Mesazh Iranit, SHBA dislokon aeroplanmbajtësen Lincoln në Lindjen e Mesme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dislokuar aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln në Lindjen e Mesme për t’i dhënë një mesazh të qartë Teheranit zyrtar. Sipas mediave të ndryshme, vendimi i SHBA-ve erdhi pas deklarimeve të ndryshme për një sulm të mundshëm mbi forcat amerikane. Lajmin për dislokim e ka dhënë këshilltari për Sigurinë i Presientit John Bolton sipas të cilit vendimi në fjalë është një mesazh për Iranin se çdo akt force ndaj SHBA do të përballet me forcë ushtarake.
Facebook lan duart, po gjyqtarët - censorë të medias online kush i kontrollon?
Gazeta britanike “The Guardian” shkruante sot mbi problemin shumë të madh që ka krijuar vendimi i Facebook për të bllokuar faqet e disa figurave të ekstremit të djathtë që propagandojnë ide racore etj..
Avioni goditet nga rrufeja, 13 te vdekur (Video)
Të paktën 13 persona gjetën vdekjen dhe 6 të tjerë u plagosën në një aksident ajror në Moskë. Incidenti ndodhi gjatë një ulje të detyruar të një avioni të kompanisë Aeroflot që kishte si destinacion qytetin e Murmanskut.
Pak minuta pasi ishte ngritur nga pista e aeroportit Sheremetiev të Moskës pilotët njoftuan probleme teknike. Më pas ekuipazhi i avionit Sukhoi Superxhet 100, konfirmoi se disa minuta pas ngritjes u godit dy herë nga rrufeja, duke bërë që shumë pajisje të dilnin jashtë funksionit.
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, udhëheq kandidati i shumicës Pendarovski
Stevo Pendarovski, kandidati i shumicës qeverisëse në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet presidenciale qëndron në krye të garës përballë rivales konservatore Gordana Siljanovska Davkova.
Sipas rezultateve të deritanishme Pendarovski ka marrë 53.2% të votave kurse Silkanovska 43.2%.
Mediat raportojnë se Pendarovski ka qenë favorit edhe mes pakicës shqiptare që ka qenë përcaktuese në këtë raund ku kanë marrë pjesë 44.5% e zgjedhësve. Ligji maqedonas përcakton se zgjedhjet janë të vlefshme nëse pjesëmarrja shkon mbi 40%.
Video/Rikonstruktimi virtual i shtatë mrekullive të botës antike
Samiti i Rumanisë, BE-ja pritet të miratojë dokumentin e së ardhmes së vet
Liderët e Bashkimit Europian pritet të miratojnë javën që vjen një draft me 10 pika për të ardhmen e bllokut. Lajmi bëhet i ditur nga Politico që shton se vendimi do të merret në samitin e Rumanisë. Në të njëjtin takim do të flitet edhe për një Agjendë Strategjike të skicuar nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.
Sipas relacionit të draftit, liderët do të dakordësohen për 10 angazhime…si mbrojtja e një Europe nga Lindja në Perëndimi, nga Veriu në Jug…
Dita e informacionit politik, Kryeministri - veteranëve: Armiku i brendshëm po saboton integrimin
Kryeministri Edi Rama u ka shpjeguar një përfaqësie të veteranëve mësimin politik që ata e dinë përmendësh. Integrimin tonë në Europë – nënkupto qeverinë në përpjekjet e saj për Shqipërinë e re – e pengon armiku i brendshëm.
ARRSH dhe policia heqin natën tabelat dygjyhëshe në Bashkinë e Finiqit (Foto)
Pak ditë pas vendosjes së tabelave dygjuhëshe në Bashkinë e Finiqit që administrohet nga partia MEEGA e minoritetit grek, Autoriteti Rrugor Shqiptar me mbështetjen e policisë hoqi gjatë natës emërtimet në greqisht dhe shqip të vendosura në rrugët e kësaj njësie.
Maduro thirrje ushtrisë: Qëndroni gati ndaj një sulmi ushtarak të SHBA
Presidenti venezuelian Nicolas Maduro ka vendosur rritjen e gatishmërisë ushtarake pasi sipas tij një sulm ushtarak nga SHBA nuk përjashtohet. Në një fjalim para trupave të shtunën, Maduro e cilësoi SHBA një perandori, ndaj së cilës atdheu duhet mbrojtur me armë.
U kam thënë gjeneralëve dhe admiralëve dje: besnikëri, dua një besnikëri aktive. Ju besoj, por mbani sytë hapur…
citohet Maduro.
Zoti Veliaj, çne u tregove kaq budalla për 5 Majin?!
Të gjithë e mbajmë mend ”tironsin e squt”, Erion Veliaj që shtyu festimet për Ditën e Verës për shkak se në 14 Mars sinoptikanët e bashkisë kishin parashikuar “shi me gjyma”.
Zoti Veliaj madje iu referua sondazheve on line për të justifikuar shtyrjen e festimeve pikërisht 1 ditë pas protestës së opozitës. Vendim i “squt” nga pikpamja publiçitare, nga ato që pelivani Veliaj i përdor për propagandën e tij bajate. Ja se çfarë postonte zoti Veliaj 1 javë para Ditës së Verës:
