Kisha serbe, arkitekte e shkatërrimit të Serbisë
Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (Liberalna demokratska partija-LDP) Çedomir Jovanoviq ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe se po e lë Serbinë në konflikt me të gjithë.
Shtetit shqiptar i vidhet vula historike
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave pranoi sot “zhdukjen” e një vule plumbi mbi 400-vjeçare, e cila i takon vitit 1640 që ndodhej bashkëlidhur me një dokument në pergamenë, për të cilin theksohet se është i paprekur. Siç raporton Panorama bëhet fjalë për fermanin e Manastirit të Kamenës. Ky institucion reagoi vetëm pas denoncimit në media.
Premtimi: Do të heqim taksën e qarkullimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka preferuar Londrën dhe takimin me shqiptarë që jetojnë në kryeqytetin britanik që të zbulojë një premtim serioz për politikat fiskale dhe tarifimet.
Sipas Bashës, nëse PD-ja do të vijë në pushtet do të heqë tarfiën e rrugës Durrës-Kukës, por edhe taksën e qarkullimit.
PD e padit për falsifikim, Gjonçaj mbron partine e Patozit
PD paraqiti dokumenta që sipas saj provojnë se Bindja Demokratike e Aastrit Patozit është regjistruar në zgjedhje në kundërshtim me ligjin. Sipas sekretarit për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso kuvendi ka lëshuar vërtetim fallco për deputetin Andi Përmeti, i cili nuk ka 6 muaj që ka marrë mandatin siç thuhet në shkresën e Kuvendit por 1 muaj.
Shpresë e kotë për gjendje Pati
Dikush duhet t’i gjejë mënyrën kryeministrit të Shqipërisë e ta këshillojë. Të afërmit, analistët që i vijnë vërdallë, deputetët, ish-kryeministrat, apo edhe ambasadorët që jetojnë në Tiranë. Ta kujtojnë zotërinë se është kryeministër dhe se kur je i tillë ca gjëra duhet t’i bësh në vetë të parë. Duhet t’i marrësh përsipër. Një kryeministër, sidomos si ky z. Rama që e ka marrë votën me pashë nga shqiptarët që të bëjë shtet, duhet të mos i tutet askujt që kërcënon stabilitetin dhe ligjin.
Një video që shënon fundin e karrierës për zv/kancelarin austriak
Tërmet politik ka shkaktuar në Austri, një filmim i fshehtë ku partneri i të djathtës radikale në koalicionin qeverisës zv/kancelari Hainc-Kristian Shtrahe i kërkon ndihmë financiare mbesës së një oligarku rus.
Videoja daton pak para zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit 2017, ku Partia e Lirisë u rendit e treta në zgjedhje, çka i mundësoi Shtrahes postin e zv/kancelarit.
Lufta ime! (Video)
Kryeministri Rama mbajti një fjalim uniteti para kandidatëve të Partisë Socialiste për kryetar bashkish. Pamvarësisht se në disa bashki mazhoranca nuk do ketë përballë rivalë, ai tha se e rëndësishme është fushata (propaganda) që njerëzit të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.
Drejtuesi kryesor i opozitës greke: Shqipëria të anullojë "zonat minoritare"
Përfaqësues të minoritetit etnik grek, mes të cilëve kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe një ndër drejtuesit e Omonias, Fredi Beleri, kanë zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokracia e Re në Greqi, Kyriakos Mitsotakis në Athinë.
Johnson&Johnson, Siemens, Philips dhe GE, nën hetim për skemë kartel dhe rryshfet
Agjencia e lajmeve Reuters bën me dije se disa prej kompanive më të mëdha në botë në fushën e pajisjeve mjekësore po hetohen nga Byroja Federale Amerikane për dhënie rryshfeti ndaj qeveritarëve në Brazil në këmbim të kontratave publike.
Ish-presidenti akuzon ish-presidentin: Bamir Topi gjobiste prokurorët dhe gjyqtarët
Dy ish – presidentë të Republikës janë përfshrië së fundmi në një lloj polemike publike që provon nivelin e politikës shqiptare. Në librin e vet të fundit, ish-presidenti Bamir Topi, shkruan se Bujar Nishani punonte në një karburant. Zoti Topi rrëfen kujtimet e veta nga politika, të cilat po publikohen gjerësisht së fundmi në media.
Në replikën e vet, ish-presidenti Nishani ndër të tjera thotë: