Gjoksi mbetet lejekalim i përhershëm
Premton kryeministri: 11 mijë ha tokë në Bregdet që do t’u kthehet pronarëve legjitimë apo shtetit
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rishikimn e titujve të pronësisë që janë dhënë në bregdet, ku siç u shpreh ai nga Vunoi, janë 11 mijë ha të tjetërsuara. “Janë 11 mijë hektarë tituj të rremë pronësie të zhvendosur nga pronarët legjitime tek pronarë të supozuar, që do t’i rikthehen qoftë shtetit qoftë njerëzve legjitimë, ashtu sikundër do t’u rikthejmë të gjithëve një territor të zaptuar nga çibanët”, tha Rama.
Perëndimi i epokës së naftës. Arabia Saudite krijon Fond Publik 2 trilionë dollarë për të nxjerrë vendin nga varësia ekskluzive nga ari i zi
Bota po hyn në një epokë të re të shfrytëzimit dhe përdorimit të energjisë. Një botë që sheh rënien e fuqisë së arit të zi, naftës, e cila po alternaohet me buriem të reja. Shenjë e qartë e këtij ndryshimi themelor është edhe vendimi i një prej prodhuesve kryesorë të naftës, Arabisë Saudite, për të vlerësuar dhe shitur përqindje të aseteve të veta, duke synuar edhe ndryshimin strukturor të kompanive.
PS nuk bën pa referendumin, Basha nuk bën pa ndërkombëtarët
Në një takim me të rinjtë socialistë ministri i Brendshem, Sajmir Tahiri i bëri thirrje anëtarësisë për pjesëmarrje masive në referendumin e 9 Prillit, duke folur për një vetidije të lartë demokratike që e çon partinë në këtë referendum. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri nuk harroi t’i kthejë edhe një përgjigje opozitës për qëndrimin që ajo ka mbajtur pas ftesës së Ramës për Bashën. Ai tha se është opozita që refuzon dialogun duke bllokuar reformën në drejtësi.
Nili merr ngjyrë të kuqe
Fotoja është marrë nga stacioni hapësinor Sentinel - 3A dhe tregon lumin e njohur me ngjyrë të kuqe për shkak të vegjetacionit
Asnjë "mëshirë" për Kserën, Gjykata e Lartë refuzon lirimin
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të ish-ministrit të Punës, Spiro Ksera për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në hetim të lirë. Në këtë mënyrë Ksera do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai u arrestua për abuzime me fondet e aktiviteteve të Ministrisë së Punës, ku sipas prokurorisë zyrtarë të ministrisë përvetësonin fondet e aktiviteteve të cilat figuronin vetëm në dokumenta. Vetë Ksera e ka quajtur arrestimin e tij të motivuar politikisht për shkak të përkatësisë etnike të tij si pjesë e minoritetit grek.
Bushati propozon vajzën e Kadaresë për ambasadore të Shqipërisë në OKB
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka propozuar si ambasadore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Besjana Kadarene, vajzaën e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Besiana Kadare u lirua disa ditë më parë nga Presidenti Nishani me kërkesë të ministrit Bushati nga posti i ambasadores në UNESCO. Ndërkohë që ajo është ripropozuar që të jetë drejtuesja te Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ligji i ri i Pronave për të ndalur vendimet e Gjykatës së Strasburgut në favor të ish-pronarëve
Qeveria shqiptare shpreson se legjislacioni i ri i pronave do të ndalojë vendimet e mëtejshme nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut në favor të ish-pronarëve. Zyra e Avokaturës së Shtetit që funksionon brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe që përfaqëson shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut tha për BIRN se shuma totale e kompesimit që u desh të paguhej në vitin 2014 ishte rreth 2.4 milionë euro, ndërsa për 2015 më shumë se 10.7 milionë euro. Për vitin 2016 kjo faturë pritet të jetë edhe më e lartë.
Ambasada e SHBA zbardh arsyet e refuzimit tw vizës për Prokurorin e Durrësit
Zbardhen arsyet përse Ambasada e SHBA në Tiranë refuzoi vizën e kreut të Prokurorisë së Durrësit, Agron Gjana. Në shkresën e ambasadës ngrihen dyshime se Agron Gjana mund të mos kthehej në Shqipëri dhe se do ta përdorte këtë vizë për arsye emigrimi. Sipas ambasadës, Gjana nuk kishte demonstruar se ka lidhje të forta që do ta detyronin të kthehej sërish në Shqipëri pas vizitës në SHBA. “Aplikantët zakonisht i përmbushin këto kërkesa duke demonstruar se kanë lidhje të forta jashtë SHBA-ve dhe se do të kthehen në vendin e tyre pas një vizite të përkohshme në SHBA.
Gensher, diplomaci për paqen, por edhe Europën
Dje u njoftua vdekja e ish-ministrit të Jashtëm të Gjermanisë Federale, Hans Ditrih Gensher. Ai ka një rol edhe në hapjen e Shqipërisë pas vitit 1990, asistimin e saj në një situatë të vështirë. Më poshtë po përcjellim një bisedë mes tij dhe Mikhail Gorbaçovit(botuar edhe më parë), drejtues i Bashkimit Sovjetik, zhvilluar në dhjetor të vitit 1989. Takimi është zhvilluar dy ditë pas Samitit të Maltës dhe aty ka asistuar edhe ish-ministri i Jashtëm sovjetik, Eduard Shevarnaxe.