Ekskluzive/Del në botim libri Shënime për opozitën

Postuar në 27 Maj, 2019 01:55

Burime nga Drejtoria e Komunikimit në Kryeministri bëjnë me dije për “Të Kripura” se së shpejti del në qarkullim vepra e radhës e z. Edi Rama, “Shënime për opozitën”. Titulli krijon tingëllime të ngjashme me librin “Shënime për Kinën” të Enver Hoxhës, por është lënë i tillë meqenëse aty ka edhe kritika, por edhe vëzhgime për opozitën. 

Policia i heq mbrojtjen ambasadorit të OSBE-së. Borchard ka njoftuar zyrtarisht se nuk ka frikë nga Turpi

Postuar në 27 Maj, 2019 01:45

Kryeministri grek njofton zgjedhje të parakohshme

Postuar në 27 Maj, 2019 01:40

Pas humbjes në zgjedhjet europiane, kryeministri grek, Alexis Tsipras ka njoftuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 

Duke e konsideruar rezultatin e tyre si poshtë pritshmërive, Tsipras ka shtuar se do të kërkojë nga Presidenti i Republikës që të shpërndajë Parlamentin. 

Mungoi vetëm Gjici, "e lanë gjunjët!"

Postuar në 26 Maj, 2019 22:01

Partizani u kurorëzua edhe zyrtarisht kampion i Superligës për sezonin 2018-2019. Trofeu iu dorëzua kapitenit Alban Hoxha gjatë një ceremonie  të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit pas ndeshjes kundër Kukësit.

Macron e Tsipras, dy humbësit e mëdhenj të zgjedhjeve

Postuar në 26 Maj, 2019 21:04

Në pamje të parë zgjedhjet europiane të këtij viti shënuan një pjesëmarrje të madhe, ku nga rezultatet e votimeve do të formësohet udhëheqja politike e Bashkimit për pesë vitet e ardhshme.

Në Gjermani socialdemokratët e SPD pësuan një tjetër disfatë duke marrë vetëm 15.5% të votave, ndërsa (CDU / CSU) e kancelares Merkel mbetet në krye, por me mbështetje të reduktuar në 28%. Fituesit e mëdhenj janë të Gjelbrit që u renditën në vendin e dytë  me 22%. Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë mori  në 10.5%.

Këngë edhe për BE-në. Kur do ndalë ky budallallëk?

Postuar në 26 Maj, 2019 19:22

Grupi i Bënçës i ka ngritur një këngë hapjes së negociatave. Gazeta Tema jep haberin e madh duke na dhënë edhe emrin e këngëtarit kryesor, atij që ia merr: Golik Ali Jaupi. 

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë më 1974

Postuar në 26 Maj, 2019 15:06

Filozofi, politologu, veprimtari, autori i disa shkrimeve me krater filozofik e politik, i njohur edhe për librin e tij ”Filozofia politike e çështje shqiptare”, i shkolluar në Prishtinë, Zagreb e SHBA, ligjërues në Universitet të Prishtinës, Mr. Ukshin Hoti, në vitet e ’70-ta të shekullit të kaluar i kishte bërë vend vetes edhe në, siç quhej asokohe, Sekretariatin Krahinor për Marrëdhënie me Botën e Jashtme. Për më tepër, nga të dhënat e dokumentacionit të këtij sekretariati, rezulton se Mr. Ukshin Hoti, së bashku me Prof. dr.

Kryeministri nuk ka asnjë tagër të flasë për datën e zgjedhjeve

Postuar në 26 Maj, 2019 12:23

Kryeministri i Shqipërisë deklaron nga letra në letër (janë bërë pesë deri më tani) se askush nuk mund të shtyjë zgjedhjet e 30 qershorit. Edhe në letrën e sotme(në të pestin xhevahir) për kreun e PD-së, kryeministri e vë në dukje këtë gjë: 

Ç’drejtim do të marrë Europa?

Postuar në 26 Maj, 2019 09:06

Më 26 maj ne ndodhemi para zgjedhjeve vendimtare për kontinentin," thotë kryetari i fraksionit të kristiandemokratëve në Parlamentin Europian, Manfred Weber, në javën e fundit të takimeve për zgjedhjet europiane që zhvillohen në plenium. Jo vetëm Weber, kandidati kryesor i familjes së partive ku merr pjesë edhe ai, por edhe shumë politikanë të kampeve të tjera i kanë deklaruar zgjedhjet për Parlamentin Europian, si zgjedhje që vendosin fatin e BE.

Foto/Ndryshimi nis nga autokritika

Postuar në 25 Maj, 2019 22:15

Pages

Subscribe to ResPublica RSS