Sarandë/K. Bashkiak për çështjen e regjistrimit të pronave: Qytetarët të kallëzojnë Bashkinë që do pranojë përgjegjësinë dhe nuk do apelojë
Bashkia Sarandë, më saktë Këshilli Bashkiak i saj, ka miratuar një ide që presupozohet se i jep zgjidhje një problemi shumë të madh, siç është ai i regjistrimit të pronave në hipotekë. Këshilli Bashkiak në vite ka dhënë sheshe ndërtimi për mijëra qytetarë, por për shkak të proceseve ndërgjyqësore, apo për shkaqe të tjera, një pjesë e madhe nuk ka mundur të hipotekojë pronën e mandej të kryejë transaksione. Rasti më tipik ai i 800 familjeve që kanë kryer pagesat e blerjes së truallit, por për shkak se një ish-pronar doli në skenë, çështja u ndërlikua.
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme
Sistemi bankar i Europës nën tension
Irlanda dhe Spanja tejkaluan krizën dhe dolën nga programi i mbështetjes financiare që u shoqërua me masa të ashpra shtrënguese, por bankat e tyre vijojnë të jenë nën tensionin e krizës, çka mban të ngritura antenat e alarmit.
Sëmundja e rrallë, 4 vjeçari duket si 80 vjeçar
Bajexhid Hosain është vetëm 4 vjeç dhe që në pamje të parë kupton se nuk është një fëmijë normal. Historia e tij tragjike u ngjan filmave fantastiko-shkencorë. Ai vuan nga një sëmundje e rallë që e bën të duket si një 80 vjeçar. Fatkeqësisht për sëmundjen e tij nuk ka asnjë terapi shëruese. Sipas mjekëve, Bajexhid nuk do të jetojë më shumë se 15 vite, për shkak të avancimit të sëmundjes së tij të quajtur Cutis Laxa. Nëna e tij është 18 vjec, ndërsa babai 22 vjeç me banim në një fshat në Bangladesh.
S'ka Mukje për reformën në drejtësi. Avokat Spartak Ngjela njofton vendimin e aleatëve për "kapërcimin e Shkumbinit" në gusht. Me siguri që nuk do të vonojë as çlirimi i Tiranës
Stephen Hawking: E ardhmja e qënies njerëzore në rrezik nga mania për para dhe pasuri
Stephen Hawking, teoricieni dhe filozofi i njohur shkruan për gazetën "Guardian" se njerëzimi duhet të rivlerësojë qëndrimin obsesiv ndaj parasë dhe pasurisë. Ai thotë se rezultati i referendumit në Britani u ndikua nga mënyra sesi njerëzit kategorizojnë të mirat materiale. Hawking parashikon se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian do të ketë pasoja negative për kërkimin shkencor dhe në veçanti në programet për nxënësit me probleme të invaliditetit.
Autostrada Tiranë-Elbasan, shtyhet projekti
Ministri i Transporteve ka inspektuar punimet në rrugën Tiranë-Elbasan dhe ka pranuar problematikat që janë hasur në këtë projekt. Ministri Haxhinasto sqaroi se në bashkëpunim edhe me “Bankën Islamike”, është rënë dakort për një shtyrje të projektit dhe rritje të financimit të tij, për të akomoduar të gjithë ndryshimet në projekt.
Dëmtimi i kishës së Shën Nikollës në Voskopojë(foto)
Gazeta “Dita” shkruan sot për dëmtimin e afreskeve në kishën e Shën Nikollës në Voskopojë. Emra personash mbi afresket e David Selenicës, ja një rast që duhet të alarmojë Ministrinë e Kulturës dhe titullaren e saj, përherë vetullngritur ndaj kritikave, Mirela Kumbaro. Ndoshta reagon dhe kësaj radhe nuk nxjerr sebep fondet. Po qe kështu, më mirë t’ia kthejë KOASH-it, ose t’i japë me qera.
Paratë kërkohen vetëm Poshtë. Një spot që riciklon gënjeshtrën e para një viti
Është lajmëruar nga Ministria e Financave se në gusht nis një fushatë e re për edukimin e biznesit dhe qytetarëve për marrjen e kuptonit tatimor. Ndonëse fushata e parë, e bazuar ekskluzivisht në represion, u ndërpre papritur me një vendim të Kryeministrit për të zeruar taksat për biznesin e vogël dhe pa një rezultat të qartë, qeveria po mendon të nisë fushatën e dytë. Është shumë flagrante që në katër vite qeveria nuk u përqendrua aspak në çështjen e evazionit, pra në lojërat e biznesit të madh.
“Kërkesë ekstradimi nga Venezuela për vëllanë e Fatmir Xhafës. Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge”. Policia: Nuk ka kërkesë të tillë(përditësuar)
Partia Demokratike ka dalë sot me një deklaratë zyrtare përmes së cilës akuzon qeverinë se po fsheh një kërkesë për ekstradim në Venezuelë për vëllain e Fatmir Xhafës, Agron Xhafa.
“Faktet e fundit në lidhje me të kaluarën kriminale të vëllait të Fatmir Xhafës, të caktuar nga Edi Rama në krye të komisionit për Reformën në Drejtësi, nxjerrin në pah këmbënguljen në skemën për kapjen e prokurorëve dhe gjykatësve, e gjithë institucioneve përmes kunetërve e besnikëve të devotshëm.
