Qeshni me ministrin e Jashtëm HASANI! I kujton Athinës mbiemrin otoman të Belerit
Athina zyrtare ka hedhur një hap tjetër për vlerësimin dhe ruajtjen e Marrëveshjes së Prespës që garantoi zgjidhjen edebatiti për emrin e Maqedonisë së Veriut. Një konferencë me pjesëmarrësit e marrëvëshjes është mbajtur në Athinë dhe aty ka qenë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani. Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka deklaruar se shpreson se qeveria e re në Shkup nuk do ta bëjë gabimin e anullimit të marrëveshjes, ndërkohë që në dritë ka dalë edhe debati mes Tiranës dhe Athinës për z. Beleri.
Varosha, “Las Vegasi i Mesdheut” për 10 miliardë dollarë
Turqia mund ta kthejë qytetin e Varoshës në “Las Vegasin e Mesdheut”.
Gazeta turke “Sozcu” shkuan se lagjes fantazmë në Famagusta i duhen 10 miliardë dollarë për t’u rikthyer në jetë pas braktisjes 50-vjeçare.
Zona e braktisur në Qipron veriore ka komplekse të mëdha banimi të zbrazura, dyqane dhe hotele. Në total, zona ka 105 hotele, 3 000 dyqane, 99 vende argëtimi, 4 649 shtëpi verore, 21 banka dhe 24 teatro e kinema.
SHBA, 15 vjet mbrapa Kinës për energjinë bërthamore
Shtetet e Bashkuara janë gati 15 vjet pas Kinës në zhvillimin e energjisë bërthamore të teknologjisë së lartë. Kjo pasi qasja teknologjike e mbështetur nga shteti kinez dhe financimi i gjerë prej tij i japin përparësi.
Kina ka 27 reaktorë bërthamorë në ndërtim, me afate mesatare kohore të ndërtimit prej rreth shtatë vitesh, shumë më shpejt se vendet e tjera, thuhet në një studim të kryer nga Fondacioni i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, një institut kërkimor jopartiak me bazë në Uashington.
Evolucioni i qëllimshëm
“Ku janë të gjitha kurat gjenetike?” pyet Denis Noble, biofizikan i frustruar, bashkëpunëtor i Shoqërisë Mbretërore dhe pionier në fushën e biologjisë së sistemeve. “Ato nuk ekzistojnë. Ku do të jenë në të ardhmen? Nuk do të ekzistojnë.”
Netanjahu shpërndan kabinetin e luftës
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shpërbërë kabinetin e tij qeveritar të luftës. Lajmin e konfirmoi të hënën një zyrtar izraelit.
Ky hap i pritshëm vjen pas largimit nga qeveria të ish-gjeneralit centrist, Benny Gantz.
Franca nuk është më e njëjta për BE-në
Franca ka qenë gjithmonë shumë e madhe, shumë e fuqishme dhe – më e rëndësishmja nga të gjitha –pjesë e strukturës komode të BE-së, për t'u gjobitur për mëkatet e saj financiare. Por kësaj epoke mund t’i ketë ardhur fundi.
Komisioni Evropian do të njoftojë të mërkurën cilat janë qeveritë që kanë shkelur rregullat e buxhetit dhe Franca mund të jetë mes tyre. Kreu i lartë i BE-së është nën presion nga i gjithë blloku për të penalizuar më në fund “nxënësin e keq” që ka dëmtuar buxhetin e BE-së.
Brezi "të huajt jashtë" dominon Europën. Një rini antimigratore në prag të marrjes së pushtetit
Askush nuk duket të jetë ende në gjendje të kuptojë suksesin e të djathtës ekstreme në zgjedhjet e fundit europiane në vende si Franca, Gjermania, Hollanda, Austria apo Italia që janë edhe zemra e BE-së. Më tronditës është fakti se mbështetësit kryesorë të kësaj të djathte janë të rinjtë e moshës 18-24 vjeç, brezi i Tik-Tok dhe njerëz që shohin si model një 28 vjeçar në Francë, Bardella, një anonim me origjinë italiane që është shembulli i radhës i shfaqjes përmbi përmbajtjen.
Fuqitë bërthamore po modernizojnë arsenalin
Fuqitë bërthamore po zhvillojnë gjithnjë e më shumë arsenalet e tyre ndërsa situata gjeopolitike përkeqësohet. Konkluzioni del në një raport të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI).
Orgjitë
Orgjitë e antikitetit grek dhe romak, vijnë në imagjinatën tonë falë filmave që portretizojnë perandorë të shthurur, ose ndoshta konkretisht Satyricon e Fellinit. Termi përdoret edhe sot për të nënkuptuar të gjitha llojet e teprimit. Për ne, orgjia përfaqëson kremtimin përfundimtar të kënaqësive të mishit, në një botë të lashtë, të lirë nga kufizimet morale. Por si ishin orgjitë në realitet?
Rezolutë mbi një reformë me shumë probleme
Rezoluta antikorrupsion që u propozua pak kohë më parë nga Kryeministri Edi Rama, nën titullin: “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, kaloi debate dhe duhet thënë me një frymë paragjykimi. Një pjesë e opozitës cilësoi se dokumenti në fjalë, që parashikon edhe ngritjen e një Komisioni të Përhershëm, synon marrjen në kontrollt të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion – SPAK – tani që sipas saj ka nisur shoshitja e dosjeve të korrupsionit të qeverisë “Rama”.