A do vijnë humoristët e Shqipërisë në pushtet?

Postuar në 22 Prill, 2019 19:46

 

Satirë politike në kombinim me përhapjen në kohë rele dhe globale. Ja një realitet që po trondit themelet e establishment politik dhe ekonomik në mbarë botën. Komedianët – ata që të bëjnë të qeshësh duke menduar – janë shndërruar në pika referimi jo vetëm për të ankoruar kritikën e asaj që përndryshe nuk thuhet, por edhe për shpresën për ndryshim.

Jezusi i Nazaretit dhe filmat që bënë epokë

Postuar në 22 Prill, 2019 18:30

Jezusi i Nazaretit (Jezusi i Nazaretit) – Filmi emblematik i Franco Zeffirelli me lojën e Robert Powell konsiderohet si prodhimi më realist që i referohet, jetës, pasionit dhe ringjalljes së Jezu Krishtit në historinë e ekranit të vogël

Që nga viti 1977 që u shfaq premierë në televizion, ai u bë filmi referencë i Pashkëve, të cilat nuk kuptohen pa “Jezusin e Nazaretit”.

Zbardhet “Masterplani” amerikan për Greqinë

Postuar në 22 Prill, 2019 14:19

Nuk ka më asnjë dyshim se vëmendja e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit është rritur dhe në këtë pikë busulla është orientuar drejt interesave që ka imponuar marrëveshja Greqi, Qipro, Izrael për gazsjellësin East Med.

Shqiptarët primitivë të EL James. Reagon në mediat britanike ambasadori Qirjako Qirko

Postuar në 22 Prill, 2019 14:10

Mediat në Britaninë e Madhe po sjellin në vëmendje një “polemikë” mes ambasadorit shqiptar në Londër, Qirjako Qirko dhe autores së suksesshme të romaneve erotikë. EL James, emri i vërtetë i së cilës është Erika Leonard.

Ambasadori Qirko është ankuar për novelën e fundit të autores që ka shkruar edhe “Pesëdhjetë hijet e Greit”, ekranizuar në mënyrë po kaq të suksesshme. Gazeta e njohur “The telegraph” i ka marrë një prononcim diplomatit shqiptar që thotë se në librin e saj të fundit, shqiptarët portretizohen në mënyrë të pasaktë.

Me ftesë të Kryeministrit/Unë do të ndërtoj në Qendër të Tiranës dhe në Bulevardin e Ri

Postuar në 22 Prill, 2019 13:00

Dje televizioni News24 transmetonte një kronikë mbi vizitën e disa biznesmenëve sauditë në Shqipëri të cilët siç thuhej aty ishin në vendin tonë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Përtej aspektit publictar të kronikës, po veçojmë prononcimin e një prej biznesmenëve që deklaron se do të investojë në qendër të Tiranës dhe në bulevardin e ri të saj. 

Kisha duhet të veprojë

Postuar në 22 Prill, 2019 12:13

Kryqi mbeti. Bota mbeti e habitur dhe fliste për mrekulli. Kur zjarrfikësit u futën pas zjarrit të tmerrshëm në katedralen e djegur Notre-Dame, mbetën me gojë hapur kur panë se kryqi ende qëndronte, gati me shkëlqimin e mëparshëm.

Katastrofa në Notre-Dame ka tërhequr në një farë forme tërë vëmendjen e opinoinit drejt kishës. Vëmendjen e besimtarëve por edhe atyre që nuk besojnë, sepse Franca u godit në themelet e saj. Notre-Dame ishte një prej simboleve evropiane... Kryeqi i Notre Dame mbeti si simbol i botës dhe traditave të krishtera në Evropë.

Shakaja e hidhur e një komediani që u bë President (Video)

Postuar në 21 Prill, 2019 23:43

Ukraina ka hyrë në ujëra politike të paeksploruara pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, ku një komedian pa përvojë politike dhe pa një program të posaçëm politik, fitoi mjaftueshëm vota për t'u bërë presidenti i ardhshëm.

Sipas exit poll-eve, Volodymyr Zelensky është zgjedhur me afro 73% - të votave, rezultat që nuk e ka arritur më parë asnjë figurë tjetër në historinë e vendit.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, drejt balotazhit

Postuar në 21 Prill, 2019 22:42

Stevo Pendarovski, kandidati properëndimor për president në Maqedoninë e Veriut duket se është favoriti i zgjedhjeve të së djelës.  

Ankaraja nis kërkimet për gaz në Egje përmes Qipros Turke

Postuar në 21 Prill, 2019 17:45

Republika e Qipros Turke ka deklaruar se do të kërkojë gaz dhe naftë në Zonën Ekskluzive Ekonomike rë Qipros. Për këtë, ky entitet që njihet vetëm nga Turqia ka informuar edhe Organizatën ë Kombeve të Bashkuara përmes një letre drejtuar sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.

Sipas kësaj letre, Qiproja Turke ka informuar se kërkimet do të kryhen nga anija turke “Barbaros” dhe ato do të nisin në ditët në vijim.

Përdorimi i gjuhës si manipulim

Postuar në 21 Prill, 2019 16:57

Manipulimi nuk mund të ndodhë kurrë pa gjuhën, ndaj pushteti gjithnjë ka tentuar të kontrollojë diskursin gjuhësor për të përcaktuar komunikimin – pra, për të forcuar mendimin për qëllimet dhe veprimet e veta. As sot, në Shqipëri, nuk bën përjashtim ky model.  Por, në Shqipëri në mënyrë specifike, ky model i imponimit gjuhësor është edhe nën diskursin gjuhësor të ideologjisë…

Pages

Subscribe to ResPublica RSS