"Helmetat e Bardha në Siri, organizatë e rreme"
Sulmi i fundit perëndimor mbi Siri, bazuar mbi materiale video të shpërndaraj nga Helmetat e Bardha ku paraqiten njerëz të prekur nga një sulm i presupozuar kimik në Douma, ka provokuar shumë debate. Perëndimi ka tanimë përvojën e mashtrimit të madh me arsenalin kimik të Sadam Huseinit që çoi në ndërhyrjen e vitit 2003 e që më vonë rezultoi i rremë. Rrjedhimisht çdo aksion i mëtejshëm duhet të paraprihet nga një verifikim i imtësishëm dhe i besueshëm. Kjo nuk është më vetëm çështje e politikës, por e të gjithëve.
"Franca bllokon hapjen e negociatave me Shqipërinë"
Shaban Murati, gazetar dhe ish-ambasador, shkruan sot në “Gazeta Shqiptare” për rolin e pamerituar sipas tij që Bashkimi Europian po i njeh Serbisë. Sipas tij, BE-ja po e toleron Beogradin zyrtar, edhe pse ky i fundit me presidentin e vet Vuçiç, nuk po e kushtëzon në asnjë drejtim politikën e vet të Jashtme me angazhimin për integrimin në BE.
Stoltenberg: “Tensionet në Egje nuk janë çështje e NATO-s”
Sekretarini Përtgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Turqi ku siç shprehet ai do të synohet riafirmimi i marrëdhënieve dhe roli strategjik i Ankarasë. Në një konferencë për shtyp në Bruksel, pak përpara nisjes, Stoltenberg ka vlerësuar Turqinë si partner strategjik. Ai ka lënë pas çdo kritikë që është bërë për sjelljen e presidentit Erdogan, për vendimet e tij dhe ndryshimin e strukturës së pushtetit në Turqi. Lidhur me konfliktet në Egje, Stoltenberg ka deklaruar se ato nuk janë çështje e NATO-s.
Gjukanoviç sërish në pushtet
Mbështetja e Përëndimit duket se i ka siguruar fitoren Milo Gjukanoviç në zgjedhjet Presidenciale në Malin e Zi.
Ndërron jetë në moshën 74 vjeçare Sgt. Hartman i "Full Metal Jacket"
Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare R. Lee Ermey, i nominuar për çmimin Golden Globe. Ermey mund të mos jetë ndonjë emër i njohur, por roli i tij i rreshterit Hartman në filmin e njohur “Full Metal Jacket” mbetet i paharrueshëm.
Ai kishte me të vërtetë një karrierë ushtarake 11 vjeçare përpara se të niste të lunate në filma, mes të cilëve edhe një rol piloti në filmin e mirënjohur “Apocalypse Now”.
SHBA në krye të eksportit të armëve në botë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten eksportuesi kryesor i armëve në botë. Ky fakt raportohet nga SIPRI-Instituti i Stokholmit për Paqen, sipas të cilit në krye të listë qëndrojnë edhe Rusia, Franca, Gjermania dhe Kina.
Sarandës i heqin edhe shkallët e gurit
Prej disa kohësh në qytetin e Sarandës ka nisur të zbatohet një projekt për rehabilitimin e pllakave të shkallareve. Por, ideja për zvëndësimin gurit me pllaka mermeri, nuk është pritur mirë nga qytetarët e qytetit bregdetar. Ata e shohin këtë ndërhyrje, si një pjesë të vazhdimit të aktit për të shkatërruar arkitekturën dhe historinë e qytetit.
Projekti me vlerë 95.4 milionë lekë financohet nga Banka Botërore.
Myslimanët duhet të fillojnë të flasin për diversitetin e tyre*
Islami dhe myslimanët sot janë në qendër të vëmendjes, me të drejtë ose jo, më shumë se çdo besim tjetër botëror, dhe jo vetëm në mediat botërore, por edhe në botën akademike, politike dhe publikun e gjerë. Siç e ka shprehur dhe Shiraz Maher në esenë e Graeme Wood për The Atlantic në shkurt 2015, me titull “Çfarë dëshiron ISIS vërtet” ishte një sukses i menjëhershëm. Ishte artikulli më i lexuar në historinë thuajse 160 vjeçare të Atlantikut dhe ishte historia më e lexuar dixhitale e vitit 2015 – që mori më shumë se një milion faqe gjatë ditës së botimit.
Fushatë arnimi për Ligjin e Minoriteteve
Miratimi me nxitim i Ligjit të ri për Minoritetet dhe reagimet që pasuan ka bërë që qeveria t’i rikthehet konsultimeve, kësaj here me idenë se po merr mendimin e pakicave për aktet nënligjore që do të përgatiten në kuadër të këtij ligji.
Në një njoftim të saj Ministria e Jashtme thotë se ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ishte në qytetin e Shkodrës në një dëgjesë publike me pakicat serbo-malazeze në mënyrë që t’i përgjigjet kërkesave të të gjithë minoriteteve se Shqipëria është angazhuar për zbatimin e te drejtave të njeriut.
Debati mbi Tepelenën, kujtesa mbi të dhe objektiviteti historik
Në debatin mbi ish-kampin e Tepelenës më bën përshtypje insistimi i historianit të Mesjetës, Pëllumb Xhufi për vërtetësinë e fakteve historike, duke u bazuar në dy dokumente, atë të CIA-s dhe atë të një urdhri të ish-ministrit të Arsimit, Totozani, të cilat i përmend disa herë për të hedhur tutje çdo zë kundërshtues të argumenteve të tij, që kampi i Tepelenës ka qenë kamp vdekjeje dhe nuk ia vlen krahasimi me Auschwitzin.