Zhbllokohet Kosova, zhgënjehet ambasadori amerikan
Me minimumin e nevojshëm, prej 80 votash Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin pas katër herë ndërprerjesh të seancës për shkak të gazit lotsjellës të hedhur në sallë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kundër FMN-së për ofertat e pakërkuara
Një nga sugjerimet e misionit të FMN-së që përmbylli të martën misionin dy javor në Tiranë ishte eleminimi i një praktike që i mundëson qeverisë të pranojë oferta të pakërkuara nga privatët për shërbime konçesionare apo investime. Një ditë më pas ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka bërë të qartë se qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kjo praktikë, të paktën për 3 vitet e ardhshme.
Argalisje politike me Prokurorinë
Këtë të mërkurë qarkulloi një letër që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka dërguar Prokurorisë për të thirrur si dëshmitarë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën nisur nga deklaratat e tyre për 613 kilogramët e kokainës të kapura në Durrës dhe garancitë e supozuara politike që u janë ofruar nga qeveria trafikantëve.
Inceneratorët, zv.ministrja e Mjedisit: "E kemi kusht nga BE, deri në 2023"
Qeveria e justifikon vendosjen masive të inceneratorëve me një kusht të Unionit Evropian për vendet kandidate për në BE. Sipas Komisionit Evropian vendet duhet të arrijnë që të mos mbajnë në landfille më tepër 10 përqind të mbetjeve deri në 2030. Ndërsa qeveria shqiptare “nxiton” dhe e vë afatin deri në vitin 2023.
Rusët pa viza në Shqipëri për sezonin turistik
Për të fovorizuar turizmin, qeveria vendosi që listës së vendeve, shtetasit e të cilave hyjnë pa viza në Republikën e Shqipërisë, t’i shtohen edhe Rusia, Arabia Saudite, Bjellorusia, Gjeorgjia, Katari, Omani, Tajlanda, Kina dhe Bahrejni. Periudha e të drejtës për hyrjen pa vizë në Shqipëri për shtetasit e këtyre vendeve shtrihet nga 1 prill deri më 31 tetor 2018, e cila përkon edhe me sezonin turistik. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme.
Izraeli pranon se ka bombarduar Sirinë në 2007 (Video)
Izraeli ka pranuar publikisht për herë të parë se ka shkatërruar një reaktor bërthamor në Siri në një sulm ajror të kryer në vitin 2007. Ministri i Informacionit të izraelit tha se mesazhi në këtë rast është i qartë ndaj Iranit se Tel Avivi nuk do t'i lejojë armiqtë e tij të posedojnë armë bërthamore.
Zhurma pa kuptim e kërcënimeve gjeopolitike ndaj Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka përsëritur së fundmi tezën e tij, se anëtarësimi i Shqipërisë në BE, është në interes të stabilitetit të vetë Europës. Në një intervistë për “Politico”, z. Rama që duket se ndjek taktikën e negociimit mbi presionin potencial të një njolle gjeopolitike në Europën Juglindore, thotë ndër të tjera se:
Kreu i Emergjencave: Të shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme në Shkodër. Zv.kryeministrja: Nuk është e nevojshme
Zëvendëskryeministrja Senida Mesi deklaron se qeveria nuk do të shpallë emergjencën civile për Shkodrën, por do të shtojë forcat dhe ndihmat. Ky qëndrim i zyrtares së lartë me origjinë nga Shkodra hedh poshtë propozimin e kreut të Emergjencave Civile, Shemsi Premçi i cili kërkoi shpalljen pjesshme të gjendjes së emergjencës.
TemaTv
“Kjo krizë mund të çojë në shkatërrimin e Facebook”
Një nga mnentorët e Mark Zuckerberg dhe investitor i hershëm në Facebook, Roger McNamee thotë se kriza e tanishme e kompanisë, me skandalin e Cambridge Analytica, mund të çojë në shaktërrim të plotë.
Ata nuk kanë bërë as hapin e parë. Të pranojnë që ka një problem
është shprehur ai gjatë një interviste për Christiane Amanpour në CNN.
Dita Kombëtare e kujtesës, 20 shkurti apo 26 shkurti?
Këto ditë është folur dhe diskutuar në media për Ditën e Kujtesës së krimeve të regjimit totalitar komunist në Shqipëri, madje në disa raste është edhe spekuluar politikisht e mediatikisht, sipas interesave, ndërkohë që është fjala veçse për një datë historike, që e kanë të përcaktuar me ligj dhe e përkujtojnë në shenjë nderimi për viktimat e komunizmit gjithë vendet ish-komuniste, si edhe e rekomandojnë dy Rezolutat e Këshillit të Europës, ajo nr. 1096, viti 1996, “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste”, dhe nr.