Kremlini paralajmëron ofensivë strategjike në Ukrainë
Ambasadori rus në Britaninë e Madhe, Andrey Kelin, ka deklaruar se operacioni special në Ukrainë është në një fazë dinamike dhe së shpejti ai do të kalojë në suazën e një ofensive strategjike. Ai ka bërë paralajmërimin në një intervistë për Sky, ku është pyetur ndër të tjera për premtimet e Donald Trump se do të mbyllte luftën në Ukrainë në 24 orë. Kelin nuk e ka përjashtuar kategorikisht opsionin e paqes imediate në Ukrainë si dëshirë dhe opsion propagandistik të kandidatit për president të SHBA, por ka shtuar se kjo është e vështirë.
“Shumë të korruptuar për të qenë në NATO”
NATO dëshiron që Ukraina të bëjë më shumë përpjekje për të goditur korrupsionin endemik si kusht për çdo përparim drejt anëtarësimit në bllok, raportoi të martën Daily Telegraph, duke cituar burime.
Sipas gazetës britanike, shqetësimet se Ukraina është "shumë e korruptuar" për t'u bërë një anëtare e plotë e NATO-s do të theksohen në komunikatën në samitin e bllokut në Uashington më 9-11 korrik.
U takon serbëve të vendosin për minierën e litiumit, por kjo është ekonomia moderne
Ambasadori amerikan në Beopgrad, Chris Hill ka dhënë disa mendime për sa i përket çështjeve të fundit në rajon dhe Serbi, përfshirë edhe projektin e Jadarit, pra minierës së litiumit. Duke folur në revistën “Dipomacy&Commerce”, Hill është shprehur se aktualisht po bëhet një përpjekje e madhe në vend që “publiku të kuptojë projektin”, teksa ka shtuar se për të, “do të vendosin serbët dhe jo diplomatët e huaj”.
Prania e mykotoksinave, Zvicra tërheq miellin serb nga tregu
Autoritetet zvicerane kanë tërhequr nga tregu miellin e misrit serb. Sipas mediave, vendimi është komunikuar nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë të Ushqimit të Komisionit Europian, pasi u gjetën gjurmë të fumonisinës, një lloj mykotoksine.
Sipas entit kërcënimi ndaj shëndetit të konsumatorëve konsiderohet serioz. Serbia është një ndër furnizueset kryesore me drithra dhe produkte të tyret në Europë.
Kriza kryesore e vendit
Qëndresa Qytetare ka publikuar së fundmi një raport mbi zgjedhjet në universitete. Në gjetjet e këtij raporti vihen në dukje disa probleme si garë me një kandidat, mungesë kontrolli(përveç Universitetit Bujqësor” për plagjiaturë në punime të kandidatëve, ndikim të votës mbi studentët, peshë e vogël spcifike e votës së studentëve, apo edhe përdorim me kuti votimi me logo partiake.
Teatri i grave
Më 4 shtator, në 1614, një grua e quajtur Alice Mustian vuri në skenë një shfaqje në qytetin anglez Salisbury. Duke ngritur një skenë në oborrin e shtëpisë së saj, Mustian mblodhi një grup fëmijësh vendas, mes të cilëve djalin e saj dhjetëvjeçar Phillip, për të interpretuar një shfaqje të bazuar në thashethemet e qytetit: se Mary Roberts, gruaja e një argjendari, kishte pasur një lidhje me një bukëpjekës me emrin Robert Humphries.
“Ushtria britanike nuk mbron dot as vendin e vet”
Ushtria britanike është në gjendje kaq të keqe saqë mund të mos jetë e aftë të mbrojë vendin, aq më pak të montojë një forcë ekspedite me ndonjë forcë të rëndësishme, thotë për Financial Times një ish-zyrtar i ngarkuar me vlerësimin e forcave të armatosura.
Rob Johnson, drejtor i Oxford Changing Character of War Centre, u emërua në maj 2022 për një mandat dy-vjeçar si kreu i Zyrës së Ministrisë së Mbrojtjes për Vlerësimin dhe Sfida Neto (SONAC).
Rusia njofton daljen nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së
Rusia ka njoftuar përgatitjen për tërheqjen e saj nga Asambleja Parlamentare e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia “Tass”, sipas së cilës rekomandimi është bërë nga Komiteti i Këshillit Federativ për Çështjet me Jashtë. Komiteti ka miratuar kërkesën e bërë për të adoptuar vendimin në datën 3 korrik, kur është mbledhja e Këshillit Federativ.
Le të jemi pak më të sinqertë kur flasim për 'identitetin evropian'
Zyrtarët evropianë janë të prirur të pohojnë se shuma e institucioneve të tyre është më shumë se pjesët e tyre. BE, sipas tyre, nuk është vetëm një grup rregullash të standardizuara, një bashkim doganor dhe një treg i brendshëm. Blloku ka “vlera” si demokracia, liria, dinjiteti.
Për zyrtarët e saj, Evropa është një "aspiratë", një "ide" dhe, më e rëndësishmja, një "identitet".
Ndahet nga jeta Ismail Kadare
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare shkrimtari Ismail Kadare. Kadare ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në QSUT. Ai lë pas një krijimtari të jashtëzakonshme në prozë dhe poezi, e cila e ka bërë atë disa herë pjesë të listës së kandidatëve për Nobelin e letërsisë.
Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Ai vijoi studimet në Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të tyre, Kadare u zhvendos në Moskë, ku për dy vjet studioi në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960).
