Po e ndihmojnë sepse është më i dobët se kurrë
Dje në media apo profile të ndryshme serbe në mediat sociale u shfaqën foto të ushtarëve të KFOR-it që hiqnin telat me gjemba të vënë në një nga komunat serbe në veri të Kosovës pas shpërthimit të protestave.
Mesazhi nuk ka nevojë të interpretohet: serbët nuk kanë gjë me KFOR-in.
Sot miqësia mes serbëve dhe KFOR-it ka shkuar edhe më tej: në mediat serbe qarkullojnë video të lojërave sportive mes ushtarëve të KFOR-it dhe banorëve serbë të zonave të veriut.
Akuza në media: Edhe Austria drejt orbanizimit
Herbert Kickl mund të quhet pa frikë dhimbja e re e kokës për Europën. Politikani austriak është një teoricien konspirativ pro-rus, anti-amerikan që dëshiron ta kthejë vendin alpin në një "fortesë" kundër migrimit. Ai është favorit për t'u bërë lideri i ardhshëm i vendit të tij.
Hidhet në erë diga e HEC të Kakhovkas, privon nga uji impiantin e Zaporizhzhias
Është raportuar sot shkatërrimi i digës së hidrocentralit të Kakhovkas në Khreson të Ukrainës, një ngjarje që po përcillet si katastrofë mjedisore.
Sipas palës ukrainase kanë qenë forcat ruse që kanë hedhur në erë digën e lumit Dinipro. Nuk ka ende një vlerësim dëmi por deri më tani është raportuar nevoja për evakuim të 10 fshatrave përgjatë bregut të lumit.
Jovanka e Titos, pushtet dhe modë në Jugosllavi
Ndërron jetë Robert Hansen, "spiuni më i dëmshëm në historinë e ShBA-ve"
Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare, Robert Hansen, ish-zyrtar i Byrosë Federale të Hetimit(FBI) që konsiderohet si njolla më e madhe në historinë e goditjeve të spiunazhit të huaj ndaj ShBA. Mjafton vetëm fakti që veproi 24 vjet pa u pikasur ndonjëherë për të kuptuar jo vetëm dëmin, por edhe trukimin që iu bë FBI-së në administrimin e informacionit të vjelë. 
Hansen u arrestua në vitin 2001 pas kishte lënë dokumente për operativët rusë që e udhëzonin. 
Hansen ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe u gjet i vdekur në qelinë e tij në një burg të Colorados. 
Takimi i dyshes me Kurtin. Escobar: Jemi mbështetës të Kosovës. Duam të dëgjohemi
Ka përfunduar takimi mes dy të dërguarve perëndimorë, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në daljen e tij, cituar nga mediat në Kosovë, Escobar ka thënë ndër të tjera se:
Kam një të metë: Jam naiv e besoj lehtë
Në një takim me të rinj, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar ndër të tjera për Marrëveshjen e 17 majit 2017:
Xheloz për faktorizimin e Kurtit. Z. Rama shpik një betejë virtuale me kryeministrin britanik
Rishi Sunak ka bërë një gjest të ulët. Ai ka shpikur dramën shqiptare të emigrimit për konsum të brendshëm. Kryeministri Edi Rama ka folur në një media britanike për këtë gjë, duke vënë në dukje se vetëm 2% e hyrjeve ilegale janë shqiptarë.
Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është e mjerueshme dhe të lë shije të keqe të shpikësh një dramë për përfitime politike
Gjykata Europiane: Reforma polake në gjyqësor shkel ligjin europian
Gjykata Europiane ka vendosur se ndryshimet e reja në sistemin gjyqësor polak bien ndesh me ligjin europian dhe rrezikojnë pavarësinë e tij. Gjykata ka mbajtur anën e Komisionit Europian që vëren se reforma që u ndalon gjyqtarëve të vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e emërimit të gjyqtarëve të tjerë shkel ligjin europian.
Video/Kancelari Scholz replikon me turmën në Falkensee
Kancelari gjerman Olaf Scholz është parë në një pozicion të pazakonshëm kur gjatë një tubimi në Falkensee afër Berlinit është kundërshtuar nga njerëz të ndryshëm për politikën e ndjekur në Ukrainë. Duke i replikuar thirrjeve për paqe, kancelari gjerman ka mbrojtur politikën e vet duke akuzuar Vladimir Putinin se po ndjek ambicie imperiale në Ukrainë dhe se është ai shkaku i luftës. Më poshtë pjesë nga reagimi i Scholz:

