Kryetari i Bashkisë së Tiranës, letër falenderimi Shoqatës së Urinuesve të Penduar: Jeni në anën e duhur të Historisë
Drejtuar: Shoqatës së Urinuesve të Penduar
Kryetarit: Urin(m) Pipizania
Sekretarit: Pikëlor Curubabja
Të nderuar bashkëqytetarë!
“Multikulturalizmi çon në shoqëri paralele”
Europa ka trumbetuar shumë këto vitet e fundit konceptin e multikulturalizmit. Por në një Europë ku ndodhin sulme terroriste, ku vala e imigracionit ka sjellë daljen në skenë sërish të partive nacionaliste, ideja duket se po rrëzohet. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është përshëndetur gjerësisht për pranimin e një numri të madh imigrantësh, deklaroi këtë të hënë në një takim të partisë së saj, se multikulturalizmi është një gjë e rreme. “Ai çon në shoqëri paralele...”, tha Merkel që këtë vit u shpall njeriu i vitit nga revista “Time”.
E mbani mend lojën me tri letra? Ky i mesit do kishte bërë miliona po ta luante
Marifeti është i thjeshtë: duhet të shkartisësh letrat për të ngatërruar gjetjen e asaj letre që ka një karakteristikë dalluese. E gjithë puna është te shkathtësia e atij që trazon letrat.
Shënim: Bregdetin e Jonit nuk e prishën “alpinët e Saliut”
Incidenti i kryeministrit në Sarandë për pronarë që kanë zaptuar tokat në bregdet e që janë me origjinë nga Veriu bëri njëfarë buje në Tiranë. Ajo i dha edhe një material ditor opozitës për të dalë e për të folur për cenet e panumërta të këtij njeriu që paska zaptuar detyrën e lartë ekzekutive. Por çfarë tha Edi Rama e që në rrjete sociale u cilësua si racizëm?
Pakistani teston me sukses teknologjinë stealth në raketa: Shaheen IA, ekuivalenti i Pershing
Historia e errët e shërbimeve të sigurimit të Serbisë
”Zotat e jetës dhe vdekjes” ishte një nga përshkrimet e njësive të kohës së luftës të drejtuara nga ish-shefat e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit të Serbisë Jovica Stanisiç dhe Franko Simatoviç, të dëgjuara gjatë gjykimit të tyre në gjykatën e krimeve të luftës të OKB-së në Hagë.
Dekorimet dhe "argumenti" i pensionit si fije bari e kryeministrit
Ndonëse u bënë përpjekje për ta konsideruar zhurmën për dekorimet si injorancë, apo si një bori që i bihet sa herë ka nevojë ndonjë parti, sot, kryeministri në vetë të parë është detyruar të kërkojë falje. Dhe e ka bërë këtë nga qyteti i Shkodrës, meqenëse sensibiliteti më i madh erdhi nga komuniteti katolik françeskan për dekorimin e Shyqyri Çokut, hetues i At Zef Pllumit. “U kërkoj ndjesë At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit, profesorit të nderuar, për dekorimin e tortueruesit të tyre. Unë jam po aq i befasuar sa të gjithë shqiptarët nga ky lajm.
Gjyqtarë, prokurorë dhe ministra të korruptuar duhet të largohen
Qytetarët shqiptarë, një pjesë e tyre të paktën, shohin si shpresë për ndryshimin e disa gjërave në Shqipëri, përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Tiranë. Kjo vihet re edhe në komunikimin në rrjetet sociale mes ambasadorit aktual Donald Lu me qytetarët në rrjetet sociale. Lu ka përsëritur apelin për largim të gjyqtarëve dhe prokuororëve të korruptuar si dhe mbajtjen e përgjegjësive nga ministra të korruptuar.
Megjithëse politika toskë-gegë është më e vdekur se bunkeri…
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj me urtësi dhe ironi ndonjë gjesti të pakujdesshëm të kryeministrit Rama, që mund të kuptohej si përpjekje për të bërë politikë në frontin toskë-gegë. Them gjesti të pakujdesshëm, se nuk besoj që kryeministri Rama të ketë një plan për të bërë politikë në këtë front inekzistent.
Kur hyhet në pyll pa sopatë!
(Një “buletin shkencor”, që vazhdon të mos jetë “shkencor!”)