Telegrami, i preferuari i CIA-s
SHBA dhe CIA e kanë përdorur aplikacionin e koduar të mediave sociale Telegram për të nxitur trazira dhe lëvizje proteste kundër qeverive të huaja që i konsideron të padëshirueshme.
FBI: Atentatori i Trump veproi i vetëm
Më shumë se një muaj pas tentativës për të vrarë ish-presidentin Donald Trump, FBI ka një konkluzion për atentatorin. Thomas Crooks, i cili qëlloi në drejtim të kandidatit republikan gjatë një takimi elektoral në Pensilvani, ka vepruar i vetëm.
Lordi Owen: Serbia duhet të jetë pjesë e ndryshimeve të Marrëveshjes së Dejtonit
Ish-negociatori i njohur David Owen, referuar zakonisht si Lordi Owen ka deklaruar në një intervistë për median serbe, “N1” se çdo rishikim i Marrëveshjes së Dejtonit, firmosur më 1995 e që i dha fund luftës së Bosnjes, duhet të marrë parasysh qëndrimin e Serbisë.
Takim me dyer të mbyllura me shkencëtarët serbë. Vuçiç: "Pa mendimin tuaj, nuk e vazhdoj Jadarin"
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ndodhet në një pozitë të vëzhtirë dhe me të vërtetë gati qesharake për çështjen e litiumit në Jadar. Ai ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me komunitetin shkencor serb për këtë çështje gjatë të cilit ka deklaruar se:
Nuk do të marr vendime që nuk konsiderojnë mendimin e shkencëtarëve
E teksa takimi sipas mediave opozitare serbe është mbajtur me dyer të mbyllura, Vuçiç ka bërë thirrje që shkencëtarët të jenë transparentë!!!
Britania kërkon një marrëdhënie të re me Europën
Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer ka mbërritur për një vizitë në Gjermani ku është takuar me homolgun Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier. Në media vizita është përcjellë si një përpjekje e Londrës për të rivendosur partneritetin me Europën, që u dëmtua pas daljes së vendit nga Unioni me referendumin e BREXIT.
Koha e vizitës mund të jetë simbolike pas paraardhësi i tij konservator, Rishi Sunak priti 18 muaj përpara sesa të vizitonte Berlinin
shkruan agjencia gjermane “Deutsche Welle”.
Kalon drejt shantazhit çështja mes "Kurum" dhe qeverisë
Çështja e mbetjeve toksike, duket se ka gjeneruar një marrëdhënie shantazhi mes qeverisë dhe kompanisë turke “Kurum”. Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se kompania mban përgjegjësi, për mbetjet kode përkatëse dhe se mos zbatimi i tyre ngarkon me përgjegjësi operatorët.
Nga ana tjetër, Balluku është ndalur te deklarimi i "Kurum" për mbylljen e aktiviteteve në Elbasan duke lënë pa punë 500 punëtorë, me ç’rast zv.kryeministrja kërcënoi hapur:
Izraeli i kthehet Bregut Perëndimor: Irani po kontrabandon armë të sofistikuara
Pasi shkatërroi Gazën në një shkallë të paprecedentë, deri në kufijtë e një genocidi, Izralei është kthyer drejt Bregut Perëndimor.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka bërë thirrje që civilët palestinezë të evakuohen përkohësisht për shkak të operacioneve antiterror që po ndërmerr TelAvivi, sipas të cilit Irani është duke kontrabanduar armë të sofistikuara përmes lumit Jordan.
Tirana detyrohet të ftojë njeriun që nxori nga pushteti bejlerbeun e Pollogut, Ali Ahmeti
Gazeta “Tema” njofton ardhjen për vvizitë në Tiranë të Izet Mexhitit, zv.kryeministër I Maqedonisë së Veriut. Mexhiti është njerii që nxori nga karriget e pushtetit Ali Ahmetin, bejlerbeun e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Si e bëri këtë? Siç e do politika: me hu dhe marifet.
Siç ka qenë...
Ish-zëdhënësja e Syriza-s, Popi Tsapanidou ka njoftuar se do të zëvendësojë në Parlament Othon Iliopoulos, që ka dhënë dorëheqjen nga mandati. Është episodi i radhës në serinë e ngjarjeve të tensionuara që kanë përfshirë partinë e majtë të drejtuar dikur nga Alexis Tsipras dhe Yannis Varoufakis. Aktualisht partia që drejtohet nga një homoseksual greko amerikan, Kassellakis, po përjeton momente të rënda përçarjeje dhe aty janë kristalizuar tri grupime që përfaqësojnë
Kam përpiluar lista të të padëshirueshmëve për Serbinë. Kanë mbetur shumë plehra jashtë
Zëvendës Kryeministri I Serbisë, Aleksandër Vulin, deklaron se në cilësinë e ministrit të Brendshëm dhe shefit të shërbimit sekret, ai ka përpiluar dhe mbikëqyrur lista të njerëzve të padëshiruar për Serbinë.
E kam bërë këtë në përputhje me ligjin dhe ndërgjegjen time. Do të doja të isha më rigoroz në përpjekjet e mia për shkak se shoh sesa shumë plehra janë lënë padrejtësisht jashtë. Aleksander Vuçiç nuk është pyetur për këtë listë dhe as duhej të pyetej
citohet ai.