Athina: Proces i dyshimtë në Himarë

Postuar në 05 Gusht, 2024 16:24

Athina zyrtare duket se është vënë formalisht në lëvizje për “integritetin e procesit zgjedhor të Himarës”.  Mediat greke citojnë burime qeveritare sipas të cilave:

Parimet demokratike dhe standardet europiane kërkojnë që autoritetet shqiptare të adresojnë shqetësimet për mohimin e të drejtës së votës për shkak të kartave të skaduara

Mbështetja e Perëndimit për Kosovën është zbehur

Postuar në 05 Gusht, 2024 16:17

Mbështetja e aleatëve për Kosovën është zbehur. Kështu është shprehur presidenti kroat, Zoran Milanoviç, një mik politik i botës shqiptare në Ballkan dhe një njohës i relacioneve rajonale. Krahasuar me Kroacinë, Kosova përfaqëson për fat të keq rastin e kundërt:

Korea e Veriut dislokon 250 lëshues bërthamorë në kufi me Korenë e Jugut

Postuar në 05 Gusht, 2024 14:28

Korea e Veriut ka zhvendosur 250 lëshues raketash, përfshirë ato me kapacitet të lëshimit të raketave me mbushje bërthamore, në kufi me Korenë e Jugut.

Lideri koreanoverior, Kim Jong Un ka mbajtur me këtë rast një fjalim gjatë të cilit vuri në dukje se:

këto janë armë taktike sulme të përditësuara, të cilat i kam projektuar unë

Veprimi është interpretuar nga Seuli si një masë shantazhi ose eventualiteti përdorimi në disa drejtime, por me kufizimet teknike përkatëse.

Shqiptarçe në Himarë/Ed Veremi rikonfirmohet ndaj një opozite "mut çobani"

Postuar në 05 Gusht, 2024 14:07

 

Andi Bushati e interpreton episodin e zgjedhjeve në Himarë si moment përcaktues të tranzicionit, duke i parë ato si manifestim i një represioni të vazhdueshëm dhe strukturor që ka diktuar mandej votën e njerëzve në Himarë. Mesazhi është që vota nuk e bën më ndryshimin, kështu që njerëzit do bëhen të gjithë me Edi Veremin. Po Beleri si fitoi atëherë? Mos vallë ka njerëz që dinë dhe punojnë për të fituar?! Mos vallë këmbimi Këlliçi- Alimehmeti do çojë përherë në humbje?

"Zgjidhja finale" e Izraelit nxit hakmarrjen iraniane "brenda 24 orëve"

Postuar në 05 Gusht, 2024 13:20

Anthony Blinken, sekretar i Departamentit Amerikan, ka njoftuar vendet anëtare të G7 se Irani do të sulmojë Izraelin në 24 orët e ardhshme. Në sulm sipas tij do të përfshihet edhe lëvizja Shiite Hezbollah. Raprezaljet iraniane lidhen me vrasjen e kreut të Hamas, Ismail Hanniyeh në Teheran që thuhet se u likujdua në të njëjtën kohë me inaugurimin e presidentit të ri Iranian, Masoud Pezeshkian.

Ambasadorja japoneze: Konsiderojmë heqjen e vizave me Shqipërinë

Postuar në 04 Gusht, 2024 20:51

Ambasadorja japoneze në Tiranë, Kikuko Kato, sheh mundësi të mëdha bashkëpunimi mes dy vendeve në disa fusha. Në një intervistë për MCN TV, ajo shprehet se që prej hapjes së ambasadës japoneze në Tiranë 7 vjet më parë, bashkëpunimi mes dy vendeve është rritur, duke ngjallur interesin e bizneseve japoneze për vendin tonë.

Kato theksoi se qeveria japoneze po konsideron heqjen e vizave me Shqipërinë, pas kërkesës zyrtare të qeverisë shqiptare.

Rusia paralajmëron dislokimin e armëve bërthamore drejtuar SHBA dhe Perëndimit

Postuar në 04 Gusht, 2024 19:40

Zv.ministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov ka deklaruar se nisur nga veprimet e Perëndimit, momenti që Rusia do të dislokojë armë bërthamore.

E konfirmoj, nëse - komandanti epror i Forcave të Armatosura të Ushtrisë Ruse, Vladimir Putin – nëse ushtria jonë thotë se ne kemi nevojë për municion special mbi transportues të caktuar, atëherë kjo do të bëhet. Por ata do ta marrin këtë vendin bazuar në një gërshetim faktorësh. Nuk përjashtoj që do të vijë momenti kur do të ketë një nevojë të tillë

181 mln$ gjobë për evazion

Postuar në 04 Gusht, 2024 19:23

Autoritetet turke të tatimeve kanë publikuar vendosjen e një gjobe rekord ndoshta mbi një prodhues vendas të duhanit. 181.2 milionë dollar gjobë për evasion ndaj prodhuesit që u auditua në vend duke marrë në konsideratë materialet e përdorura dhe të dhënat për konsumin e gazit, duhanit të hapur, filtrat etj., në raport me kapacitetet e makinerive.

Këtë sorollop nuk e votojnë në Himarë, por në Shqipëri nuk ka zgjedhje

Postuar në 04 Gusht, 2024 13:26

Mjaftoi ora 11:00 e datës 4 gusht 2024 për të konfirmuar se Republika e Shqipërisë nuk bën dot zgjedhje të lira e të ndershme as në mesin e shekullit të 21-të. Sajesa e kartave të skaduara është asgjë më shumë sesa një marifet teknik për t’i mohuar zgjedhësve të drejtën për të votuar. E tha tashmë kreu i KQZ-së se shtyrja e afatit të vlefshmërisë së kartave i takon qeverisë.

KQZ, Himarë: Nuk e dimë pse qeveria nuk shtyu vlefshmërinë e 6 mijë kartave si zgjedhjet e shkuara

Postuar në 04 Gusht, 2024 13:05

Sot në Himarë është verifikuar problem i kartave të identitetit të cilave u ka përfunduar afati. Me këtë rast zgjedhësve që posedojnë këto karta u është mohuar mundësia për të votuar. Kodi Zgjedhor ka si synim që vullneti i zgjedhësve të materializohet dhe ngarkon KQZ-në që të administrojë në këtë funksion procesin.

Lidhur me këtë kryetari I KQZ-së, Celibashi sot tha:

Pages

Subscribe to ResPublica RSS