Një vullkan që rrezikon gjithë planetin
Gjasa që të ketë një super-shpërthim vullkanik i aftë të kthejë qytetërimin njerëzor në epokën e shpellës më shpejt se sa pritej paralajmërojnë shkencëtarët britanikë, me rastin e aktivizimit të fundit të vullkanit Agung në Bali.
Këto shpërthime vullkanike janë një kërcënim për njerëzimin, të njëjta me atë të një asteroidi në Tokë dhe këto dy arsye konsiderohen të jenë ato të mëdha që në të kaluarën të ketë patur zhdukje masive të specieve nga planeti ynë.
Në dorë të shtetit!
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka qenë i pranishëm sot në një nga akset më problematike të goditur nga përmbytjet e natës së djeshme, në zonën e Vorës, ku është përballur me disa qytetarë të revoltuar, të cilëve u janë përmbytur për të disatën herë gjatë viteve të fundit bizneset apo shtëpitë.
“Me gjithë respektin, ti si politikan karriere nuk do na zgjidhësh gjë. Ku ti gjejmë lekët, kë të vjedhim, ku të mbytmie, e ketarëta herë që shtëpia ime mbytet në Gjokaj” – tha dikush tjetër.
Kisha Orthodhokse Ruse provokon debate: Likujdimi i Romanovëve, përmes një vrasjeje rituale
Romanovët rikthehen sërish në qendër të debateve në Rusi duke implikuar emoçione negative ndaj hebrejve. Kësaj radhe është një teori e një peshkopi, ajo që ka provokuar debate. Sipas kësaj teorie, që pretendohet se bazohet mbi dy hetime të pavarura, njëri i drejtuar nga Kisha Orthodhokse Ruse, familja Romanov u likujdua përmes një vrasjeje rituale, ose vrasje që kryhet si sakrifiçë. Kjo është akuzë që nënkupton një zakon që I atribuohej në Mesjetë hebrejve që vijnë sërish në vëmendje.
Mësimet e Jezusit për të vëllanë, Jakob
Kërkuesit në universitetin e Austin në Teksas kanë zbuluar një kopje greqisht të një shkrimi heretic kristian ku përshkruhen mësimet e Jezusit për të vëllanë, Jakob. Apokalipsi i Parë i Jakobit mendohej se ishte ruajtur deri më sot vetëm në gjuhën kopte, por me këtë zbulim baza dokumentare pasurohet edhe më tej. Teksti në fjalë përshkruan mësime të Krishtit për të vëllanë, rreth parajsës, të ardhmes, vdekjes së Jakobit etj..
Skënderbeu në versionin rusisht
Një mundësi për të kuptuar se çfarë pune e mirë është bërë me dublimin që ofron thekse të përngjashme në të dyja gjuhët. "Skënderbeu" ishte një bashkëprodhim sovjeto-shqiptar i viteve '50.
Krizat humanitare dhe konfliktet civile në rritje në 2018
Krizat humanitare në mbarë botën do të përkeqësohen vitin e ardhshëm pasi nuk parashikohet përmirësim i situatës së luftrave civile në Afrikë si dhe asnjë reduktim i dhunës nga ekstremistët islamikë. Ky është vlerësimi i organizatës jofitimprurëse ACAPS, me bazë në Gjenevë pas vëzhgimit të bërë në 150 vende.
Mblidhet Komiteti i Krizave, jemi në prag përmbytjesh
Moti i keq dhe parashikimet për reshje me intensitet të lartë në ditët në vijim kanë shtuar frikën e përmbytjeve.Zyrtarisht thuhet se në bazë të parashikimeve të motit, në orët dhe ditët në vijim pritet një situatë e rënduar e reshjeve të shiut, të cilat mund t’i kalojnë nivelet normale. Pasojat e motit kanë shkaktuar viktimën e parë në Kurjan të Fierit, ku një elektriçist ra në kontakt me energjinë elektrike.
Informacione se Tillerson largohet nga drejtimi i Departamentit të Shtetit
Media të ndryshme po raportojnë për një lëvizje të mundshme në drejtimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Nuk dihet sa e vërtetë është nisur nga fakti se burim i lajmit është New York Times, por sipas këtij informacioni, Rex Tillerson do të zëvendësohet nga Mike Pompeo në detyrën e sekretarit të DASH.
Në vend të Pompeos, aktualisht drejtor I zbulimit amerikan, CIA, thuhet se do të caktohet senatori i Arkansasit, Tom Cotton.
Sa myslimanë do të ketë në Europë deri në 2050-ën?
Popullsia muslimane mund të trefishohet në disa vende evropiane deri në vitin 2050, sipas studiuesve. Studimi i ri bazohet në migracionin dhe normat më të larta të lindjeve të myslimanëve.
TemaTv
