Dimri i butë shpëton Europën
Evropa po del nga stina e dimrit me një vëllim rekord të gazit të magazinuar, i cili i ka kthyer çmimet sërish në nivelet e para krizës.
Skema e furnizimit ka ndryshuar shumë në raport me atë të dy viteve më parë, kur tregtarët dhe politikëbërësit ishin të shqetësuar për mungesat e mundshme të gazit pas pushtimit rus të Ukrainës.
Objektet e magazinimit në të gjithë Bashkimin Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar ishin plot 62% më 5 mars krahasuar me një mesatare prej 41% në të njëjtën peridhë në vitet midis 2011 dhe 2020.
Shpërthim i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në Europë
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) raporton një rritje të konsiderueshme të infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST) në BE.
Të dhënat që janë mbledhur nga ECDC tregojnë një rritje të mprehtë të IST-ve në të gjithë kontinentin në vitin 2022.
Nënkomisioni mbi Stratigrafinë e Kuaternarit: Anthropoceni nuk njihet si epokë gjeologjike
Është thuajse e pabesueshme sesi diskutimi për klimën dhe ndikimin e njeriut ka rrëshkitur në një histeri gati që po ndan edhe shkencëtarët.
Europës i duhet një ekip Openheimer-i për inteligjencën artificiale
Parlamenti Europian po përpiqet të fusë inteligjencën artificiale brenda një kornize të re ligjore.
Kryebashkiaku, në burg për manipulim votash. KQZ: Zgjedhjet e Himarës, të rregullta!!!
Vendimi i gjykatës së shkallës së parë kundër krimit dhe korrupsionit për dënimin e Fredi Belerit për korrupsion zgjedhor, apo shitblerje votash, krijon një paradoks juridik që duhet sqaruar. Aktualisht Fredi Beleri është një person i dënuar në cilësinë e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, për shitblerje votash, mandatin e të cilit nuk mundi ta merrte për shkak të ndalimit.
BE kushtëzon Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor
BE kushtëzon mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes Planit të Rritjes.
Brnabiç nuk do të jetë më kryeministre e Serbisë. Vuçiç lë drejtimin e partisë
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka njoftuar së fundmi se Ana Brnabiç nuk do të jetë më kryeministre. Pas një takimi të kryesisë së partisë së drejtuar prej tij, Vuçiç ka deklaruar se Brnabiç do të caktohet në detyrën e kryetares së Parlamentit të vendit.
Ana Brnabiç është surpriza më pozitive për mua. Ajo ka ecur më shumë nga të gjithë, ka luftuar shumë dhe me guxim
Von der Leyen përkrah modelin Britani e Madhe-Ruanda për imigracionin
Imigracioni do të adresohet si problem ekstraterritorialiteti nga Europa. Mediat njoftojnë për një propozim të Partive Popullore Europiane, që ka mbështetjen edhe të presidentes së Komisionit Europian, Ursula vond der Leyen, sipas të cilit imigracioni duhet trajtuar me vende që janë jashtë bllokut europian.
Ne duam të aplikojmë konceptin e vendeve të treta të sigurta. Kushdo që aplikon për azil në BE mund të transferohet në një vend të tretë të sigurtë dhe t’i nënshtrohet procesit aty
Trump, kandidati i vetëm i republikanëve. Pritet tërheqja e Nikki Haley
Ish-ambasadorja e OKB-së, Nikki Haley, pritet të tërhiqet nga gara për të përfaqësuar republikanët në zgjedhjet presidenciale. Humbja në ato që njihen në SHBA si zgjedhjet e Super të Martës është arsyeja që e shtyn Haley drejt tërheqjes, duke e lënë ish-Presidentin Donald Trump kandidatin e fundit të madh në mesin e republikanëve. Kjo i hap atij rrugën për të qenë i nominuari i republikanëve për përballjen me demokratin Joe Biden në garën për Shtëpinë e Bardhë.
Raportues për heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë
Përfaqësuesi evropian, Matjazh Nemec, u emërua raportues për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës që janë posedues të pasaportave nga Serbia. Ai e konfirmoi emërimin përmes rrjeteve sociale dhe tha se pret një vendim të shpejtë për anulimin e vizave për serbët e Kosovës, që kanë pasaporta të lëshuara nga autoritetet serbe.