohet me leuçemi

Postuar në 06 Prill, 2023 19:44

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, po trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali të Milanos për një infeksion të mushkërive që lidhet me një lloj leuçemie, nga e cila ai vuan prej disa kohësh.

Lajmin e bëri publik për mediat dr. Alberto Zangrillo, i cili saktësoi se Berlusconi, 86 vjeç, vuan nga leuçemia mielomonocitare kronike, e cila nuk është akute.

Berlusconi u shtrua në spitalin “San Raffaele” të mërkurën, 5 prill.

Disa fjalë mbi veprimet e shërbimeve iraniane

Postuar në 06 Prill, 2023 19:00

Në një intervistë për "Kathimerini" ish-kreu i Divizionit Operacional të Mossad-it izraelit, Haim Tomer, ka folur edhe për metodat e shërbimeve sekrete iraniane, të përfolura se kanë vepruar edhe në Shqipëri. Sipas Tomer, iranianët kanë shumë organe të shërbimit inteligjent mes të cilave Pasdaran që është i ushtrisë, i cili ka dy organizata bijë jashtë vendit.

Sa na kushton shpyllëzimi

Postuar në 06 Prill, 2023 18:05

Pyjet tropikale në Amazonë i kursejnë sistemeve shëndetësore plot 2 miliardë dollarë në vit. Një studim i publikuar në revistën “Communications Earth & Environment” ka përllogaritur kostot e shpyllëzimit, duke vlerësuar efektet në shëndetin publik.

Studiuesit matën kapacitetin e pyjeve për të thithur ndotjen e tymit nga zjarret që po përdoren qëllimisht për të krijuar tokë për bujqësi.

Me ndërmjetësimin e Kinës/Irani dhe Arabia Saudite drejt hapjes së ambasadave

Postuar në 06 Prill, 2023 15:34

Arabia Saudite dhe Irani po shkojnë drejt rivendosjes së marrëdhëieve diplomatike të nivelit më ta lartë. Diplomatët kryesorë të vendit, Hossein Amir-Abdollahian dhe minsitri saudit, Prince Faisal bin Farhan kanë deklaruar nga Pekini se të dyja vendet bien dakord që të bashkëpunojnë për stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme.

Mira Murati: Duhet të bashkëpunim për të futur brenda kornizës inteligjencën artificiale

Postuar në 06 Prill, 2023 13:33

Që prej nëntorit të vitit të kaluar, kur u lançua për herë të parë, ChatGpt ka hapur jo pak debat. Pak ditë më parë, Italia u bë i pari vend perëndimor që ndaloi përdorimin e tij, duke ngritur shqetësimin e përdorimit të të dhënave. Miliona njerëz e kanë përdorur ChatGpt që nga nëntori i vitit 2022.

Mënyrë e re për të luftuar korrupsionin europian: burokratë anonimë 

Postuar në 06 Prill, 2023 11:11

Burokratët që punojnë me propozimet ligjore të BE-së do të  jenë tërësisht të paidentifikueshëm. 

Komisioni Evropian ka vendosur të heqë emrat e stafit të nivelit më të ulët nga databaza ËhoisËho. Kjo e fundit është një bazë të dhënash me adresa emaili dhe numra telefoni për zyrtarët e të gjitha niveleve të ekzekutivit të BE-së.

Qëllimi është të shmanget aksesi te burokratët, në mënyrë që të parandalohet influenca në ligjet e BE-së. Tashmë në lista do të jenë vetëm shefat e tyre, drejtues të njësive dhe më lart.

Agresioni iranian/Zbardhet 5GB dokumentacion i DSIK

Postuar në 06 Prill, 2023 01:14

Grupi “Homeland Justice” ka publikuar sot materiale të brendshme dhe jo vetëm të Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifkuar. Në rrjedhën e hakerimit të sistemeve shtetërore ky përfaqëson ndoshta më kuriozin për shkak se në një seri shkresash vihet në dukje nevoja për marrje masash për sigurimin e informacionit në institucione, fizik dhe online, instalimi i sistemeve të reja, inspektimet e kështu me radhë. Ja p.sh një pjesë standard:

Kur Picasso i ri i paraprinte kubizmit

Postuar në 05 Prill, 2023 23:22

 

Virgin Orbit shpall falimentin

Postuar në 05 Prill, 2023 22:35

Virgin Orbit, kompania e raketave në pronësi të miliarderit britanik, Richard Branson, ka njoftuar falimentin. Kompania e satelitëve me bazë në Kaliforni ndaloi të gjitha operacionet, në pritje të një blerësi të ri.

Virgin Orbit u themelua në 2017 si “bijë” e kompanisë së turizmit në hapësirë, Virgin Galactic.

Gjatë kësaj kohe, kompania ka lëshuar raketa përmes aeroplanëve të modifikuar Boeing 747 për të dërguar satelitë në hapësirë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS