Shokë socialistë, ngrohuni në Diell!
Sa herë që politika i hap petët lakrorit të hajdutërisë na del përpara e njëjta skemë: deputetë që fusin hundët dhe duart ngado ku luhet paraja. Me pak vëmendje këtij mekanizmi mund t’i japësh edhe një karakteristikë të vetën. Për qeverinë e z. Rama deputetët që dalin thuajse ngado në akuza, janë ata që kanë mbërritur në politikë me katapultimin e vetë kryeministrit. Rilindas të ardhur në PS pas vitit 2005. Qoftë ata që akuzohen sot, qoftë ata që u diskredituan dje.
Propaganda, municioni i fundit i mediave të Thaçit!
Është e panevojshme që në këtë kohë e në këto rrethana të papërshtatshme politike, të ndizet debati rreth bashkëpunimit të opozitës për të kordinuar protestat kundër Thaçit.
Vizion Plus insinuon përjashtimin e deputetit Alket Hyseni nga Grupi Parlamentar i PS-së(video)
"Dorëzimi i Shkodrës”, restaurohet filmi me xhirime nga viti 1913
Gjatë tetorit bëhet restaurimi me materiale filmike të vitit 1913 për dorëzimin e Shkodrës nga Esat Pashë Toptani trupave malazeze. Filmimet e vitit 1913 janë më të hershmet që do të ruhen në Arkivin Shtetëror të Filmit në Tiranë.
TemaTv
Të drejtat e autorit, vajza e Feim Ibrahimit: Tv Klan denigroi babain. Një turp me Maratonën e Këngës Shqiptare
Janë të shumta veprat në dorëshkrim të kompozitorit Feim Ibrahimi, që vajza e tij, pianistja Etrita Ibrahimi kërkon t’i konservojë dhe t’i dixhitalizojë. Një ndër to është edhe koncerti për piano dhe orkestër, i shkruar prej artistit në vitin 1975 dhe i censuruar dhe që sipas së bijës i ka marrë më tepër se një vit kohë. I ekzekutuar dhe censuruar për 20 vjet për shkak të tendencave mistike dhe moderne për kohën, kjo vepër është një ndër të paktat, që vajza e kompozitorit kërkon t’i japë vendin e duhur në krijimtarinë e të atit dhe në skenën muzikore shqiptare.
Shqiptarët po ikin për qejf të vet. Ne japim lekë për çdo fëmijë të lindur!!!
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot dy gjëra për t’u mbajtur shënim: së pari se shqiptarët që ikin, ikin në kuadër të lirisë së lëvizjes. Pra jemi të lirë dhe ikim. Z. Rama nuk pranon të njohë këtu asnjë faktor përkeqësues të qeverisjes. Duke injoruar këtu edhe statistikën e largimit masiv në periudha të caktuara.
E duke e parë ikjen e shqiptarëve si liri, ndonëse ardhjen e të tjerëve z. Rama nuk e ka mbështetur dot me të dhëna konkrete, kryeministri ka zbardhur një tjetër propozim. Sipas qeveris së tij për çdo fëmijë të lindur do të ketë bonus.
Dënimi i parë për komente ndaj grave në Francë
Dënimi i parë për ngacmimin seksual në rrugë është realitet në Francë. Një burrë që "preku" një grua në një autobus afër Parisit, duke bërë komente për trupin e saj u dënua me tre muaj burg dhe gjobë.
Burri, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit kur hipi në autobus, e preku 21-vjeçaren në anën e pasme të trupit dhe i foli me fjalor fyes për gjoksin e saj. Gjykata e quajti një sulm të qartë seksual duke e dënuar me 3 muaj burg dhe 300 euro gjobë.
Z. Basha mos harro mediat!
Lulzim Basha ka propozuar një platformë kundër kontratave koncesionare korruptive; ai ka publikuar madje një listë me emra konkretë për këtë pretendim dhe premtim të tij.
Ndaj nismës së z. Basha mund të ketë shumë kritika, por ajo në të vërtetë ajo nuk vuan prej tyre. Ajo vuan nga defekti kryesor që është serioziteti i propozuesit. I shohim sesi mediat janë hedhur egërsisht në veprim për të gjetur kunatin e Bashës si pajtimtar i biznesve të akuzuara, si njeri i njëmijë e një fijeve dhe si pjesëtar pra I të zezës së biznesit.
Qeveria shpalos rezoluta, ATP pret Strasburgun
Teksa qeveria përcolli me shumë entusiazëm një rezolutë të Komitetit të Minsitrave të Këshillit të Europës për çështjen e kompesimit financiar dhe fizik të pronave me një formulë që u ndryshua disa herë dhe që uli vlerën e dëmshpërblimit, Agjencia e Trajtimit të Pronave duket më e përmbajtur.
Cila është politika e jashtme e SHBA?
Agjencia ruse e lajmeve, Sputnik, citon në një raportim të vetin Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis të jetë shprehur se trupat amerikane do të qëndrojnë në Siri edhe pasi ISSI të jetë mundur.
Synimi ynë do të jetë që të stërvitim elementë lokalë të sigurisë për të parandaluar rikthimin e ISIS