Gjiri i Lalzit - Ndërtime, prerje pemësh dhe ujëra të zeza që derdhen në det

Postuar në 05 Maj, 2018 13:01

Mania e biznesmenëve të fuqishëm ka mbërritur edhe në Gjirin e Lalzit. Vetëm në pak vite emra të njohur të ashtuquajturve oligarkët shqiptarë kanë nisur ndërtimin e komplekseve turistike duke i zëvendësuar pishat me komplekset turistike.

Ndonëse më parë nuk mund të kalohej nga njëri krah i pyllit në tjetrin për shkak të dendësisë së pemëve të pishës dhe shkurreve, edhe tashmë nuk mund të kalohet në vendet ku janë fshatrat turistikë; jo nga pemët pasi ato janë prerë por nga ndërtimet që janë ngjitur me njëra-tjetrën.

Video/Incidente fizike në Varrezat e Dëshmorëve

Postuar në 05 Maj, 2018 12:41

Përplasja ka ndodhur mes një grupi veteranësh që kanë shfaqur sërish imazhin e Enver Hoxhës dhe një grupi militant të PD-së.

Video/Ndërtime në buzë të plazhit në Palasë

Postuar në 04 Maj, 2018 21:27

Kush kryqëzoi Tahirin? Çështja “Sota” mbetet pa përgjigje(video)

Postuar në 04 Maj, 2018 19:49

Një largim i detyruar dhe jo një model politik

Postuar në 04 Maj, 2018 16:24

Sajmir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit. Është një akt dinjitoz tha me këtë rast kryeministri Edi Rama. 
Sajmir është djalë i mirë, tregoi shembull, është model, ia mbajtën këngën të tjerët në media. 

Është paradoksale të shohësh sesi një mazhorancë që entuziazmohet nga ky akt, kur është po kjo mazhorancë që përjetonte dramën e përfshirjes së ministrit të vet të Brendshëm në trafiqe pak muaj më parë. 

Dorëzon zyrtarisht mandatin e deputetit

Postuar në 04 Maj, 2018 15:30

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dorëzuar zyrtarisht mandatin e deputetit përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Ai kaë kërkuar nisjen e procedurave për këtë çështje që duket se përdoret nga shumica në pushtet për të çliruar diskutimet me partnerët ndërkombëtarë. 

Departamenti i Shtetit: Publikuam vendimin e ndalimit për z. Doshi nisur nga rëndësia e çështjes

Postuar në 04 Maj, 2018 12:04

Adriatik Llallës, ish-prokuror i Përgjithshëm, iu ndalua pak javë më parë hyrja në ShBA. Vendimi u mor nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe pas tij, ambasada amerikane në Tiranë, ambasadori Donald Lu personalisht ishin shumë aktiv në theksimin e këtij akti duke e deklaruar Llallën të korruptuar. Z. Lllalla madje kaloi në hetim penal çka na dëshmon se kundrejt tij ka edhe një llogari personal të Lu dhe të një pjese të politikës në Tiranë. 

Ambasadori amerikan i liston të gjithë përveç Tom Doshit

Postuar në 04 Maj, 2018 11:10

Sot ambasadori amerikan Donald Lu ka marrë pjesë në një aktivitet të shoqërisë civile ku ka folur  për çështjen “Tahiri”. Ai ka përmendur  sukseset e dekriminalizimit duke renditur emrat e personave që sipas tij tani janë jashtë jetës publike. Por z. Lu ka “harruar” të përmendë Tom Doshin, deputeti të cilit pak ditëm më parë Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen në ShBA. Më poshtë deklarata e Lu: 

Gjermania ndryshon prioritetin: Siguria kombëtare në plan të parë

Postuar në 04 Maj, 2018 10:26

Siguria kombëtare në plan të parë. Ky është synimi i riorganizimit të ushtrisë gjermane që njoftohet sot nga media vendase. Gazeta “Süddeutsche Zeitung” shkruan për një raport zyrtar sipas të cilit ministrja Ursula von der Leyen synon riorganizmin e ushtrisë, përqendrimin në sigurinë kombëtare pa hequr dorë nga angazhimet jashtë kufirit.

Shtyhet për vitin 2019 dhënia e çmimit Nobel për letërsinë

Postuar në 04 Maj, 2018 10:11

Academia suedeze ka vendosur të shtyjë dhënien e çmimit Nobel për letërsinë për vitin 2018. Njoftimi është bërë nga vetë academia e cila deklaron se ka patur mbështetjen edhe të fondacionit Nobel për këtë vendim që është marrë pas skandalit seksual që ka njollosur akademinë.

Vendimi i tanishëm erdhi në dritën e largimeve nga academia dhe rënies së besimit ndaj saj

thuhet ndër të tjera në njoftimin për shtyp.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS